Pse Hafir Hoxha LDK!

Opinione

Pse Hafir Hoxha LDK!

Nga: Hafir Hoxha Më: 26 gusht 2019 Në ora: 14:42
Hafir Hoxha

Shumica e liderëvë politik u formuat në LDK ; Lidhja Demokratike e Kosovës është pak më shumë se parti politike e rëndomtë , ja pse mendoj kështu : LDK pra zgjodhi emrin LIDHJA e jo Partia , Demokratike , me fjalën LIDHJA mendoj se ka në konceptin e saj veprues më shum se një parti e rënomtë politike , ngjajshëm me fjalën tek « LIDHJA e Prizrenit » Lidhja Demokratike në mendinin tim nënkupton vend ku ofrohen , ku bashkohen ku veprojnë dhe lidhen vepritrarët dhe njerëzit për veprime demokratike të të gjitha profileve të ndryshme të mosesh, gjinisë, profesionit, shkollimit, religjionit, etj , në të njejtën kohë lidhë edhe aleatë demokratikë jashtë vendit të cilën ndihmojnë në zhvillimin e demokracisë në popuj dhe vende që nuk gëzojnë demokraci . Tek ne LDK u formua gjatë okupimit Jugoslav komunist ku mblodhi tër popullin shqiptarë me gjitha dallimet e lartëpërnendura dhe zhvilloi politikë të gjer të rezistencës, pastaj të organizimit te shtetsisë paralele në kushte tejet te veshtira duke e zhvilluar politikën e mbrendëshme dhe të jashtme, duke u munduar që edhe në ato rrethana sa ishim në okupim të kujdeset për popullin shqiptare si organ shtetrorë e jo vetëm si parti e rendomtë politike.

Ajo u firmua dhe u organizua gati se me të gjitha organet shtetrore legalishtë, gjysmelegalishte dhe ilagalishtë në vendë dhe diasporë. LDK u bë shkollë e politikës për të gjithë aktivistët politik legal por ndihmonte dhe kishte konsideratë edhe për levizjet të tjera patriotike ilegale . Ajo krijoi fondin e 3% që shërbeu për të zhvilluar politikë, për të egzistuar populli me shendetsi, arsim , kulturë , faktikishtë siguroi nga një liter vaj e se funfi deri tek veshmbathja , paisjet dhe armatimin për në pjestarët e UÇK-së. Unë si ushtarak vitin 1991 pasi jam larguar nga funksioni im ushtarak në Armatën e Ushtrisë Sllovene kam bër kërkes me shkrim organeve të LDK së atë koh që ju i keni zgjedhë në rolin e organeve shtetrore të Kosovës dhe si ushtarak profesionel vihem në dispozicionin dhe nën urdhërat e tyre për detyra ushtarake operative dhe luftarake . Më vonë filloi lufta , LDK aty ishte prezente ( ndoshta jo sa duhej në fillim ! ), me njerëz, me buxhet por kush punon gabon , kryesorja gabime te vigla dhe jo me qëllim !!! , Kosova u çlirua dhe u formuan Parti të reja politike ku lideret e tyre kishin vepruar në radhet e LDK-së , aty ishin formuar dhe kan mesuar demokracinë dhe politikën . Tani kur zhvillohet demokracia dhe ndertohet shteti me organe legjitime dhe me kushtetutë ende kemi shum probleme serioze për një qeverisje efikase dhe të fuqishme, të dinjitetshme e cila do ta bënte qytetrin e Kosoves krenarë, të lumtur, të ndihet dhe të jeton i lumtur me standard të mirë jetsore dhe pa pas arsye të emigroj .

Kjo pra është arsyeja ime pse tani vonë hyra në radhët e LDK - së me synim që të ndihmoj në zgjidhjen e njerzëve dhe të kuadrave profesionale, të ndergjegjëshme dhe me përgjegjësi që nga individi, familja, lagja, fshati e qyteti të jemi një sjellje demokratike, tolerante , te besueshme dhe të kthejmë krenarin dhe dinjitetin që gezojn popujt tjerë të zhvilluar . Me rrespekt per të gjithë ju edhe unë nje njeri i LIDHJES që koh të gjatë kam kontribuar ketu për shtetndertim pa pas tikën e kesaj lidhje . Tani pasi nuk ham më detyra ushtarake kam të drejtën time demokratike sikur secili qytetarë të kem edhe tiketën e ndonje subjekti politik , tani pra do ta barti ate te traditës, të rendit dhe disciplinës që e keni bartë të gjithë ju para meje kudo që sot veproni do ta kem të LDK -së . Faleminderit Hafir Hoxha LDK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat