Është koha për ndryshim rrënjësor me Albinin kryeministër!

Opinione

Është koha për ndryshim rrënjësor me Albinin kryeministër!

Nga: Mr. Petrit Bicaj Më: 29 gusht 2019 Në ora: 14:18
Mr. Petrit Bicaj

Ta bëjmë një analizë të thjeshtë: Bordet apolitike janë të mbushura me njerëz në shumicë të PDK-së dhe LDK-së, këto gjëra duhet ndryshuar, duhet vendosur njerëz apolitik dhe profesionist. Tash, a mendoni që një kryeministër nga radhët e LDK-së do i luftoj njerëzit e vet?!! Pak e besueshme!

Një gjë e tillë mund të bëhet vetëm nga Albini dhe VV! Lufta e pakompromis ndaj korrupsionit e krimit të organizuar: A mund të luftohet nga një kryeministër i LDK-së, kur të gjithë e dimë që jo pak njerëz nga kjo parti i kanë duart e ndyta me këto gjëra! Aspak nuk dyshoj në aftësitë e Vjosës si individ e as në pastërtinë e saj, por është e pamundshme t'i luftoj klanet dhe grupet e krimit, të instaluara në partinë ku ajo bënë pjesë, sepse janë të kyçura direkt me njerëz të fortë e me ndikim të madh në LDK.

Është interes shtetëror dhe kombëtar, që ia kemi borxh qytetarëve të Kosovës, të shkojmë së bashku në zgjedhje, por po ashtu është interes shtetëror dhe kombëtar, që në mandatin e parë 4 vjeçar, ta kemi një kryeministër të fortë dhe të pakompromis si Albin Kurti.

Është koha për ndryshim rrënjësor dhe substancial, e ky ndryshim bëhet vetëm me Albinin kryeministër! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat