Sfidat morale për Kryeministër të Kosovës

Opinione

Sfidat morale për Kryeministër të Kosovës

Nga: Jashar Etemaj Më: 28 gusht 2019 Në ora: 13:55
Jashar Etemaj

Duke pas parasysh taktikat qëllimkëqija ndaj Vjosa Osmanit, po edhe sondazhet e deri tanishme të cilat dukshëm e nxjerrin Albin Kurtin për kryeministër, shumë më e arsyeshme është që LDK-ja ta pranoj nominimin e Albin Kurtit si kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

 Isa Mustafa është treguar dinak, duke e zgjedhur si shef kabineti Lutfi Hazirin për negociata koalicioni me VV-në. Nga kjo taktik pretendon të fitoj Isa dhe të gjithë ata anëtar të LDK-së që pretendojnë ta djegin Vjosa Osmanin.

Duke e ditur disponimin e Lutfi Hazirit si anti VV-ë, Mustafa nuk ka nevojë fare ta mësoj Hazirin apo të negociojë për një koalicion të mundshëm më VV-në. Haziri këtë punë e bënë më mirë se Mustafa! Po, që se nuk arritet koalicioni me VV-në, Isa Mustafa do deklarohet se unë e bëra atë se çka me kërkuan qytetarët, po ja nuk arritëm ta bënim koalicionin e dëshiruar!

Kjo dinakëri e Mustafës paraqet një sfidë të madhe për Albin Kurtin dhe tërë udhëheqësin e LVV-së, e cila historikisht ka qenë kundër një bashkëqeverisjeje me PDK-në. Albini dhe LVV-ja gjinden para një dileme morale! A të pajtohen me nominimin e Vjosa Osmanit si kryeministre që ajo mos të digjet si marionetë  nga disa udhëheqës të LDK-së, apo me këmbëngulje të bëhet Albin Kurti kryeministër. Dihet se simpatinë më të madhe Vjosa Osmani e fitojë (edhe pse nën trusnin e Isa Mustafës) kur me ngulm ishte kundër nominimit të Hashim Thaçit për President.

Si shoqëri ende patriarkale, qytetarët e Kosovës ende më shumë e preferojnë një burrë për kryeministër se sa një grua. Ky diskriminim historik nuk është veti e vetme e shqiptarëve po fatkeqësisht e faktikisht është kështu në shumë shtete të botës. Si shembull: Kur ishte nominuar në USA Hillary Clinton për Presidente, sipas statistikave qytetarët amerikanë më shumë preferonin një president zezak se sa një grua të bardhë.

Duke pas parasysh taktikat qëllimkëqija ndaj Vjosa Osmanit, po edhe sondazhet e deri tanishme të cilat dukshëm e nxjerrin Albin Kurtin për kryeministër, shumë më e arsyeshme është që LDK-ja ta pranoj nominimin e Albin Kurtit si kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Elektorati i LDK-së do ta ndjej vetën më të qetë me koalicionin LVV-së. Përndryshe ç`do koalicion i ardhshëm LDK-ë dhe PDK-ë do e shqetëson elektoratin e LDK-së. Në radhë të parë elektorati do e ndjente vetën të indinjuar nëse LDK-ja në të ardhmen bënë koalicion me PDK-ën. Për shumë arsye, në radhë të parë, për arsye se i kan mashtruar, dhe më vonë i kanë rrëzuar nga qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat