Lufta e Dytë Botërore -80 vite më pas

Opinione

Lufta e Dytë Botërore -80 vite më pas

Nga: Pirro Prifti Më: 30 gusht 2019 Në ora: 13:59
Pirro Prifti

Organizimi me 1 shtator i një Takimi  Përkujtimor në Varshavë Poloni me rastin ë 80 vjetorit të fillimit të Luftës së dytë Botërore, ka ngjallur interes të madh në botë qoftë për pjesmarrjen në këtë eveniment qoftë dhe për të papriturat që po dalin.

 Problemi qëndron në mos pranimin nga ana e shtetit Polak të pjesmarrjes së Rusisë në këtë eveniment dhe sigurisht edhe të Serbisë, por interesante në këtë problem është mos marrja pjesë edhe e Presidentit Trump të SHBA në këtë eveniment. Shkaku është se refuzimi zyrtar i Trump ka të bëjë me problemin e stuhisë tropikale të emërtuar me emrin `Dorian` e cila pritet të godasë SHBA këto ditë dhe Trump është i shqetësuar duke preferuar të rrijë në SHBA. Shpresojmë që mungesa e Trump të jetë e justifikuar.

Dihen përplasjet e forta politike, të ish vëndeve komuniste lindore dhe atyre qëndrore pas Rënies së Murit të Berlinit me Rusinë, e cila si BRSS i mbajti për  45 vjet diktaturë komuniste këto vënde, duke i përfshirë në Bllokun Komunist të asaj kohe kur bota ishte e ndare në dy Kampe të përfshira në Luftën e Ftohtë e cila përfundoi me 1989-1990 me rënien e murit të Berlinit, pas marëveshjes Regan-Gorbaçov me 1987 në Reikjavik .

Ish vëndet e bllokut lindor sidomos Polonia i a ka hedhur fajin komplet Rusisë së sotme ( në fakt BRSS së djeshme), për Paktin Ribentrop-Molotov, i cili copëtoi Poloninë në prag të fillimit të Luftës së dytë botërore, copëtim i cili egziston edhe sot e kësaj ditë. Po kështu një qëndrim të prerë anti-rus mbajnë vëndet balltike, Rumania, madje dhe Bullgaria e cila ka përfitur shumë ndër shekuj nga Rusia.

Fillimi i luftës së dytë Botërore dhe vazhdimi i saj për 5 vite rresht shkaktoi tragjedinë më të madhe të shumë kohërave që nga fillimi i njerëzimit.

 Në këtë luftë u përfshinë mbi 100 milionë njerëz dhe mbi 30 shtete, dhe u vranë rreth 70-85 milionë njerëz shumica ishin nga BRSS dhe Kina; sigurisht vdekjet në masë u shkaktuan edhe për shkak të genocidit, masakrave, Holokausti, bombardimet strategjike, dhe nga uria, si dhe nga përdorimi i arëmve bërthamore.

Është pranuar se Lufta e Dytë Botërore filloi me 1 shtator 1939 pra 80 vite më parë me pushtimin e Polonisë nga Gjermania Naziste, dhe dy ditë më vonë Gjermania dhe Franca i shpallën luftë Gjermanisë.

Data për fillimin e kësaj lufte në Paqësor është pak më e hershme ajo e 7 korrik 1937 me fillimin e luftes sino-japoneze , madje dhe më herëtkur japonezët pushtuan Mançurine e Kinës më 1931.

Sidoqoftë data përkujtimore për shtetet e Europës  është 1 shtator 1939 (https://en.wikipedia.org/ëiki/Ëorld_Ëar_II).

Përsëri edhe data e përfundimit të kësaj lufte nuk është pranuar nga të gjithë. Disa pranojnë se armëpushimi i 14 gushtit 1945 është formal sepse  dorëzimi pa kushte i Japonisë me 2 shtator 1945 është dhe përfundimi zyrtar i luftës së dytë Botërore. Ndërsa traktatet e Paqes me Japoninë u nënëshkruan me 1951, dhe traktati për të ardhmen e Gjermanisë (riunifikimi) u nënëshkrua me 1990. Ndërsa Rusia  dhe Japonia as sot e kësaj dite nuk kanë nënëshkruar ndonjë Traktat Paqeje,

Fillimi i Luftës së Dytë Botërore u parapri me Paktin Rbentrop-Molotov që njihet edhe si Pakti Hitler -Stalin në gusht 1939 e cila pasoj me aneksimin e disa territoreve të Polonisë nga Gejrmania dhe aneksimin e shteteve balltike dhe nje pjese të Polonisë nga BRSS e atëehershme.

U krijuan dy Boshte kundërshtare: Boshtë Roëm-Berlin-Tokio dhe Boshti Antifashist që u krijua më vonë pas invazionit nazist ndaj BRSS,  SHBA-Angli-BRSS.

Italia pushtoi Abissininë dhe Shqipërinë, dhe sulmoi Greqinë më 19

Në 1940 u pushtua Franca dhe pjesa e papushtuar hyri nën rregjimin tradhtar të Vishisë, filloi lufta në Afrikën e Veriut,

 Po atë vit Gjermania filloi bombardimet mbi Anglinë.

Me 22 qershor 1941 u sulmua BRSS.

Në Dhjetor 1941 Japonia sulmoi papritur SHBA në Pearl Harbor dhe mbi kolonitë europianë në pacific dhe indokinë.

Vazhdimi luftës në shumë fronte midis Bllokut Nazi-Fashist Romë-Berlin-Tokio  me Bllokun Antifashist SHBA-Angli-BRSS përfundoi me fitoren e bllokut Antifashist në të cilën mori pjesë aktivisht dhe Shqipëria me anë të Frontit Nacional -Çlirimtar ku u numëruan rreth 70.000 partizanë dhe u vranë rreth 28.110 njerëz, përfshi dhe ata që vdiqën në burgje, në kampe përqëndrimi, nga uria, nga masakrat e ndodhur në territorin shqiptar ( dalan Buxheli - http://www.gazetadita.al/deshmoret-nuk-jane-numra/).

 Për këtë arësye Populli shqiptar është krenar se edhe ai dha kontributin e tij, kontribut i cili në raport me popullatën renditet tek shtetet që e vuajtën më shumë luftën e Dytë Botërore.

Kjo datë, data e 1 shtatorit të vitit 1939, do të përkujtohet si një mësim dhe një eksperiencë e hidhur e popujve të botës se ku të çon ekstremizmi politik i udhëheqësve anormalë që fusin popujt në luftë.

Shpresojmë që ky mësim i hidhur të mos përsëritet më, dhe duke kujtuar të rënët duhet të punojmë dhe të kontribuojmë më shumë për Paqen brënda vëndit dhe atë në Botë dhe të parandalojmë një Luftë të Tretë Botërore, e cila do të ishte edhe më tragjike se kjo që ndodhi.

Urrejtja dhe Konfliktet në të çojnë asgjëkundi dhe nuk kanë të ardhme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat