Pse Vjosa pas nominimit për kryeministër, vizitoi sefte Lipjanin

Opinione

Pse Vjosa pas nominimit për kryeministër, vizitoi sefte Lipjanin

Nga: Gjevat Berisha Më: 29 gusht 2019 Në ora: 10:25
Gjevat Berisha

Kontributi brriljant i kryetarit të Lipjanit Imri Ahmetit i cili arriti që ti pajtoi, si Matin ashtu edhe Vushtrrin ku filluan t’fluturojnë karrikat (qofshin ato edhe nga të deleguarit e partive tjera), përveq që ishte për admirim, ishte edhe fitore e madhe e LDK-së kundrejt oponentve dhe partive politike.
Për t’mos u ndalur me kaq Imriu me angazhimin e ti fisnik, arriti që t’krijoi mirkuptim n’mes të kryetarit Mustafa dhe ish presidentit Fatmir Sejdiu, gjithmonë duke rrespektuar vlerat dhe ,kontributet e secilit veq e veq në periudhën e kaluar.
Imri Ahmeti i cili nuk pati ambicje personale për ta marrë timonin e LDK-së (edhe pse e meriton) e kishte ma lehtë për tu angazhuar rreth një koncenzuesi i cili kërkohej nga elektorati i kësaj partije; që Vjosa Osmani t’nominohët për Kryeminister në zgjedhjet e tetorit 2019, por për tu marrë pelqimi edhe i Lutfi Hazirit, Agim Veliut dhe figurave tjera që kanë një t’kaluar të pa kontestueshme dhe plot suksese në politikën Kosovare, nuk ishte edhe aq i lehtë. LDK-së edhe kësaj rradhe i zhgëjeu „hasretgjit“ të cilët ferkonin duarët duke shpresuar se LDK-së nga këto zgjedhje do të dal e përqarë si dikur moti.
Kjo pra ishte arsyeja e mirënjohëjes pse Vjosa pas nominimit s’pari vizitoi Lipjanin e Imri Ahmetit.
Pse Vjosa Kryeminisër, sepse Vjosa e ka pregaditjen profesionale dhe është e arsimuar për dallim nga ish kryeministrat Thaqi e Haradinaj që na patën bërë gaz i botës duke na prezentuar për faqe t’zezë, si brenda ashtu edhe në arenën ndërkombtare. 
Albin për kundër popullaritetit që e ka në Kosovë, nuk është i preferuar për bashkpunim nga faktorët ndërkombtar, megjithat një bashkqeverisje LDK-VV do të ishte shpresë për qytetarët e Kosovë. 
Luftën diplomatike që po e bënë Serbia kundër Kosovës duke u munduar që t’na paraqes si vend islamik, duke nai numruar edhe fëmitë si terrorist që gjendën në Siri, është mas miri me demantu me zgjedhjën e një Grue për Kryeministër, e kjo Grue do ishte Vjosa e cila e pat gjunjëzu Serbien kur u dha verdikti nga GJND-ja për Kosovën me  22.07.2010 e që ai vendimi ishte goditje e madhe për Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat