Da Ya Think I’m Sexy

Opinione

Da Ya Think I’m Sexy

Nga: Kimete Berisha Më: 30 gusht 2019 Në ora: 13:08
Kimete Berisha

Merre edhe Ronela Hajatin ta këndon gjatë fushatës 'Lage lage'.

Kadri Veseli e ka zbuluar një armë tjetër m'i tërheq meshkujt që ta votojnë Partinë e tij 'seksipile'.

'Sheqeri' ka vendos me seksualizu partinë, e m'i tërheq votuesit meshkuj me prapanica të vajzave të reja, thuajse meshkujt shqiptarë janë budallë (huduma) e i mashtron me prapanicë, thuajse ky popull po vuan për b.thë, s'ka parë prapanicë me sy, dhe secili pjesëtar i këtij populli nuk e bart me vete një prapanicë personale dhe të madhe sa sana.

Aq më tepër kur dihet antropologjikisht se shqiptarët janë b-mëdhenj për nga natyra.

Nuk ka potez ma patetik dhe ofendues se ky i Kadri Veselit, madje edhe Sherone Stone e 'Instikteve të ulëta' i ka 60 e kusur por ka pas thënë se 'ende duket seksi' për t'u marrë me politikë, kurse shqiptarët, mbas Sali Berishës që e pat angazhu Çiljetën si dado m'i dhënë 'gji' këtij populli demokrat, e shkreta prej inatit që Sali Berisha e ka parë veç si sisë, e jo si njeri komplet me organe tjera, u çu masandej u mbulu me shami e i ka shfry sisat për inati të tij, se sipas psikoanalizave, meshkujve më së pari u shkojnë sytë te cuclla.

Është një varg zhargon, mixha Kadri, që përdorej në vakt tonin, kur meshkujt ashiqare provonin m'i shfrytëzu femrat veç si seks, e që thoshte, 'If you think sex is funny, f.ck' yourself and save your money'. 
Nuk është zhargon i keq me ta 'tetovirat'
përkohshëm (gjatë fushatës) në lulë t'ballit.

Por, kjo thënie vjen pas këngës së Rod Stewart 'Da Ya Think I'm Sexy'
Come on sugar let me know.

Qysh t'u kish duk ty me t'i përdor dikush vajzat e motrat, si 'seks bomba politike'? 
Se femra ka qejf m'u duk seksi, por jo m'u trajtu si seksi.

Po ju jeni të ligë, ju kujtoni se femrës i mjafton me hangër bukë me patlixhan edhe mos me filozofu shumë.

Në fund të fushatës, mbasi t'kërcasin bombat e silikonit, se 'seksi' nuk është më mish i gjallë i nxehtë por plastikë e zime e ftohtë, thirre Elvanën ta këndon 'Tavolinën e mërzisë'.

P.S. Mendoni edhe për femrat votuese, ju si subjekt seksipil politik, duhet të dini se në parti duhet të keni edhe naj bukurosh, sa për mësysh.

Ky është stil tipik i politikës klasike serbe, loja me vajza të bukura (e të reja).
I mbyllin lokalet e masazheve, për t'u marrë vet me masazh politik e m'i ngjall këtë popull 'të pa ndjenja'.

T'marroftë Zoti ?.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat