Një ngjarje e pabesueshme në fetet e një libri - Bota Sot
Një ngjarje e pabesueshme në fetet e një libri

Opinione

Një ngjarje e pabesueshme në fetet e një libri

Nga: Prof. dr. Agron F. Fico, H.C. Më: 26 gusht 2019 Në ora: 07:14
Prof. dr. Agron F. Fico, H.C.

Ne peisazhin e librave te botuara ne  shqip ne Kosove ,tema,kryetema,e ketyre veprave ka qene dhe eshte etja e zjarrte per liri dhe dhe pavaresi;sakrificat e pamasa ,njeherazi lufta epike,burreria e pashoqe kunder sundimit te gjate ,te eger ,te serbeve.                                          Ne te gjitha zhanret letrare;poezi,poema,tregime,novela,e romane;ne kenget dhe rapsodite e barteve popoullore etj.eshte pasqyruar, eshte skalitur popoulli dardan i Kosoves,qe ka perballuar furtunat e kohes dhe ka dale fitimtar.          

Ne kete ulli ka qene edhe publicistika si gazetaria ,radjoja,televizioni.

Libri i sapo botuar i shkrimtarit Rrustem Rrustemit “Patkoi me kater  harqe” me subjektin  trondites dhe te pabesueshme shënon nje prurje orgjinale te fondit e kultures bashkohore shqiptare.                                                                                                                 

 E VERTETA

Konferenca e ambasadoreve ne Londer me 1913 vendosi arbritrarisht dhe egersisht coptimin e territorreve shqiptare;pjese te tera te saj iu dhane fqinjeve;Greqise,Serbise,Malit Te Zi.                                                                                        

Shqiperia,sipas gjeografit te shquar prof.Ahmet Gashi me kater vilajete dhe me nje siperfaqe 146 mjie kiometra katerore u reduktua ne 28.000km.katrore .Tokat e shenjta te Kosoves,Camerise,te Shqiperise se veriut u perfshine me dhune e barbari brenda terrtorreve te shteteve fqinje grabitqare .                                                                                        

Ne  Serbi,menjehere mprehen hanxharet dhe shpallen synimin e tyre strategjik afatgjate,debimin e shqiptareve te Kosoves dhe formimin e Serbise se madhe. Kryeministri i Serbise ,Kargjergjovic ne nje liber te posacem ,madje ,te shkruar ,gjermanisht qe Fuqite Europiane mund ta lexonin drejperdrejt, shpalli se shqiptaret qenkan me bisht dhe te paafte per shtetformim.                                                                               

Kjo ideologji raciste antishqiptare do te perseritej me vone nga Kryetari I Akademise te Serbise ,Cubrilovic, qe shpalli doktrinen e pastrimit etnik te kosoves nga shqiparet .                                                                                                                            

 E GJITHE E VERTETA                                                                                                                       

Romani” Patkoi me kater harqe “i zotit Rrustemi e pasqyron artistikisht kete kuader dramatike,duke vene ne qender nje  subject  trondites,te paimagjinueshem nga mendja normale njerezore.                                                                                                              

Bace Uke Rrezallaj ne Gurine,mbante gjithenje prane nipin e vetem Rrulin dhe i fliste edhe per muhaxhiret ,700 fshatra shqiptare te perzene ng Sanxhaku i Nishit  forcerisht nga shovenistet serb;nje nga keto familje ishte edhe ajo e Uke Rrezallaj…‘‘ E degjoja gjysh Uken kur me tregonte histori per muhaxhiret e perzene nga Sanxhaku i Nishit’’f.122                                                                                                              

Rruli ,personazhi kryesor i romanit ,perfaqeson brezin e ri te Kosoves,qe luftoi dhe u sakrifikua per liri dhe pavaresi ,duke paguar cmimin me te larte,edhe,humbjen dhe vrasjen e njerzeve te tyre te dashur.                                                                                               

‘‘ Te  nesermen,i shpjegon gjyshja nipit,Rrulit,trupin e Marinit e gjeten te vrare dhe te masakruar skaj rruges qe conte per Tasjan…’’.Gjyshja ne vazhdim shtoi ‘‘  ..Ajo me e zeza ,more bir,ishte se Marini ne trupin e masakruar, nuk kishte koken,ja kishin marre koken.f.126                                                                                                                             

Lexues i dashur, nga c’pyje te egra,nga cilet kopshte zoologjike kane dale keto shtaze me keto instikte?                                                                                                             

Autori ka ndjekur nje hetim letrar per kete ngjarje tronditese .Ai na tregon se Rruli ,i biri i profesorit te shquar Marine Rrezallaj,nje luftetar i kalitur ne beteja ,me shtatin si bjeshket e larta ,dhe me nje perkushtim te pamase pepiqet qe te zbulonte fajtoret e kesaj masakre instiktive dhe te qetesonte familjen dhe te atin e varrosur.             

I at ii Rrulit,profesor Marini, me kulture,perendimore,shquhen sa si studiues,por edhe si perkrahes i levizjes studentore te universitetit te Prishtines kunder arbriraritetit ushtarak serb.Ai ishte ne ne listen e zeze te sherbimeve sekrete serbe.                 

Ne perpjekje per t’u larguar nga Prishtina per ne Iliridë,ne nje tren kafsheve,policia e trenit e njeh profesorin,e zvarit jashte dhe disa metra larg vagoneve e masakron bashke me mjafte shqiptare te tjere.                                                                                                 

Nje general serb,qe koken e kishte te mbushur plot me akrepe,sic do te shkruante Shekspiri per Makbethin, me emrin Ramllak ,urdheron ushtaret,per masakrimin e trupit te Marinit dhe t’i pritet koka,te cilen,ai e merr me vehte ne Beograd e ben llambadar per dhomen e gjumit .Kjo kafshe ,kjo bishe me ftyre njeriu qe sundohej vetem nga instiktet primitive perfaqesonte gjithe agresoret kolonialiste serb.                                                                                                                                                         

VETEM    E  VERTETA                                                                                                                         

Autori  tregon se lufta e UCK-se dhe nderhyrje ushtarake e NATO-s,pas 78 dite luftrash te ashpra ne vitet 1989-1999,solli çlirimin e Kosoves njehere e pergjithmone nga kolonizmin gati nje shekullor serb.                                                                                  

Ndofta pjesa me e bukur,me e skalitur,  dhe me teper dramatike eshte dialogu i fantazmes se Marinit me gjeneral Ramllakut .   Ja nje moment brilant nga pena e shkrimtarit .Ramllaku’…Nga frika e fantazmes qe kishte perpara ,filloj te çirrej si marre …I prekur pak edhe nga alkooli qe kishte pire ,po perjetonte simptonat e para post- traumatike te ‘’sidromes vietnameze’’.Ishte gaditur rrafshi i tij mendor dhe psiqik..f.146                                                                                                                                

Autori ne roman jep mesazhe te forta ,qe e shquajne kombin shqiptar si komb paqesor,miqesor,nje komb qe njeh vetem dashurine dhe urrjetjen,por nuk pranon hakmarrjen,  se ‘’…Bibla dhe Kurani na porsitin ‘’Hakmarrja i takonPerendise’’f.165                                                            

 

Ne nje veshtrim teresor mund te thuhet ne romanin’’Patkoi me kater harqe’’ eshte nje fjale e re ne letersine bashkohore shqiptare .                                                          

Stili i librit eshte i rrjedhshem ,i shprehur me fjali te shkurtera ,qe japin ndjesine kur e lexon,ate te trokut e nje kali qe ngjintet drejt bjeshkeve.Gjuha ne shtratin e shqipes se njehesuar letrare ,gershetuar me dialogje dhe monologje e bejne leximin te kendeshme.                                                                                                                              

Eshte nje merite publike e autorit  në ditet tona ,qe romani ‘’ Patkoi me kater harqe’’ tingellon si trumbete alarmi  per disa kolltukofage ne Prishtine,te cileve etja per pushtet,luksi,dhe jeta plot kenaqesira u ka demtuar kujtesen historike  ndaj nje populli qe dha gjithecka te shenjta .Ky popull ,ne piedestalin e lirse vuri jeten ,madje edhe me sublimtetin me te larte ,koken e vet ,sic ndodhi me heroin e librit ,profesorin e nderuar Marin Rrezallaj.                                                                                         

Lexuesi shqiptar pikerisht per te tilla libra ka nevoje ,qe jo vetem pasurojne bibloteken e tij ,por edhe i japin kenaqesin estetike dhe mendesi atdhetare.

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...