Kosova dhe gënjeshtra diplomatike e një polici të keq të Serbisë nëpër botë Ivica Daçiq - Bota Sot
Kosova dhe gënjeshtra diplomatike e një polici të keq të Serbisë nëpër botë Ivica Daçiq

Opinione

Kosova dhe gënjeshtra diplomatike e një polici të keq të Serbisë nëpër botë Ivica Daçiq

Nga: Beqir Sina Më: 1 shtator 2019 Në ora: 17:00
Beqir Sina

Deklaratat e Ivica Daçiqit, mbi mos njohjen nga Serbia të Kosovës, “kurr!”, dhe ato “xhevahiret”, e mbështejes sërbe të fushatës presidenciale, me preferencë partiake, të kujtojnë shumë atë vallen - “Dy hapa përpara, dhe një mbrapa”. Javën e kaluar, Daçiqi deklaroi se "ka qe 10 vjet, që Kosova, në Uashington, është bërë tabu. Dhe, askush nuk mund të thotë zyrtarisht të vërtetën …”

Dhe, kështu përrallat u thanë, gënjeshtrat u thanë, në të gjithë botën, kudo që “brodhi” e “shetiti” Ministri i Jashtwm i Serbisë, Iica Daciqi, duke murrmërirë që Kosova është e jona ….. Kjo është Kosova, është e jona dhe çfarë nënkupton kushtetuta dhe ligjet tona në Serbi”.

Një shprehje popullore në të gjithë botën thotë: “mos thuaj asnjëher kurr!” se nuk i dihet!

Ai ka thënë se:“Serbia, nuk do të hiqte dorë nga Kosova, për një datë për të filluar bisedimet e pranimit në BE:"

Mirëpo, ja që Serbia, si thotë Presidenti i saj sot, është e gatshsme të hyjë përsëri shumë shpejt në bisedime me autoritetet e Prishtinës.

Ndërsa, Daciq, deklaron se “Ne (serbet) nuk kemi asgjë tjetër për të propozuar përveç mos njohjes së pavarësisë së Kosovës, dhe kurrë nuk do ta bëjmë atë. Të gjithë duhet të dinë një gjë: ne nuk do të heqim dorë nga interesat tona legjitime vetëm për të marrë një datë për fillimin e anëtarësimit në BE.”

Sigurisht, deklarata të tilla kontradiktore ngjallën disa komente dhe pyetje në lidhje me atë që donte të thoshte Daçiqi.

Kjo do të thotë kryesisht se Daçiqi, duket se është në rregull me mendimin publik, të serbëve në Serbi, ose të paktën po i ndjek ata nga afër. Ashtu siç bëri ai me atë deklaratën e paqarta, në B92 kur publikoi një studim të ri që sugjeron që pozicioni i tij është një pasqyrim i mirë i mendimit popullor në Serbi, por jo nëpër botë.

Simbas, sonadazhee më të fundit thuhet se një shumicë e qartë, në Serbi prej 63% mendojnë se Kosova, është e pavarur. Në të njëjtën kohë, shumica (65%) do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga anëtarësimi në BE, nëse nuk ka një kthim të Kosovës, në sundimin serb, nëse ishte i mundur, dhe, 28% merr mendimin e kundërt, duke reflektuar pozicionin e dytë të Daçiq-it.

Sigurisht, të gjitha opsionet e fundit të Ministrit të Jashtëm Ivica Daciq, duken si një zgjedhje mashtruese : “Ndërsa anëtarësimi në BE është realist, nëse është një kthim i Kosovës nën sundimin serb,” tingëllon plotësisht mision i pamundur. Kështu, zgjedhja e dhënë është midis një qëllimi larg dhe një pamundësie.

Pra, a do të thotë kjo që serbët preferojnë Kosovën mbi BE?

Së pari, BE dhe Kosova kanë diskutuar për gjashtë vitet e fundit: së pari si politik paralele dhe së fundmi gjithnjë e më shumë si alternativa. Numrat sugjerojnë që qytetarëve nuk u pëlqen të detyrohen të bëjnë zgjedhjen ose nëse e bëjnë këtë, ata mund të zgjedhin Kosovën.

Së dyti, nëse alternativa është midis përfitimeve materiale (alternativa kryesore me anëtarësimin në BE) dhe "detyra patriotike", Kosova, fiton si një përgjigje të saktë hipotetike patriotiko-politike. Pra, nuk do të ishte e vështirë të zgjedhësh BE-në, për sa kohë që inkuadrohet si një zgjedhje ‘vetjake’ ekonomike mbi zgjedhjen e Kosovës. Kjo është edhe më shumë pasi zgjedhja e Kosovës në një sondazh opinioni nuk ka ndonjë kosto praktike apo pasoja. Si pasojë, një komentator politik i pavarur europian do ta konsideronte sondazhin si një reflektim të pragmatizmit të mbështetur me pak vetëflijim hipotetik nacionalist. Qytetarët mund të jetojnë me Kosovën si një vend i pavarur, por duket se nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga simboli i kthimit të mundshëm të Kosovës në Serbi,d.m.th njohjes së plotë.

Pra, çfarë do të thotë kjo për politikën e qeverisë serbe?

Deklaratat kontradiktore të Daçiqi sugjerojnë se ai e kupton opinionin publik më mirë se cilindo nga paraardhësit e tij. Sondazhet e opinioneve gjatë dekadës së kaluar në Serbi shpesh kanë treguar përfundime të ngjashme si ai i sondazhit te fundit. Sidoqoftë, paraardhësit e tij nuk ishin të gatshëm ose të paaftë për të kapur pragmatizmin dhe theksuan qëllimin e dëshiruar dhe jorealist për ta mbajtur Kosovën pjesë të Serbisë.

Kur Daçiqi i quajti gënjeshtra politikat e qeverisë serbe, ai gjithashtu e quajti qartë se fajin për humbjen e Kosovës, e kanë paraardhësve të tij. Mundësia për të bërë një argument të tillë humbi së pari nga Gjindjiq dhe më pas pasardhësit e tij. Sigurisht që tani duhet një Chutzpah e konsiderueshme për të bërë këto deklarata, duke marrë parasysh që Daçiq jo vetëm që ka qenë në qeveri që prej vitit 2008, por ka mbështetur edhe qeverinë e pakicave të Koshtunicës 2004-07.

Dekleratat e Ministrit te Jashtem Ivica Daciq, e lën Serbinë në një pozicion më pragmatik dhe jo-realist. Rutina e politikës së keqe e Daçiqit, nëpërmjet këtyre dekleratave, ka për qëllim të kënaqë opinionin publik, por edhe të lëvizë Serbinë drejt pajtimit me këtë realitet të ri. Kjo nuk do të thotë që ai nuk do të bëjë pazare dhe se gjetja e një modus vivendi për Serbinë dhe Kosovën do të jetë e vështirë, por deklaratat e tij sugjerojnë që optimizmi i diplomatëve të BE-së mbi negociatat Serbi-Kosovë, mund të jetë i justifikuar.

Po ashtu, Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se populli serb sigurisht nuk do të ketë “armiq më të mëdhenj” nga ish-presidenti i SHBA-ve Bill Klinton dhe sekretarja e shtetit Medlin Ollbrajt.

"Si janë sjell demokratët në kohën e dinastisë Klinton ndaj popullit tonë, e kemi provuar në lëkurën tonë në vitin 1999. Ata ka zgjedhur që Serbia të jetë armiku i tyre, nuk zgjodhëm ne", citohet të ketë thënë Ivica Daçiq.

Njëkohësisht, dekleratat e fundit të tij si një diplomat janë tërësisht të genjeshtra, kur ai deklaron mbi numërin se amerikano-serbve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Daçiq qe ai që deklaroi tre javë më parë se do të organizojë serbët që banojnë në SHBA, për të zyrtarizuar mbështetjen e tyre për Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Daçiqi pretendoi se si Ministër i Jashtëm, ai do të "organizojë zyrtarizimin e mbështetjes për Trump në zgjedhjet e ardhshme", që faktikisht i bie të jetë e pa mundur mbasi është në kundërshtim me ligjet amerikane, të zgjedhjeve në SHBA.

"Nëse e bëjmë me zgjuarsi, nëse i bashkojmë ato vota, ne do të krijojmë një pozitë më të mirë me administratën e re", deklaron Daçiq për "Srpski Telegraf", duke shtuar se 650,000 serbë jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Mirëpo, ai mundohet të gënjejë, serbët, por nuk mundet të gënjejë Amerikanët. Sepse, çdo parti Republikan e Demokrat, në çdo fushat kan pjesë të tyre edhe një staf trategjik, që merret edhe me votat e komuniteteve.

Natyrisht, bazuar në listat e përpiluara nga statistikat e Censues - Regjistrimit kombëtar në SHBA, të cilat në se i referohemi statistikave e nxjerrin edhe më gënjeshtar dhe manipulues me shifrat e serbëve, Ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq.

Numri i serbo-amerikanëve të deklaruar të "prejardhjes serbe" simbas Census-it, janë:

Një total prej 187,738 qytetarë të Shteteve të Bashkuara të cilët kan deklaruar përkatësinë etnike serbe në vitin 2010 dhe për vitin 2012, ka një vlerësim prej 199.080. Mirëpo, ka shumë të ngjarë që në mesin e qytetarëve që deklaruan përkatësinë etnike, kan qenë të gjithë, Jugosllavë (328,547 në 2010; vlerësimi 310,682 në vitin 2012), përfshirë, kroatët, sllovenët, malazezët, boshnjakët, maqedonasit, dhe disa shqiptar të Kosoës, që nuk i kish ndërruar pashaportat, dhe gjithashtu janë serbët si shtesë etnike.

Qendrat kryesore të vendbanimit të serbve në Shtetet e Bashkuara përfshijnë Chicikago, Neë York City, Milëaukee, ku simbas regjistrimit kombëtar Census, secila prej tyre nuk i kalon të 30 mijë. Ndërkohë që me 12,000 serb janë, Pittsburgh, Phoenix dhe California.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat