Su vjen turp ta kërkoni votën, Ju që e vodhët   Kosovën

Opinione

Su vjen turp ta kërkoni votën, Ju që e vodhët   Kosovën

Nga: Rexhep Torte Më: 26 gusht 2019 Në ora: 10:29
Rexhep Torte

Udhëheqës milionerë të pasluftës në Kosovë, blini librin e Luljeta Selimit “Rrëfimet e femrave  të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” për ti ndihmuar femrat e dhunuara dhe fëmijët jetimë.

Në WEB faqen e “Bota Sot” më datë 24 gusht 2019 patëm rastin të lexojmë apelin  me titull “Blini një libër për  të ndihmuar femrat e përdhunnuara”, me foto ilustrim kopertinat e këtij libri rrënqehës.

Këtë apel  mediatik e dha  Organizata  humanitare “Jeta në Kastriot”  e cila përkujdeset për 216 femra të dhunuara dhe 47 fëmijë jetimë të kësaj kategorie.

I lumtë kësaj organizate humanitae për punën që e kryen, dhe që është një këmbanë e fuqishme për ndërgjegjen e lidershipeve të derisotëm në Kosovë, të cilët tashmë 20 vite,veç pasurimit tejmase me korrupsion e premtimeve  boshe, nuk kanë   kryer asgjë në të mirë për  viktimat e  luftës.

Këta lidershipe të derisotëm për këtë papëgjegjësi do ti ndëshkojë populli dhe Zoti.

Siç thuhet në  WEB faqen e “Bota Sot” kjo organizatë humanitare  në mungesë  të donacioneve apelon te qytetarët  vullnetmirë, të ndihmojnë  në sigurimin e pakove  ushqimore dhe gjerave tjera elementare për këto familje.

Në këtë apel drejtuar qytetarëve, kërkohet që qytetarët të blejnë nga një libër të  autores Luljeta Selimi që kushton 10  euro për një ekzemplar që  paratë të derdhin në xhirollogarinë e kësaj organizate humanitare.

Më ka mrekulluar tejmase ekzistimi dhe angazhimi  i Organizates “Jeta në Kastriot” dhe aktiviteti  që është duke bërë sipas mundësive që ka,  për tu ndihmuar dhe për tua lehtësuar plagët shpirtërore dhe ekonomike këtyre motrave tona që pësuan traumat dhe përjetimet aqë të rënda nga kriminelët e Serbisë në agresionin gjenocidal të viteve 1998/1999.

Përkthimi i këtij libri edhe në gjuhët anglisht, gjermanisht dhe italisht është gjëja tjetër për çdo lëvdatë e punës së mrekullueshme që ka bërë kjo organizatë humanitare.

Me intuitën shpirtërore të gazetarit tashmë gati 20 vite radhazi me shkrimet e botuara, u jam drejtuar lidershipeve të derisotëm të Kosovës, Lidhjes Shqiptare në Botë të vëllezërve Kuzhnini, si edhe bisnesmenëve shqipatarë që librat që përshkruajnë  vrasjet, krimet dhe dhunimet që Serbia i kreu  në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/1999, të përkthehen në gjuhë  të huaja dhe tu dërgohen ambasadorëve  në OKB, BE, KE dhe burrshtetasve tjerë në botë.

Kjo duhet bërë domosdo që  bota ti kuptojë më mirë krimet që Serbia i kreu në Kosovë, e para, dhe e dyta, për ta parandaluar propagandën gënjeshtare të Serbisë se gjoja në Kosovë nuk ka bërë asgjë të keqe.

Përkthimin në gjuhë të huaja dhe shpërndarjen  nëpër botë të  librave që i përshkruajnë  krimet  që Serbia i i kreu  në Kosovë, ua kemi borxh të gjitha viktimave shqiptare të luftës.

Lidhur me përkhimin në gjuhë të huaja dhe shpërndarjen nëpër botë  të librave që i pëshkruajnë  krimet e Serbisë në Kosovë, letra  publike u kam shkruajtur edhe  Hashim Thaçit, Behgjet Pacollit e Vlora Çitakut, por çdo gjë ka hasur në vesh të shurdhër.

Të gjithë funksionarët e Kosovës në të gjitha takimet  me  homologët e jashtëm, pas bisedës gojore, bashkëbiseduesve duhet  tu  japin edhe nga një libër me kësi përmbajtje trishtuese.

Mendoj se kjo është rruga më e efektshme dhe dobiprurëse për Kosovën që bota ta kuptojë të vërtetën prë krimet serbë në Kosovë.

Për blerjen dhe shpërnarjen e  këtij libri të autores Luljeta Selimi, si edhe të librave tjerë me tematike të krimeve serbe në Kosovë,  duhet të angazhohen Presidenca dhe  Qeveria e Kosovës, e sidomos Ministria e jashtme e  Kosovës,  që menjëherë ta blejnë këtë libër domethënës dhe ta shpërndajnë nëpër botë.

Në këtë mënyrë duhet të procedohet edhe me librat e tjerë me përmbajtje të ngjashme.

Kjo është puna më dobiprurëse për Kosovën.

Milionerë të pasluftës në Kosovë, vëniani  gishtin kokës dhe frigojuni Zotit, sepse nuk dihet se me çfarë sëmundje dhe se si do ta përfundoni këtë jetë.

Milionerë të pasluftës në Kosovë, vëniani gishtin kokës dhe mendoni çfarë turpi  do ti leni vehtes dhe familjes.

Milionerë të pasluftës në Kosovë, nga e tërë pasuria që keni grumbulluar në fund do të merrni me vehte, vetëm varrin dhe dheun që do tua mbulojë trupin, e pas kësaj do të dilni  para Zotit të Madhërishëm, që nëse keni bërë të mira në këtë jetë do tu caktojë të  jeni banorë të xhehenetit, por nëse keni bërë keq në këtë botë  do tu caktojë të jeni banorë të xhenemit. Kësaj nuk mund ti ikën askush.

Dëshirojmë dhe shpresojmë që Organizata humanitare “Jeta në Kastriot” ta merr mbështetjen e duhur institucionale dhe mbështetjen e qytetarëve të vullnetshëm, për ti zgjeruar aktivitetet e saj duke përfshirë  një numër edhe më të madh të këtyre familjeve nevojrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat