Zhurmë, vetëm zhurmë

Opinione

Zhurmë, vetëm zhurmë

Nga: Fatmir Lohja Më: 31 gusht 2019 Në ora: 08:54
Fatmir Lohja

Në këtë verë, me vapë shumë,nuk gjen robi rehati askund. Edhe në ndonjë ambient me kondisioner,  sa të hapësh televizorin, si fanti spathi ,në ekran  zhurmojnë politikanët. Ashpërsai e skajshme në shkapetjet e pozitës me opozitën e rrugës zhurmon kudo. Opozita aktuale parlamentare,më serioze, është distancuar nga konflikti i ashpër politik i  ditës. Nga shumëkush qetësja e tyre po vlerësohe nga dita ne ditë. Më mirë të mos flasësh, se të citosh broçkulla në mes të vapës.

Kush e beson poziten se:” Edi Rama është Skënderbeu i kohës. Me Kalorësin e Legjionit të Nderit në krye , dhe me anë të PPP-ve si  teori ekonomke, po e   degdisin Shqipërinë nga fitoria , në fitore.”

Në krahun tjetër, sa hap mikrofonin një nga opozitarët e rrugës, pavarësisht nga mosha, arsimi, kontributi në politikë, nis të shajë me libër shtëpijë liderin e pozitës .Tëra fajet i  ka Edi Rama. Për të bindur dëgjuesit, se po tregojnë të vërteten, dhe vetëm të vërtetë, kanë mprehur lapsat shumë hollë,për të qëmtuar në biografitë e kundërshtarëve politikë, me kënaqësinë e komunistëve fanatikë. Vini re me kujdes shqup-sat kur dalin të telendisin filanin! Pasi i lexojnë për faqe ë zezë, fjalët qe u kanë shkruar në letër, kalojnë në nënqeshje cinike,që u  lexohet lehtësish ne fytyre,se   se po  mendojnë të njëjtat gjëra :” I kalla nanën edhe filanit!”

Eshtë ca e çuditshme për opinionin publik ku fenomen i ri. Një parti, që e mban veten për të djathtë, dhe antikomuniste me damkë, po na rikujton konfliktin e ashpër të luftës së klasave. Ne komunizëm nuk ishte partija, por leva e saj, Fronti Demokratik, që merrej me të tilla pislliqe.I kanë prishur karieren shumkujt, duke i paditur  për një antenë televizori,me arsyetimin  se e ka degjeneruar , duke parë kanale televiziv të huaja.

Konflikti nuk ka asnjë shënje  zgjidhje ,as  në prespektivë. Shqup-st nuk bëjnë asnjë lëshim .Nuk i  heqin nga goja sloganet : “ Rama ik! Duam shtetin në tavolinë!”Historia tregon, se kodosh shtetin, as mbretërit nuk u kanë lëshuar princave, pa u fa për hak të qejfit .

Pushtetarët, të bindur, se nuk kanë bërë asnje gabim ,ulin kokat ,dukë thënë  proverbin e vjetër:” Qëntë le të lehin, se karvani shkon gjithnji përpara, deri sa të na mbështesin oligarkët!” Të huajt mbeten indiferentë :” Kokën thefshi! Nuk ndërhyjmë për ndermjetësim! Konflikti është artificial ,alla shqiptar,prandaj ende nuk u kuptojmë qartë.”

Ai që duhej ta qetësonte këtë situatë,Presidenti i Nderuar I Republikës, i ka turbulluuar më keq ujrat e bardha. Sipas tij,  me trembëdhjetë tetor 2019  janë zgjedhjet në Shqipëri. Nga lartësitë e Korabit,deklaron se atë ditë zgjedhjet do të jenë për Presidentin e Republikes, që do te votohet direkt nga populli. Nga bregdeti i Gjirit te Lalzit,deklaron se votimet do të mbahen  për pushtetin qendror edhe lokal. Nga Presidenca thotë  ndryshe: “Rama reago! Zgjedhjet në tetor do të jene vetëm për pushtetin lokal.

Dihet  nga ë gjithë,se për trëmbëdhjetë tetorin janë djegur tëra afatet ligjore ,për t’u bërë  garë e ndershme elektorale, si  për presidentin,si për pushtetin qendror,si për pushtetin loka, ose edhe për variantin gjithperfshirës. Kushtetuta, dhe mungesa e Gjykatës Kushtetues, i  bën lëmsh tëra punët.

Këtë zallamahi , edhe LS-istat ende nuk i japin dum ,se çfarë qendrimi duhet të mbajnë në publik. Edhe shkollëshumti LS-ist,nuk po i ngul,e nuk po i zhgul, në tru, idetë e sheftit tij.Eshte befasuar, kur nga goja e shefit , ka dëgjuar se Rama e paska shkatërruar me qëllim  Gjykatën Kushtetuese.Shkollëshumtit i ka mbetur gozhdë në tru,që të vetmen gjygjtare të kushtetueses,e cila kaloi vitingun, Rama nuk pranoi ta emeronte në një post tjetër më të rëndesishëm.

 Për “rastësi “,në këtë verë të nxehtë , me zhurmë shumë, për njoftimin e dicitalizimit të stacioneve televizive, është bërë një reklamë me shumë humor, e cila po përcillet më kënaqësi nga shikuesit e shumtë. “Rama Ik! Basha IK Kot ziheni ju të dy, se i mori Likja të gjitha modemat!”

Pse po pëlqehet më shumë  kjo reklamë, në krahasim më të tjerat?- me të drejtë mund të pyesi, ai që nuk e ka parë. Dikush e pëlqen se debati është i shkurtër. Të  tjerët shijojnë lojën e mrekullueshme të aktorëve të humorit . Militanet e palëve po  kënaqen. U duket që komandanti i tyre, është më cilësor, e më trim se rivali. Shqiptarët mbarë,me anë të humorit po  kuptojnë,se kush  ka dalë t’u prijë në ballë. E gjthë zhurma është vetem mediatike. Nënzërat , pëshperisin, se zhurmuesit ,i këmbejnë çeqet në valutë,me shumë  dashuri dhe respekt. Nuk i besoj thashethemet, ndonëse më ka rënë ne sy, se të gjitha palët në konflikt, po ngjallën në trup nga dita në ditë,në një kohë qe kanë kasavetin në gjoks, për ta bërë Shqipërinë zonjë buzë Adriatikut. Ec e merre vesh këtë kontraditë  mjeksore!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat