E dhimbshme, kur shqiptari mohon vetveten

Opinione

E dhimbshme, kur shqiptari mohon vetveten

Nga: Nexhmije Mehmetaj Më: 27 gusht 2019 Në ora: 17:27
Nexhmije Mehmetaj

Histori e dhimbshme, e pa pranueshme, megjithëse e besueshme. E shohim përditë tjetërsimin e ngadaltë të shqiptarëve në Kosovë, me forma nga më të ndryshmet, por të bjerë vet shqiptari në këtë gjendje, është për të ardhur keq. Dhe për të ulërirë është kur shohim për këto 10-15 vite pas lufte janë ndërtuar qindra xhami, një fqinji im më tha për gjatë rrugës Prishtinë - Mitrovicë mund të numërohen deri 28 xhami. Do të isha e lumtur sikur të ishin ndërtuar shkolla, fabrika apo shtëpi shëndeti në vend të tyre.

Në Prishtinë nuk ka lagje që s’ka xhami dhe të shurdhojnë me zërin e altoparlantit, në vend që të dëgjosh këngë fëmijësh në kopshte apo çerdhe të reja. Vjen fjala kush u jep leje për të gjitha këto ndërtime të xhamive vend e pa vend.  A ka sy dhe vesh kryetari i komunës së Prishtinës?

Në këtë muaj të verës, për pushime isha në Prishtinë qëllova kur ishte festa fetare e myslimanëve ( bajrami i vogël), paradite dola me bashkëshortin tim tek sheshi para teatrit të pimë kafe dhe në qytetin tonë lindi vështirësia të gjitha restorantet ishin mbyllur (me përjashtim një hapur).

Kryeqyteti ynë në vetvete dukej i shëmtuar, s’kishte bukuri po e themi hapur pa njerëz të çiltër, tërheqës dhe punëtorë që kanë ngjallur gjithnjë respekt tek vizitorët vendor dhe të huaj. Me të vërtetë një histori shumë e hidhur!

Një dukuri tjetër po aq shqetësuese është se si numri i grave e vajzave që fshehin bukurinë shqiptare nën vellon e zezë turke - arabe mjerisht çdo ditë është më i dukshëm. Një studente më tha “kjo dukuri është shqetësuese por nuk janë shumë që pëlqejnë kulturën e huaj, “vëreni janë të njëjta gra që mblidhen dhe parakalojnë disa herë në orë në këtë rrugë sepse marrin nga 100 euro për ketë veprim”. Vetvetiu lind pyetja kush e paguan këtë lëvizje që mbjell farën e keqe antikombëtare dhe pse shteti hesht para këtyre dukurive? A shkohet kështu në Evropë? “Zgjohuni shqiptarë prej gjumit zgjohuni, mjaft punuat për të tjerët o fat keq “....Këto dukuri nuk do  të mbesin në heshtje.

Ky grup shqiptar që ka përqafuar sektin islam kërkon mënyrë tjetër veprimi në shoqëri. Një stomatologe më rrëfej “burrat e grave të mbuluar na telefonojnë për gratë e tyre për vizita mjekësore dhe kërkojnë që gjatë asaj kohe nuk duhet të ketë asnjë njeri të gjinisë mashkullore në ordinancë, gjithashtu edhe gruaja e mbuluar me ferexhe kur vjen kërkon të lëshojë roletat e dritareve sepse ajo do të zhvesh fytyrën dhe unë humb kohë duke ia plotësuar asaj kërkesat”.

 Është për të ardhur keq që ekzistojnë njerëz të tillë në shoqërinë shqiptare, sa nuk i vjen turp që mohojnë vetveten, identitetin dhe kulturën e lashtë shqiptare.

Për mendimin tim këta njerëz janë shtresa më e ulët dhe injorante e popullit shqiptar.               

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat