Letra xhentëlmene e Albin Kurtit

Opinione

Letra xhentëlmene e Albin Kurtit

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 31 gusht 2019 Në ora: 16:25
Albin Kurti

Letra xhentëlmene e Albin Kurtit e la me gishtë në gojë e pa frymë Isa Mustafën. Gjesti politik i Kurtit për bashkimin e LVV-së me LDK-në me kushte shumë të volitshme për Vjosa Osmanin e Isën, është deklaruese jo për xhentëlmenin politik Kurtin, por për ngushtësinë partiake të Isa Mustafës.
Letra e Albinit mund të konsiderohet si antologji politike e të fituarit ende pa mos filluar fushata zgjedhore, kjo letër politike ia qartësoi popullatës së Kosovës se ke duhej votuar.
Oferta politike e Kurtit ndaj LDK- së ishte për të mirën e R. së Kosovës, për mposhtjen e së keqes qeveritare, kurse refuzimi i LDK është për mbjelljen e së keqes qeveritare për shkak interesava të ngushta partiake.
Letra e shkëlqyer e Kurtit do lë gjurmë e vlerë politike, kurse refuzimi i LDK-së do mbetet pa gjurmë, pa asnjë vlerë politike. LVV sakrifikon vetveten për të bashkuar, ndryshuar, ushqyer, rritur e forcuar qeverinë e Kosovës, ndërsa refuzimi i LDK-së është për të ushqyer, rritur, forcuar grupet korruptive partiake në vazhdimësi e jo Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat