Një thirrje Publike për Institucionet respektabile të Republikës së Kosovës.

Opinione

Një thirrje Publike për Institucionet respektabile të Republikës së Kosovës.

Nga: Shpend Salihu Më: 25 gusht 2019 Në ora: 16:58
Shpend Salihu

I nderuari President, të nderuar deputetë të Republikës së Kosovës, fuqizojeni zbatimin e ligjshmërisë nëpër të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, që të kemi rend kushtetues dhe zbatim elokuent të ligjt dhe akteve normative të institucioneve. Pikësynimi i Kosovës në këtë stadium të zhvillimeve të proceseve politike është persekutimi i të gjithëve elementeve suberziv dhe destruktivë që mund ta cenojnë dhe përkeqësojnë gjendjen e sigurisë nacionale në shtetin e Kosovës. Mbi të gjitha pos luftimit të krimit të organizuar dhe fenomeneve tjera juridiko- politike në shoqëri, kemi nevojë për nxjerrjen emergjente të ligjeve: Ligjit anti-xhihad dhe ligjit kundër urrejtjes dhe ekstremizmit fetar dhe politik. Siq dihet ekstremizmi politik dhe rrymat nacional-fashiste janë në rritje në Kosovë dhe haptazi janë duke thirrur në hapjen e Kutisë së Pandores në Ballkan, gjithashtu ekstremizmi islamik është në rritje me çfarë paralajmërojnë edhe shërbimet sekrete ndërkombëtare që situata mund të dalë jashtë kontrollit shumë shpejt. Andaj nevojitet dhe një rritje më e madhe e kompetencave më të mëdha ekzekutive të AKI-s që të kenë të drejtë të arrestojnë dhe persekutojnë elemente të tilla destruktive dhe subverzive, gjithashtu KGJK duhet të i obligojë gjyqtarët që të zbatojnë sanksione të rënda penale ndaj elementeve të tillë destruktiv. Pikësynimi i Kosovës nuk është vetëm rehabilitimi dhe risocializimi i këtyre personave dhe fenomeneve e as parandalimi i këtyre formave destruktive, por duhet ashpërsuar masat juridiko-penale dhe fuqizuar agjensionet e zbatimit të ligjit që këto elemente mos të gjejnë hapësirë në manipulimin dhe indoktrinimin e të rinjëve dhe opinionit të gjerë në tërësi. Roli i shtetit duhet të jetë aktiv dhe jo vetëm parandalues por edhe ndërhyrës kur kemi të bëjmë me elemente të tilla destruktiv që të luftohet më ashpër, ndaj elementeve destruktiv në shtet, derisa situata nuk del jashtë kontrollit. Nëse mekanizmat shtetërorë nuk reagojnë në vendosjen e kushtetushmërisë dhe ligjshmërisë përmes luftimit të formave enklantante të paraqitura këtu, do të kemi përkeqësim të relatave me komunitetin ndërkombëtar, zvarritje të aderimit në mekanizma verio-atlantik, dhe përkeqësim të situatës politike dhe juridike në shtet.

Siç dihet në Angli, SHBA dhe Izrael si dhe në pjesën më të madhe të komunitetit Europian, pas ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001 masat e sigurisë janë ashpërsuar ndaj këtyre elementeve të rrezikshme për shoqërinë dhe strukturat e sigurisë kanë marrë kompetenca shumë më të mëdha ekzekutive për parandalimin, izolimin, neutralizimin por mbi të gjitha për luftimin e këtyre elementeve dhe fenomeneve destruktive. Në këto shtete janë aplikuar masa strikte të fshehta të sigurisë përmes të cilave forma janë monitoruar, vëzhguar, përgjuar dhe kontrolluar të gjithë personat dhe grupet për të cilat ka ekzistuar dyshimi i arsyeshëm së janë të involvuar në ekstremizëm ose terrorizëm fetar, këto masa gjithashtu janë aplikuar edhe tek ekstremzimi racor dhe politik. Konfigurimi i sistemit të sigurisë është çështje e ndieshme andaj kërkohet që mekanizmat e sigurisë dhe agjencionit të zbatimit të ligjit të reagojnë me kohë para se situata të eskalojë dhe të del jashtë kontrollit. Është në pyetje ekzistenca e shtetit të Kosovës, që të i dëshmojmë komunitetin ndërkombëtar që jemi shtet serioz dhe se mund në bashkëveprim me strukturat e sigurisë ndërkombëtare ta mbrojmë sigurinë nacionale të Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat