Lobi Serb kundër pavarësisë së Kosovës - Bota Sot
Lobi Serb kundër pavarësisë së Kosovës

Opinione

Lobi Serb kundër pavarësisë së Kosovës

Petrit Aliaj Nga Petrit Aliaj Më 23 gusht 2019 Në ora: 00:46
Flamuri i Kosovës

I motivuar nga lëvizjet lobiste Serbe kundër pavarësisë së Kosovës të cilët nën drejtimin e Lidhjes Serbe në Itali,i kanë paraqitur një peticion parlamentit Italian për të anulluar njohjen e pavarësisë së saj.Me këtë rast po përpiqem të sjell disa të dhëna nga kanale të ndryshme informimi si edhe të njoh një pjesë të opinionit publik me teorinë famëkeqe të Vasa Çubriloviç.(1) Me atë teori të cilën populli serb duhet ta dënojë si diskriminuese për ta,e cila ka frenuar integrimin e tyre në bashkëjetesën me popujt e tjerë të Ballkanit…

Në vazhdimësi politika Serbe paguan“qen të rinj rojtarë”(2)gazetarë,botues,ekspertë të mediave të ndryshme,analistë edhe sahan lëpirësh shqipfolës,të cilët shpërnguljen e shqiptarëve e motivojnë me bombardimet e NATO-s në Serbi ndërsa më herët si etni e ardhur nga Turqia. Snezana Petroviç deputete serbe dhe prof.talian Stefano Pilotto,historian në Trieste,janë promotor të hapjes së debatit në parlamentin Italian të tërheqjes së vendimit për njohjen e Rep.së Kosovës duke ja paraqitur atë dhomës së deputetëve me 14 Mars 2019. Saktë ;Komisionit të mardhënieve me jashtë për emigracionin. Ndërsa Jovan Palaçiç i intervistuar nga “nsidiover” për pavarësinë e Kosovës,aludon se ;”Kosova ka qënë gjithmonë zemra e Serbisë ,por nën okupimin Turk,autoritetet osmane favorizuan emigrimin e popullatave shqiptaro-islamike dhe dëbimin e asaj Serbe. Që atëhere ka ndodhur proçesi i rrënimit i cili na ka bërë ne serbëve pakicë.Ne nuk mund ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës,mbasi do të thotë të pranojmë islamizmin si një rrezik i së ardhëmes së legjimitetit tonë” . J.Palaçiç si sekretari P.P.Serbe në maj të vitit shoqëruar nga kandidadi legist në komunën e Varezes Max Ferrai.(maj 2016)kryen takime me drejtuesit e partisë Legiste në mbështeje të takimeve Putin & Salvini.E çfarë mund të themi për by..mu..rit tanë në tali që militojnë në partinë e Legiste e kanë paturpësinë edhe të kandidohen…(o tempora,o mores)

Nga sa më sipër,demaskimi i veprimtarive të politikës antishqiptare,të pushtetit,klerit ortodoks dhe Akademisë së Shkencave në Serbi,e të gjithë atyre që lobojnë për serbinë,duhet të jetë në qëndër të vemendjes së të gjitha kanaleve informatike e medias shqiptare kudo.Shkrimet,analizat dhe publikimet me të dhëna historike,nuk duhet të reshtin së ndriçuari autoktoninë tonë kundrejt spastrimeve dhe metodave fashiste në Serbi,të cilat datojnë herët që me projektin e i.Grashanin(naçertania) për të hequr qafe shqiptarët nga Kosova ose deportimin e tyre në Turqi. Vasa Çubriloviç shprehej se;”Kur fuqia e shtetit ndërhyn në luftën për tokën, ajo mund të ketë sukses vetëm duke vepruar brutalisht”.

Plani i debimit të shqiptareve (Iscljavanje Arnauta) i paraqitur me 7 mars 1937 në rrethin kulturor serb te Beogradit e të përpunuar nga boshnjaku Vasa Çubriloviç,është një vepër teoriko-praktike për të zhdukur një kulturë dhe një popull.Eliminimin e planifiikuar të shqiptarëve në Kosovë.

Ne plan, paraqiten realisht mënyrat me cinike dhe teknikat e zbatimit të spastrimit etnik, dhe përvehtësimit të territoreve që do të pushtohen.

Kjo teori e lindur për t’u përdorur nga serbët kundër shqiptarëve u përdor edhe në vitin 1940 kundër popullatës italiane në Istria,dhe më vonë u aplikua në vitet nëntëdhjetë në Kosovë,nga Sllobodan Millosheviçi si një konstante gjithnjë e pranishme në marrëdhëniet konfliktuale midis linjave të ndryshme në mozaikun Jugosllav,mjeshtër të disinformacionit e shpifjeve ndaj krimeve të kryera kundrejt shqiptarëve.

Historikisht rrënjët ideologjike të spastrimit etnik u zhvilluan në zonën e Ballkanit nga Turqia, e cila praktikoi ligjin islam të Sheriatit, sipas të cilit fitorja ushtarake dhe pushtimi territorial i jep të drejtën e disponimit të jetës dhe pasurisë së të humburve. turqit,të krishterët e Ballkanit kanë mësuar se jo vetëm pushteti dhe sovraniteti, por edhe një shtëpi ose çdo pronë fitohet nga shpata (3)

Ministri i ardhshëm i Titos,renditi në manualin e tij të pastrimit shkencor,metodat dhe kushtet e duhura për të ndërmarrë një eksod masiv që kërkon këmbëngulje dhe vëmendje. Për të arritur një eksod masiv,e domosdoshme ishte krijimi i një psikologjie të përshtatshme,i aplikuar në mënyra të shumta ku shteti duhet të krijojë ligje me të cilat duhet ti a bëjë të padurueshëm bashkëjetesën etnive të ndryshme. Instrumentet e rekomanduara nga Çubriloviç u zbatuan me besnikëri në Ballkan, në Venezia Giulia në Dalmaci,Kosovë.Maqedoni,Mali i Zi e Bosnjë. Për të përshpejtuar procesin e eksodit ishin gjobat, burgosja,refuzimi për të njohur titujt e pasurive të vjetra me operacione kadastrale, mbledhjen e pafalshme të taksave dhe shlyerjen e detyruar të çdo borxhi publik ose privat, revokimin e çdo kullote shtetërore, heqjen e koncesioneve,tërheqjen e licencave për kafenetë, dyqane e aktivitete artizanale si dhe largimin e zyrtarëve, punonjësve privatë dhe bashkiak me shkatërrimin e pronave ose konfiskimin e tyre.

Si objektiv ishte edhe goditja e “fondamentalizmit” fetar islamik të shqiptarëve,por edhe atyre në Bosnjë(mbi 8 mijë të masakruar) ku muslimanët përbënin 75 % të popullsisë,të cilët si vëzhgues të sures së Kuranit ishin veçanërisht xhelozë për intimitetin e tyre dhe të ndjeshëm ndaj gjithçkaje që lidhej me moralin tradicional.

Prishja e rrethojave të shtëpive dhe kopshteve të tyre, i ekspozoi gratë muslimane kundrejt intimitetit të familjes, të predikuar nga Kurani duke cënuar rëndë edhe zakonet e vajzave, motrave, grave dhe nënave. Ishte një praktikë e cila u demaskua nga I.Rugova në vitin 1977 i cili ndër të tjera shkruante se “sikur të lexoheshin në xhami memorandumet për shfarosjen e shqiptarëve nga trevat e tyre,ne me siguri do të kishim një vetëdije më të lartë qytetare ndaj vetvehtes”.

Ishte një praktikë persekutimesh dhe dhune edhe ndaj klerit katolik e shoqëruar me shkatërrimin e kishave dhe të varrezave etnike të shumëllojëshme,për ti prekur ndjeshëm në çështjet e fesë,qoftë me persekutimin e priftërijve dhe hoxhallarëve si dëshmi e qartë e pranisë së komponentëve kombëtarë.

Në planin e tij ai i kishte identifikuar malazezët si kolonët më të përshtatshëm e të qëllimshëm në planin e arrogancës me sjelljen e tyre,duke rekrutuar njerzit më të besuar për ti nxitur kundër shqiptarët me mjetet më efektive.

Organizimi i eksodit dhe dëbimeve nuk mund të quhej gabim për trasferimin e shtresave të varfëra,kundrejt atyre të mesme e të pasura të cilat konsideroheshin si kollona vertebrale e sistemit me krijimin e një "psikozë evakuimi"duke filluar nga fshati,me dëbimin e familjeve të tëra për shkak se kjo shtresë ishte e pa aftë për të bërë rezistencë.

Jo vetëm në Istria, Rijeka dhe Dalmaci me popullsinë Italiane por edhe në Kosovë,e kudo ku kishte shqiptar ,projekti u aplikua në mënyrë të përpiktë kundër intelektualëve, tregtarëve, sipërmarrësve fetarë, magjistrave, peshkatarëve, artizanëve, studentave e punëtorëve pa asnjë lloj dallimi. Duke i u kthyer edhe një herë peticionit të Lidhjes Serbe në Itali, shtoj se ata(Lidhja e komunitetit Serb në Itali e kudo ku ndodhen,duhet të njohin historinë e vëndit të tyre. .Atë histori që flet se nga ke ardhur e çfarë ke bërë si popull për paqen në Ballkan.

Organizata operative e konceptuar nga Çubriloviçi ishte një strukturë e vërtetë ushtarake e ngritur kundër "armikut etnik" të pambrojtur.

Plani Çubriloviç parashikoi:

a) Ngritjen e një strukturë që do drejtonte të gjitha "këto çështje", të besuara në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë;

b) Një Këshill Shteti me detyra operative që i raportojnë drejtpërdrejt Shefit të Shtabit; c) Përfshirja e Policisë, e Institucioneve Shkencore për mbështetje doktrinore, e Shoqatave Kulturore,sindikatave të punës,shtypit dhe e propagandës;

d) Përdorimi i iniciativës private: Zgjedhje e individëve që ndjehen të lidhur dhe me pasion për këtë punë të madhe; e) Emërimin e një Komisioneri politik për secilin rreth të territorit që është bërë objekt i reklamimit dhe kolonizimit midis viteve1945 dhe 1970 ku puna e ligjvënësit jugosllav ishte veçanërisht e rëndë.

Në këtë plan shteti duhet të kishte të drejtën e pakufizuar për shpronësimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme,për të dëbuar menjëherë ata,dhe pas largimit të tyre të vendoste kolonët e vet në vendin e tyre me kolonizimin gradual.

Analogjia e këtyre "strategjive" ishte një eksod biblik në të cilin kultura,historia e gjuha e folur është një element i gjallë që dëshmon për origjinën e këtij rajoni, nga i cili glottologët studiojnë reliket e shumta gjuhësore në dialektet kohore dhe evolucionin e tyre mijëvjeçar të pandërprerë.

Çubriloviç duke demonstruar natyrën shkencore të veprimit të tij, bëri edhe një lloj studimi fizibiliteti të strategjisë, duke analizuar kostot e operacionit, rolin e institucioneve të ndryshme,si dhe hipotezat e reagimit ndërkombëtar të cilat i citonte si aksione mjaft të rëndësishme,aq sa ne nuk duhet të kursejmë para e as jetë.Çubriloviç parashikoi që asnjë fuqi e huaj të mos kalonte në shprehje indinjate për fatin e shqiptarëve dhe kështu ishte: duke filluar që nga vitet 1844,1877,1888,’1912 ’1920,’1937,1940 -’90.

Edhe lufta në Kosovë ishte një analogji mbresë lënëse të zbatimit të metodave dhe mjeteve për spastrim etnik, i cili edhe një herë,mori rezultate "të shkëlqyera"në të cilat numëri i të dëbuarve përkon,rreth 300 mijë persona.

Në anën tjetër, Millosheviçi,për ta zbatuar planin e tij në praktikë,ja besoi atë vetë Vasa Çubriloviçit të cilin e kishte këshilltar të besueshëm me rolin e tij të madh në këtë plan.

Që nga fillimi i luftës në ish-Jugosllavi (1991), masakrat dhe dëbimet e kryera në kuadrin e "spastrimit etnik" të refugjatëve dhe personave të zhvendosur pas tetë viteve luftë në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe më pas në Kosovë i kalon mbi katër milion e gjysmë.

Millosheviçi,veprimtarinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e mori si pretekst, duke filluar një fushatë të vetë-vetëquajtur anti-terrorizëm me nisjen e një pastrimi të vërtetë etnik. Popullsia në Kosovë vlerësohej me rreth 2 milion banorë, nga të cilët 1.600,000 shqiptarë,200 mijë serbë dhe 200,000 të grupeve të tjera etnike (kroat, boshnjak, romë e turq).Numri i refugjatëve shqiptarë nga Kosova u bë shumë i lartë, duke tejkaluar mbi 700 mijë njerëz, të cilët u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për t'i shpëtuar dhunës, përdhunimeve dhe masakrave.

Aktakuza e paraqitur në maj 1999 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë kundër Millosheviçit dhe eksponentëve të tjerë për dhunën e kryer ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë,demostroi një komponent të fortë nacionalist i ekzistuar gjithmonë në kulturën sllave,e cila dëshironte të homogjenizonte me forcë një territor përmes dëbimit ose masakrës së elementeve të konsideruara e të padëshirueshme përmes formulës së "spastrimit etnik".

Në memorandumin e famshëm të Akademisë së Shkencave të Beogradit,në vitin 1986, shkrimtari i njohur nacionalist serb Dorica Cososiq,deklaroi se;”spastrimi etnik është funksional për krijimin e një Serbie të madhe,me suksesin e një operacioni ushtarak në eleminimin e popullsive të huaja nga territori duke rikonstruktuar zbatimin e përpiktë të Çubrilloviçit.

Në pastrimet e ndryshme etnike të kryera nga sllavët,Ettore Mo(korrespondent lufte) ,deklaroi:”bota do të duhet të punojë për t'i bërë serbët të kuptojnë se zbatimi i këtyre planeve nuk është patriotizëm, por krimi më i madh që ekziston.(5)
Krimet e kryera, dinamika dhe planifikimi i tyre, deri në detajet më të vogla, nuk ishin qartë një dukuri e thjeshtë reaktive, një përgjigje ndaj gabimeve të pësuara,por aplikim skrupuloz i një spastrim etnik".

Edhe eleminimi fizik i etnisë italiane nuk ishte qëllimi i politikës së Titos, por mjetet. Instrumenti më i pamëshirshëm, më mizori, por edhe më i efektshmi për të shtypur çdo formë të së ardhmes dhe të mundshme të mos marrëveshjeve kundër hegjemonisë sllave në ato treva.

Nga e gjithë kjo është e qartë se urrejtja ndër etnike ishte ushqyer dhe organizuar qëllimisht.

Objektivi ushtarak në konfliktet etnike nuk ishte për të arritur një fitore mbi forcat kundërshtare, por ai i përvetësimit të kontrollit etnik të territorit.Prandaj,përparësitë etnike-politike shpesh janë kushtëzuar me përparësi strategjike-operacionale.

Skema e përdorur nga partizanët e Titos për të hequr qafe kundërshtarët është në të vërtetë e ngjashme me atë të miratuar në të gjitha ato shtete ku komunizmi fitoi pushtetin.Dhe për këtë arsye,miliona e miliona viktima të këtij shekulli nga pastrimet etnike,nuk mund të flasin ndaj atyre që i sponsorizuan këto krime.Teknikat e propogandës të përdorura gjerësisht,treguan qartë se turma kishte nevojë për mesazhe të thjeshta dhe të përsëritura,qofshin ato edhe disinformacione e fshehje të fakteve.Shumë nga këto fakte disinformacionesh të krimeve monstruoze ndaj shqiptarve në Kosovë i kanë bërë të ditur edhe mjaft gazetarë,politikan,historianë e kryetarë shtetesh,sikurse ka pasur dhe ka të tjerë që i gjinden në krah politikës konstante serbe.Fakt është edhe pa aftësia e Brukselit në zgjidhjen e konflikteve të Kroacisë e Sllovenisë me Serbinë e cila donte ti shkonte deri në fund mbajtjes me forcë të Federatës Jugosllave në hegjemonin e saj kundrejt republikave të tjera. Pa aftësi e cila manifestohet sot në mos njohjen e Kosovës nga disa vende anëtarë të B.E-së.Shumë organe shtypi në Europë,UÇK-në e kanë barazuar me një forcë ushtarake terroristësh(Gazeta”Secolo d’Italia” Mars 1999) edhe pse ishte pjellë e asaj popullsie që po masakrohej nga regjimi serb. Europa(BE) me ngërçin e saj të mos marrëveshjeve nuk ishte në gjëndje të zbatonte Strategjinë e përbashkët për Ballkanin perëndimor ndaj Serbisë me bllokimin e investimeve,ngrirjen e kapitaleve serbe në Europë.bllokimin e linjave ajrore dhe embargon e karburanteve e për pasojë faktori plus i ndërhyrjes direkte të forcave të Natos më 24 mars 1999 e shpëtoi popullsinë shqiptare nga masakrat.

Në korin e korbave serbe është edhe zëri i aktorit amerikanTom Hanks, të cilin media serbe e ngre në piedistal për deklaratën e tij se;”Kosova ka qënë gjithmonë serbe...” .Në vazhdën e presioneve kundrejt Kosovës,nuk mund të rri pa përmendur edhe vrasjen e politikanit serb Olivier Ivanoviç,një shqip folës dhe mbështetës i dialogut midis serbëve dhe shqiptarëve.Florence Hartmann,(7)motivin e zhdukjes së politikanëve serbë që përpiqen të bëjnë kompromis me shqiptarët e trajton si një veprim të mafies serbe.

Shumë fakte dhe qëndrime antishqiptare brënda komunitetit europianë si edhe të fqinjë tanë veri-jug për destabilizim të shoqërisë shqiptare na shtyn të merremi më konkretisht me heqjen e të gjitha pengesave që frenojnë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.Janë ndërmarrë shumë hapa për marrëveshje të përbashkëta të cilat janë shumë të ngadalta e të kufizuara në përmirësimin dhe avancimin e faktorit shqiptar si një i tërë.Në të gjitha rastet media ka mundësinë të informojë njerzit në shqipëri e kosovë për zhvillimet më të rëndësishme politiko,ekonomike ,kulturore e pa vrarë mëndjen se mund të na akuzojnë për nacionalista ,Media e jonë duhet ti fryjnë erës që të valëvitet flamuri shqiptar në të gjitha teritoret tona,duke hequr një herë e përgjithmonë leckën e Rambujesë. Bashkimi Shqipërisë me Kosovën është e ardhmja e kombit tonë .Gojët e çjerra,prapaskenat dhe antishqiptarizma do të ndodhen në udhëkryqin e kohës. Asnjë nuk duhet të mendojë se hyrja e jonë në BE do të zgjidhi çështjen shqiptare së cilës i ka mbetur ora më 28 nëntor 1912.Askush nuk na fal asgjë. Jemi ne shqiptarët që duhet ta kurdisim orën e kombit për të siguruar të ardhëmen në paqe e prosperitet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...