Si mund të evitohen mospajtimet ndërshiptare?! - Bota Sot
Si mund të evitohen mospajtimet ndërshiptare?!

Opinione

Si mund të evitohen mospajtimet ndërshiptare?!

Nga: Sami Arifi Më: 23 gusht 2019 Në ora: 11:55
Sami Arifi

Për t’i mundur armiqtë tonë shekullor shqiptarët duhet t’i largojmë elementet e këqija e karrieristë. Në radhë të parë këtë duhet ta bëjnë udhëheqësit më të lartë shtetëror e politik të cilët jo rrallë i shikojnë më shumë interesat e tyre personale se sa interesin e përgjithshëm kombëtar e shtetndërtues të Kosovës. 

Kur shkatërrohet e përgjithshmja s’mund të mbrohet në asnjë mënyrë e veçanta. Këtë dobësi të mbjellur nga të huajt, e fatkeqësisht të trashëguar brez pas brezi nga shqiptarët, jo pak, i kanë    shënuar edhe kronikanët e huaj: “Armiku numër një i shqiptarëve është vetvetja  sepse  ata   zihen keq në mes tyre dhe për problemet vetjake, i lënë më njëanë problemet e përbashkëta”- shprehet në një rast, Edith Durham.

Më tej, Durham thekson se “ »Kundërshtimi që kanë të jashtmit për Shqipërinë e lirë në të shumtën e rasteve janë ndasitë dhe zënkat e shqiptarëve me njëri tjetrin. Sado që e dëshirojnë lirinë e Shqipërisë, nuk e shohin dot si mund të realizohet, meqë jo rrallë i nxerrin në plan të parë interesat e ngushta personale e grupore ».  

Shqiptarët gjithsesi mund t’i realizojnë të gjitha objektivat, po të jenë të gatshëm të punojnë më shumë për shtetin se sa për interesa personale karieriste.  Për këtë qëllim, Mit’hat Frashri, lidhur me këtë dukuri thoshte: “Fitorja e kombit shqiptar është e sigurt atëherë kur mbarojmë betejën në mes veti”.

Në bazë të këtyre thënieve të dashamirëve dhe miqve historik të kombit shqiptar si dhe të rilindëseve, gjithsesi duhet të lihen anash interesat personale e partiake për hirë të interesit të përgjithshëm shtetëror dhe brezave të ardhshëm. Vetëm të bashkuar në një strategji të përbashkët zhvillimore, shqiptarët mund ti realizojnë të gjitha aspiratat mbarëkombëtare karshi zhvillimit të gjithëmbarshëm të popujve të zhvilluar dhe të civilizuar evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...