Albin Kurti i hapi rrugë LDK-së për interes të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar

Opinione

Albin Kurti i hapi rrugë LDK-së për interes të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 25 gusht 2019 Në ora: 10:30
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Falë zotit që kemi personalitete të ngritura në aspektin intelektual e kombëtar të cilëve ju beson populli i Kosovës besojë edhe kombi në përgjithësi

LDK-ja, besojë si parti shtetëformuese, demokratike dhe kombëtare, nuk do të zhgënjejë. Nuk ka pse. Pra, të pranojë koalicionin parazgjedhorë të fitores.

Për të parën here në historinë e Kosovës po dalin në sipërfaqe kuadro të reja që janë në gjendje ta marrin përgjegjësinë për të udhëheq më popullin në momentin kyq historik në të cilin gjendet Kosova.

Vjosa Osmani apo Albin Kurti ose Albin Kurti apo Vjosa Osmani, cilindo ta zgjidheni, nuk gaboni. Është përcaktim të cilin në rëndë të parë, populli do ta përkrahë. Atë do ta shihni gjatë fushatës zgjedhore, sepse këta të dy vërtetë janë përfaqësues të popullit dhe e ndajnë të njëjtin fat. Nuk janë të pasur më sa e dijë unë që nuk ia dinë fundin pasurisë së krijuar përmes vjedhjeve në mënyra të ndryshme, përmes haraqitë si në kohën skllavërisë, përmes tenderëve të cilët asnjë kompani nuk ka mundë të merrë ndonjë punë pa i pague përqindjen atyre që vendosin.

Që të jetë turpi i paskurpullt, ata, kur e panë që rrëshqitën aq keq që nuk ka gjë që i shpëton, filluan të gërvallën së janë ata të cilët do ta luftojnë korrupcionin e pasurimin të jashtëligjëshëm duke harrue së ky veprimë duhet të fillohet mu nga ata, sepse, ata ishin në krye të këtyre dukurive që, pasi këta e kanë likurën e trashë, “nuk e hetuan”?!

Kryetari i shtetit, kryetari PD-së më klanin Pronto hajnisë synonim i  shumti aferave korruptive e kriminale, tani po dojkan më na u “ përballë” më luftimin e këtyre dukurive si përsonazhët ma të përfolura për të cilët heshti prokuroria dhe gjyqësia e kapur nga vetë këta deri të përzërja(ikja për të kërcënimeve) nga shteti. Untouchable( të paprekshmërit).

Kjo i bjenë, sikur hajni kur vraponte nëpër qarshi duke bërtitë : o kapne hajnin sepse demek ai po e ndiçka. E, ai ishte vëtë hanjë. Pafytyrësi që nuk mundë të kapërdihet.

Pra, më formimin e koalicionit gjithsesi parazgjedhor LDK- Vetëvëndosje, që do të thotë ta marrin pushtetin, gjasat janë shumë realë së kjo bandë e emërtuar dhe e fshehur  pas luftës çlirimtare e heroike të UÇK-së gjoja si “komandant e qlirimtar” të cilët  do të përballën më drejtësinë ku populli do ta kenë mundësinë më u njoftue për të bëmat e tyre ndaj popullit të vetë që nuk do të jau falë kurrë.

Martirët dhe heronjët, do të jenë të përjetshëm në kujtesat e çdo shqiptari të Kosovës dhe të kombit, anipse ata nuk janë mesin tonë, mbi varrët e tyre lindin lulët  e shpresës për çka kemi obligim ti përkujtojmë, sepse ata jau hapën përspektivën e ardhmërisë  gjeneratave të rëja përderisa këta “ komadant” deshën të jau shuajnë dhe ti lënë në mjerim të përjetshëm. Këta, nuk kanë mëshirë sepse ata që e vjedhin shtëpinë e vetë, ata, zoti i gjykonë ndërsa populli i mallkonë. Por, ata, nuk lodhen.

E kanë agjendën e tyre dhe ajo është primarja, të tjerat, pra populli, janë në rëndë të dytë. Populli, tani e ka të qartë dhe nuk ka ma nevojë për hamendje kur të afrohët te kutia e votimit. Tani është momenti ti qojmë në mbeturinat e historisë të turpëruar, të urryer dhe të mallkuar. Të gjithë në ndihmë të ndryshimeve historike.

Vetëm njerëzit që dalin nga populli dhe për popullin, njerëzit që i  përjetojnë përditshmëritë dhe skamjet e papërballueshme, mundën të sjellin shpresë dhe ardhmëri të ndritshme të shumëpritur. Ata I kuptojnë këto dhimbje sepse, efha ata ndajnë fatin e përditshëm të tyre. Nuk janë në pushimoret e shtrenjta e luksize, por janë në ato normale më standarde të kategorive të thjeshta e normale.

Të nderuar anëtarësi dhe udhëheqje të dy partive : LDK – Vetëvendosej, ju lutemi arritën marrëveshjen historike për Kosovën, për popullin e sajë dhe rininë të cilën, më një udheheqje të sinqertë të ndershme dhe të vendosur, do ta ndalin fluksin e largimit nga atdheu i tyre që mos ti merre rrugët e mërgimit por të qëndrojnë dhe, talentin, afinitetin dhe dijen që e posedojnë, lë të ja falin atdheut para të tjetërve.

Shkoni së bashku më programet që nuk dyshojë së nuk do të jenë shumë mirë të pregatitura sepse potencialin kadrovik që e keni, jau mundëson një gjë të tillë që askush mos të jau tejkalojë.

Jo programe sa për tu dukë të mira për sy, por të zbatueshme praktike e jo vetëm premtime por të realizueshme anipse jo më lehtësi.

Së pari, keni probleme të grumbulluara, të fshehura të devijuara për çka ju duhet kohë e mundë, ndërsa, në anën tjetër, do të hasni në tëntimpëngesa tani nga opozita e ardhshme e i cila i ka krijue këto probleme dhe do të tëntojë që juve të jau  hedhe fajin pë skandalët e krijuara gjatë sundimit të tyre. E dyta së nuk jeni përfëshi në “vizionin” e tyre gjatë ushtrimit të pushtetit fragjil e dyshues që për qëllim ka qenë, ngadalsimi i zhvillimit ekonomik para përfitimëve përsonale, familiare e klanore, pastaj tëntim shitja e Kosovës pjesë pjesë të armiku i  ynë shekullor, për çka jamë i bindur së do të kërkohët përgjegjësi institucionale të cilën nuk e iniciojë klasa sunduese e deritanishme.

Pse? Sepsa, ishte  ajo vetë që i thuri dhe i ngatërrojë për ti shpetue drejtësisë vendore e  ndërkombëtare, këtë të fundit e sollën vetë duke mënduar që do të amnestohën. Do të amnestohëshin po mos të vinin në pushtet njerëz të përkushtuar për ligj e drejtësi pa dallim, për atdhe dhe jo bashkpunues dhe mërcenar të armikut dosjët e të cilëve jau mbante të hunda dhe  jau përkujtonte  para çdo takimi në të cilin duhet të përballën duke jau tërhjekë vërejtjen së : keni kujdese së çka do të deklaroni, përndryshe, do ta pësoni. Rasti më të parin e shtetit më ndër më thënë kur i drejtohej Vuqiqi duke ja tërhjekur vrejtjën sikur të ishtë punëtor krahu i tij.

A udhehiqët shteti më kësi njerz të pamoralshëm, të padinjëtetshëm, të paguximshëm dhe të shitur?!

Populli e mbanë shpresën tek ju që vini në pushtet, dhe jau keni borxh që ti qitni para drejtësisë për krim, korrupcion dhe tradheti ndaj atëdheur të cilin e poshtruan, e nënqmuen dhe e sabotuan.

Një shtët tjetër, hyni brenda një shteti sovranë “pa e pyetur askënd”, ndoshta më pëlqimin e të parit të shtetit më ndër më thënë kur, nuk dihet së për qfar inteteresi, zbatojë urdhërat e një diktatori për ti përzënë shtetasit tyrk më qëndrim legal në Republikën e Kosovës pa të drejtë ekstradimi në vendin apo shtetin në të cilin u rrezikohej jeta e tyre. Rast suigjenerisë në marrëdheniet dhe sjelljët ndërkombëtare.

Dikush e ceku ne një portal para sa ditësh së : a thua, a u sjellë një çantë më para apo më një azil të siguruar në rast të zbatimit të ligjit për përgjegjësi shtetërore të Kryetarit të shtetit i cili, po të funksiononte shteti dhe drejtësia, ai, do të duhej të shkarkohej që moti nën akuzat më të rënda: për tradhti ndaj atdheut dhe lejim të shkeljes së sovranitetit i cili në rastin më të mirë duhet të ikë nese i mundësohët dhe të kërkojë azil të “vëllau i tij Erdogani diktator e sulltan në krye të shtetit tyrk.

Edhe njëra e edhe tjetra nuk janë pa gjasë. Edhe njëra edhe tjetra në bazë të sjelljeve dhe veprimëve të tij në krye të shtetit, nuk janë befasuese.

Për ketë arsye, populli duhet ti votojë këto dy parti e këta dy kandidate për postet më të larta shtetërore.

Anipse nuk i takojë asnjërë parti dhe asnjërit kandidat, por, sjelljët dhe veprimet e tyre të deritanishme, përkushtimi për atdhe e shtet e jo për pushtët, sikur zoti Kurti që nuk e vë kushtin për tu zgjedhu në krye të Qeverisë dhe zonjës Osmani së nuk vraponë pas pushtetit, jane garancë dhe më jepë shpresë për  një udheheqje të ndërshme më moral dhe kualitët të lartë që do të jau kthejë buzëqeshjen popullit të mërrolur, të lodhur dhe të rraskapitur nga skamja, nga padrejtësia dhe nga pabarazia qytetare të klasifikuar në atë të rëndit të dytë e të tretë, po që së nuk je i afërte më klanët mafiozokriminale e hajdute. Pra, këthënjani dinjëtetin qytetarve të Kosovës të shumenepërkëmbur, njëhere nga pushtuesi serb e së fundëmi nga pushtetarët shqipefolës e “komadant qlirimtar”

A nuk mjaftonë kjo që populli të votojë drejtë e më mënquri, ndërsa subjekteve politike në fjalë të mjaftojë që mos të hamëndën dhe ta sigurojne fitorën e Kosovës dhe ti sjellin ditë të zeza për Serbinë të cilës më ardhjën në pushtet të këtyre dy subjekteve dhe të këtyre përsonaliteteve, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti më kolegët e tyre, do ta përzënë Serbinë nga ndikimi dhe përzirja e sajë në punët e brëndshme të Republikës së Kosovës, Shtet Sovran dhe i pavarur duke e shtrirë sovranitetin në tërë teritorin duke e zbatuar Kushtetutën dhe ligjët e Kosovës duke i pamundësuar Serbisë të diktojë  më agjendat e sajë, duke ja ndalë sjelljët destruktive e obstrukcioniste  në marrëdhenjët fqijësore e ndërkombëtare.

Nes ky është synimi dhe përcaktimi i tyre programor e praktikë, athere, pse mos të shpresojmë, mos të kontribuojmë dhe vëndosim për këto parime kombëtare e shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat