Edi Rama larg duart nga S.P.A.K.!

Opinione

Edi Rama larg duart nga S.P.A.K.!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 29 gusht 2019 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

P.D., opozita shqiptare dhe Lulzim Basha votuan ndryshimet kushtetuese në vitin 2016 për reformën në drejtësi, me qëllim për të patur një drejtësi të pavarur dhe jashtë “klaneve” të shkuarës ish-diktatoriale dhe interesave politike, klienteliste të Rilindjes dhe Edi Ramës!

P.D. dhe lideri Basha nuk ishin të “bindur” që Edi Rama do të bënte një reformë të vërtetë  në drejtësi, por të detyruar nga faktori ndërkombëtar dhe logjika morën pjesë në votim!

Reforma në drejtësi është e rëndësishme edhe për shtetin e Kosovës dhe në mënyrë të vecantë S.P.A.K., për të hetuar të “paprekshmit” e politikës në Kosovë!

Mbas këtij votimi, opozita është përpjekur të sqarojë opinion publik dhe shqiptarët se reforma në drejtësi është “kapur” nga Edi Rama dhe opozita nuk është kundër reformës!

Reforma në drejtësi, “Vetingu” u keqpërdor nga ish-klanet e Enver Hoxhës dhe disa “okultë”, të përzgjedhurit e Edi Ramës, Erion Velisë dhe grupeve të interesit, të cilët ndikuan negativisht për këtë reformë historike për drejtësinë shqiptare!

Është e vërtetë që partnerët tonë perëndimorë SH.B.A dhe B.E. patën qëllimin e mirë për ta kthyer Shqipërinë në një “model” të një reforme me parametra demokratike dhe profesionale në rajonin e Ballkanit!

Menjëherë mbas votimit deri sot në vitin 2019, Edi Rama me ndihmën e “klientëve” të tij ndërkombëtar dhe vendas, ka ndikuar shumë në funksionimin e reformës në drejtësi!

Lideri Basha ofron një zgjidhje modelin  “Pribe”, për funksionimin e reformës në të ardhmen, cilësore dhe të panashme, larg ndikimeve politike!!

Të gjithë shqiptarët janë të interesuar për një drejtësi të pavarur dhe jo politike!

Reforma e Edi Ramës vlerësoi sasinë e reformës dhe “shkatërroi” cilësinë e reformës në drejtësi!

Edi Rama si në të gjitha reformat e në këto 6 vjet, e “pranoi” reformën në drejtësi me ndërkombëtarët nga ana formale duke e shkatërruar në përmbajtje dhe seleksionime më urdhëra politikë!

Edi Rama “manipulon” duke deklaruar, se kush është kundër reformës është kundër S.H.B.A.!? Në të vërtetë është krejt e kundërta!

Për demokratët reformat e vërteta sidomos ajo në drejtësi është jetike!

Për P.D.-në, SH.B.A. dhe B.E. janë “zemra dhe shpirti” i demokracisë dhe shembull i shtetit të së drejtës!

Reforma në drejtësi ka hyrë në një fazë ku nuk ka institucionet themelore dhe procesi është kapur!

S.P.A.K. është një institucion shumë i rëndësishëm, mbasi do të hetojë korrupsionin në nivele të larta!

S.P.A.K. duhet të hetojë si fillim ministrat e Rilindjes, që kanë bërë afera korruptive dhe për shitblerjen e votes! Rasti i dosjes 184, që prokuroria e Edi Ramës  e “varrosi” duke e dërguar në Dibër!

Prandaj Edi Rama luan në kurriz të lëgjishmërisë thelbësore, duke ndikuar politikisht!

S.P.A.K. duhet të jetë një organ i pavarur dhe jo i politizuar, i cili duhet të hetojë dhe ndjekë penalisht të “paprekshmit” e Rilindjes në Shqipëri!

Prandaj ky institucion i rëndësishëm, nuk duhet të kapet nga Edi Rama ose të  shpëtohet sa të jetë e mundur, nga opozita, shoqëria civile dhe të pavarurit, deri sa Edi Rama të dorëhiqet!!

Imazhi, patologjia, gjuha, filozofia e ligjit, “Vetingut”!

Për të studiuar thelbin e ligjit duhet të përdorim metodën gjuhësore, semiotikën e ligjit dhe ndikimin e “patologjive” tek ligji!

Duke studjuar gjuhësisht ligjin kuptojmë formën, përmbajtjen dhe tekstin e ligjit! Studimet semiotike, bëjnë të mundur edhe kuptimin e “grimcave” të ligjit, “shenjave të vogla”, hapsirave të vogla ligjore, të cilat ndikojnë tek thelbi i ligjit!

Forma është materiale, kurse përmbajtja është imateriale, abstrakte, imazhi, përfëtyrimi psikik i ligjit!

Filozofia dhe psikologjia kanë një rëndësi të vecantë për studimin e ligjit!

Disa studjues realist-pragmatist të ligjit nuk e përkrahin shumë këtë ide!

Por për të kuptuar “thelbin e ligjit”, duhet patjetër të studjohet edhe përmbajtja “irrealiteti i ligjit”, d.mth. “skutat” e ligjit!

“Ligjshmëria formale” është forma me të cilën ka funksionuar reforma e drejtësisë në Shqipëri në këto 4 vite, duke ndikuar tek përmbajtja e reformës.

Sasia e vlerësimit e gjygjtarëve dhe prokurorëve është bërë në kurriz të cilësisë!

Urdhërat politik të “kamufluar”, me mesazhe dhe kode kanë larguar padrejtësisht disa gjygjtarë dhe prokurorë, duke mbajtur të “përzgjedhurit” e Edi Ramës që ka një rol të madh, mbasi ka ndikuar “direkt ose indirekt” në emërimin e trupës së Vetingut!

Një element tjetër që ka marrë goditje është edhe panashmëria e gjygjsorit, pjesë e përmbjatjes së ligjit!

Reforma në drejtësi nuk ka qenë e paanshme! Kjo është vertetuar tashmë nga të gjithë aktorët e pavarur, opozita dhe P.D.!

“Patologjia e europianzimit”!?

Termin “patologjia e europianizmit”, e ka përdorur studjuesi i ligjit Vincent van  Gerven Oei, në një opinion në një të përditshme shqiptare!

Në këtë opinion studjuesi kritikon institucionet europiane, individë të caktuar, që për qëllime të ditës, “kanë mbyllur sytë” për reformat në ish-lindje, në favor të “liderve autokratë” dhë në dëm të cilësisë së reformave dhe demokracisë!

Termat patologji vjen nga greqishtja e lashtë.  Patos do të thotë "përvojë" ose "vuajtje" dhe logia, "studim i kësaj vuajtje ose eksperience".

Për të kuptuar këtë teori, është e nevojshme një spektër i plotë të “çështjeve juridike” nga këndvështrimi i një patologu ose psikologu.

Vendet që vëzhguan reformën në drejtësi, nuk u morën shumë me cilësinë e reformës, por me sasinë e saj!

“Modeli” Pribe, i prezantuar nga zoti Lulzim Basha merret me sasinë, cilësinë, panashmërinë e reformës në drejtësi!

Vincent van  Gerven Oei shkruan: “Rezultatet e procesit të reformës në drejtësi në vend ku shteti i së drejtës është i dobët (si Shqipëria) ndikuan negativsisht në “lëgjishmërinë” formale dhe në paanshmërinë e gjygjsorit”.

Shteti i së drejtës është i dobët në Shqipëri, për arësye objektive, subjektive dhe historike dhe dëmit që i ka sjellë qeverisja e Edi Ramës!

Edi Rama formalisht kërkon ndërtimin e shtetit, në dëm të shtetit dhe në favor të atyre që duan antishtetin dhe anarkinë!

Vincent van  Gerven Oei shkruan për “Tre patologjitë e europianizmit të Mendelskit”!

Vlerësimi i sasisë në kurrzi të cilësisë: “Peshqit e mëdhenj”, dhe numri i magjistratëve të shkarkuar!?

Fuqizimi i faktorëve partiakë!  B.E. ka mbështetur qeverinë Rama si agjentin kryesor të ndryshimit, duke mos gjykuar shumë 30 Qershorin dhe korrupsionin në vend!

Vlerësimi në mënyrë të njëanshme i gjendjes së shtetit të së drejtës, blerja e votës shantazhi i policisë i vërtetuar në zgjedhje 2017-2019!

B.E. duhet të jetë më e qëndrueshmeë dhe jo-partiake në vlerësimin e saj për qeverinë, duke e gjykuar dhe vlerësuar për cilësinë e reformës!

Analiza tekstuale, semiotika dhe ligji.

Studimi në formë gjuhësore i ligjit ka të bëjë edhe me analizën tekstuale dhe ligji duke ndihmuar për kuptimin e ligjit.

Për të studjuar tekstin e ligjit duhet ti drejtohemi ë semiotikës e Greimas, Peirce dhe filozofinë retorike të Lacan të pragmatikës gjuhësore dhe sociolinguistikës dhe dekonstruksionizmit.

Kuptimi, tregimtaria dhe realiteti, semiotika e ligjit, kanë të bëjnë me formën dhe përmbajtjen e ligjit, si krijohet kuptimi i ligjeve!

Për të studjuar kuptimin dhe kuptimin e përgjithshëm të realitetit në një kontekst juridik dhe filozofik duhet patjetër ti drejtohemi gjuhës së shkruar.

Kuptimi duke u nisur nga premisa se është çështje gjuhësore dhe forma të tjera të artikulimit, ajo merr parasysh pasojat e “qenësishme filozofike”.

Filozofët Derrida, Von Hofmannsthal dhe Ëittgenstein janë një burim “artikulimi dhe kuptimi” edhe për ligjin.

Debatet rreth psikologjisë së shekullit 20-të kanë rëndësinë e zbulimit që cilësohet globalisht si 'njësia themelore e gjuhës'.

Kjo pasqyrohet në faktin se ne e kuptojmë realitetin si çështje të “grimcave” të ligjit (shenjave) dhe kështu interpretojmë realen si një përbërës të një 'tregimi grimcash' gjithëpërfshirëse.

Prandaj studimi gjuhësor dhe filozofik, ndihmon në studimin “tekstit”,  përmbajtjes, thelbit të ligjit!

Vetëm një reformë e paanshme, jo politike do të realizojë qëllimin e të gjithë shqiptarëve dhe jo klanit të Edi Ramës, përfaqësues i autoritarizmit politik që ka kapur reformën në drejtësi!

Demokracia e ligjit do të fitojë mbi autoritarizmin dhe ndikimin politik mbi ligjet e një shteti!

S.P.A.K., ky institucion shumë i rëndësishëm, duhet të shpëtohet nga kapja e Edi Ramës me oligarkët e tij!

Ky qëllim do të arrihet nga të gjithë ata që duan një reformë drejtësie të vërtetë në Shqipëri dhe Kosovë dhe padyshim me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar SH.B.A dhe B.E.!

Citime:

-Vincent van  Gerven Oei: “Dështimi i reformës në drejtësi”

-Oerd Bylykbashi: “Interviste 2019”.

Jan M. Broekman:  “Kuptimi, treagimtaria dhe realiteti i ligjit, “Semiotika e ligjit”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat