Qeveria Haradinaj dhe MPMS na mashtruan dhe na tradhtuan ne pensionistëve me diploma të fakultetit

Opinione

Qeveria Haradinaj dhe MPMS na mashtruan dhe na tradhtuan ne pensionistëve me diploma të fakultetit

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 26 gusht 2019 Në ora: 10:35
Në lokalet e  Pensionisteve në Prishtinë kryeministri dhe krye parlamentari na premtuan shumë, por nuk realizuan asgjë! ...

Nëpërmjet këtij shkrimi në gazetën “Bota sot”  po kërkojnë nga strukturat ma të larta të shtetit që të keni një respekt, një dinjitet, një dhimbje, një përkrahje me të madh ndaj ne pensionistëve që po jetojnë  këto ditë  dhe momente të  vështira       

Ne pensionistet e Kosovës me diploma të fakultetit në gjepa të vuajtur dhe të diskriminuar nga  Qeverisë, Parlamenti, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës edhe një herë po ju drejtohem me këtë shkrim  lidhur me shkeljen e ligjeve të Kosovës, ato ndërkombëtare dhe të  akteve tjera normative dhe njerëzore që kanë të bëjnë me të drejtat e  pensionisteve, e sidomos të atyre me diploma të fakultetit në Kosovë ?!  Ju kryeministër,  ju ministër i Ministrisë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, ju kryetar  i parlamentit, ju parlamentar të Kosovës edhe  përkundër ankesave dhe kërkesave tona  që i keni marrë nga ne pensioniste dhe  Lidhja e Pensionisteve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës, Sindikatat në mënyre individuale dhe grupore keni qenë të obliguar që të shqyrtoni animimet  e  ne pensionisteve - si Ministri, si Qeveri  si Parlament dhe si parlamentar. Andaj, duke e pas parasysh mosveprimin e juaj  si strukturat ma të larta të shtetit, administratës shtetërore duke u bazuar në afatin ligjor të nenit 130  të paragrafit  2 të ligjit të procedurës administrative pensionistet  të diplomuar gjatë vitit 1990  urgjentisht  kërkojmë nga qeveria dhe organet tjera ma të larta shtetërore që të anuloni  pikën  “2”  të këtij vendimi  dhe në të njëjtën kohë të shfuqizoni neni “4” dhe “5”  të udhëzimit administrativ.  Me këtë vendim ne  pensionistet nga të gjitha anët e Kosovës  me diploma të fakultetit në xhepa të leshura nga Universitetet – për ët gjithë ju që nuk punoni dhe veproni për interesat e qytetareve të Kosovë, por për xhepat e juaj pa asnjë mbështetje ligjore, njerëzore ne pensionisteve  me diploma  të fakultetit në xhepa na  keni  kategorizua për pensione në kategorinë   e tretë  apo të katërt të shfrytëzuesve të pensioneve me -  përgatitje shkollore të mesme, e jo në kategorinë  superiore shkollore”?!...                                      

Çka  po pritni anuloni  Udhëzimin Administrativ nr. 09/2015 dhe miatoni Ligjin për pranimin e stazhit të viteve 90-ta

Për t’i dëshmuar të gjitha këto mund të  ju kemi ofrua diplomat e  fakultetit, librezat me përvojën e pune  të   evidentuar dhe të vulosura në ankesat tona Ministrisë dhe ministrit të Mirëqenies Sociale. Pra, çka po pritni anuloni  Udhëzimin Administrativ nr. 09/2015 dhe miratoni Ligjin për pranimin e stazhit të viteve 90-ta për kategorizimin e shfrytëzuesve të pensioneve kontribut pagues të nxjerr nga Ministria e Punës, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës: Merrni e lexoni nenin  8  të Ligjit  nr. 04/ L-131 ku janë paraparë  kushtet dhe kriteret për njohjen e drejtës në pension,  të moshës, të stazhin  dhe dëshmive tjera për pagesën e kontributeve, në nenin “4” dhe “5”  të Udhëzimit Administrativ  nr. 09/2015  të  përgatitjeve profesionale. Është rregull që çdo akt ligjor dhe nënligjor  të jetë  dhe të përfillet në pajtim me ligjin. Ky udhëzim jo vetëm që është në kundërshtim me ligjin, por edhe me legjislacionin e Bashkësisë Evropiane (ku  institucionet e Kosovës në mesin e tyre  Qeveria dhe Parlamenti  janë  të obliguar  të  inkorporojnë  në aktet e tyre ligjore dhe nënligjore), ku  praktikat e vendeve evropiane punëtori paguhet në baze të kontributit të dhëne  gjate viteve,  por i njëjti në Kosovë duhet të paguhet në bazë të kontributit të dhënë, e jo të  përgatitjes shkollore. Pra, ky udhëzim është diskriminuese, jo human,  jo  ligjor, jo  njerëzor, sepse me këtë qindra pensionisteve në Kosovë me diploma të fakultetit ne xhepa  pa asnjë mbështetje ligjor nga  sy qeveritë  e fundit te Mustafes dhe Haradinaj  pensionisteve në Kosovë u është mohohu kualifikimi shkollore  superior dhe kontributi të  cilin e kanë dhënë  në institucionet e ndryshme në Kosovë. Po ashtu me rastin e hartimit  të  këtij  udhëzimit administrativ nuk janë respektuar as standardet e  akteve normative të cilat pensionisteve  me diploma të fakultetit ne xhepa për çdo  muaj po na goditni nga 50  euro ma pakë ?!...                                                                                    

Ju padijshmit dhe keqpërdoruesit-  lexoni nenin  8  të Ligjit  nr. 04/ L-131 lidhur me  kriteret për të drejtat e pensionisteve

 

Ministria e Punës, Qeveria, Parlamenti me rastin e hartimit të udhëzimeve administrativ duhet ta dinë së  nuk kanë veprua në pajtim me  parimet të cilat përmbajnë elemente diskriminuese të cilat nuk  janë në pajtim me dispozitat e acquis të BE-së  për të cilat “ju pushtetarët e Kosovës” deklaroheni  para qytetarëve dhe BE-së se  aktet e juaja normative janë ne pajtim me to?!  Pra  duke pas parasysh të gjitha  këto  shkelje dhe mashtrime  ligjore që i cekem më lartë ne  pensionistet e goditur në Kosovë kërkojnë  nga  Qeveria e re, Ministria e Mirëqenies  Sociale, parlamenti  dhe deputet  të cilët deri me tani ishin  bërë të shurdhet, imun dhe diskriminues për këto dhe shume gjerat të tjera?!  Pra ne pensionistet e Kosovës- kategoria me e goditur  gjatë njëzet  vjetët të pas luftës së fundit  jemi të brengosur për  pozitën tonë të vështirë dhe diskriminuese nga ata diskriminues që ishin në pushtet, gjë e cila  po ndikoni në vështirësimin jetës dhe ekzistencë fizike. Andaj edhe një herë nëpërmjet këtij shkrimi në gazetën “Bota sot”  po kërkojnë nga ju të qeverisë dhe parlamentit të ri që të keni një respekt, një dinjitet, një dhimbje, një përkrahje  me të madh ndaj ne pensionistëve që po jetojnë  këto ditë  dhe momente të  vështira të pleqërisë ku kemi nevojë, për një respekt, për një ndihmën  materiale,  për mos shkeljen e të drejtave tona. Në fund të këtij shkrimi po ju përkujtojmë  së gjatë aktivitetit parazgjedhor dhe zgjedhor që u mbajtën para dy tri vitet ju krye parlamentari Kadri Veseli dhe ju kryeministri i Kosovës Ramush Harafinaj ne pensionisteve të Kosovës me diploma në xhepa na patet premtuan së me ardhjen  e juaj në pushtet do të këtë rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë kontribut dhënës 25 deri 30 për qind. Po ashtu  brenda tre muajve, Kuvendi i Kosovës do të nxjerrë Ligjin - ku  do t’u  pranohet  stazhit i viteve të  90-ta.  Do tu sigurohet transporti publik, medikamentet e shumë gjera të tjera falas. Kaloi me shume së  dy vite  për fat të keq të gjitha këto premtime mbeten vetëm premtime të shkruara në letër e asgjë tjetër?!  Shikoni  fotografin numër një - ndoshta ju kujtohen premtimet që  na i dhatë ne pensionisteve të Kosovës në lokalet e Lidhjes së Pensionisteve në Prishtinë të cilat për fat të keq mbeten  vetëm premtime në letër e asgjë tjetër?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat