Znj. Vjosa Osmani, “Zonjë e fortë” në politikën në Kosovë!

Opinione

Znj. Vjosa Osmani, “Zonjë e fortë” në politikën në Kosovë!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 31 gusht 2019 Në ora: 08:56
Vjosa Osmani

Që me zgjedhjen e zotit Isa Mustafa si kryetarë i L.D.K.-së, pata besim se në politikën në Kosovë do të vijë një frymë e re, një “model i ri” politik!

Menjëherë mbas fitores së zotit Mustafa filloi të dalë në skenën politike emri i Znj. Vjosa Osmani si kandidate e L.D.K.-së për kryeministre e Kosovës!

Biles, pa u ngutur, me gjithë të papriturat që ka politika, mendoj dhe shpresoj se shteti i Kosovës do të ketë për herë të parë hë histori një grua kryeministre, Znj. Vjosa Osmani!

Shkollimi perëndimor, gjuhët e huaja perëndimore dhe lindore, idetë politike, studimet në S.H.BA., krijojnë një “personalitet politik” të një gruaje, që mund të bëhet edhe një zonjë jo e hekurt, por e “fortë”  me vizon të qartë në politikën kosovare!

Së pari znj. Osmani do të ndikojë pozitivisht në politikën e brëndshme në Kosovë!

Së dyti Znj. Osmani do të jetë një model tjetër për politikën e jashtme në Kosovë, sic deklaron presidenti i Francës Emmanuel Macron:” Në një botë që po ndryshon në mënyrë strategjike dhe gjeopolitike”!

Para disa ditësh lexova një intervistë brilante të Znj. Osmani.

Kam bindjen e plotë se Znj. Osmani do t’i kthej fjalët në vepra në të mirë të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, do të sjellë një “frymë të re, vizion të ri” në politikën kosovare!

Dje lexova një lajm të rëndësishëm pwr kandidimin e Znj. Osmani: “C.D.U. mbështet kandidimin e Vjosa Osmanit. Politikanët e rinj, energji dhe vizion i ri për Kosovën”! Nicolas Loeber, anëtari i C.D.U.-së së kancelares Angela Merkel dhe anëtar i Bungestagut gjerman, ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës e ka caktuar Vjosa Osmanin si mandatare për kryeministre në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.

Kandidimin e Osmanit ai e sheh si një mundësi që Kosovës t’i jepet një vizion dhe energji e re për të ecur përpara.

Ky lajm tregon qartë mbështetjen e Znj. Agela Merkel dhe Gjermanisë, për kandidaturën e Znj. Osmani!

Politika gjermane dhe vecanërisht C.D.U., kanë mbështetur vazhdimisht politikën e L.D.K.-së dhe profesorit të ekonomisë Z. Isa Mustafa!

Së dyti formimi dhe studimet në U.S.A., i Znj. Osmani të krijojnë besimin e plotë vazhdimsinë e marëdhënjeve të shkëlqyera me partnerët tanë të medhenj, Sh.B.A-të, me një vizon të dhe energji të re!

Këto ishin dy fjalë të sinqerta dhe reale për Znj. Vjosa Osmani si “kandidate  e forte” e një kryeminstreje, me vizion dhe ide të reja për të ardhmen e shtetit të Kosovës!

Suksese Znj. Osmani suksese Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat