Paternalisti hibrid i Serbisë Aleksandar Vuçiq - Bota Sot
Paternalisti hibrid i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Opinione

Paternalisti hibrid i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Nga: Milazim Maraj Më: 4 shtator 2019 Në ora: 09:48
Milazim Maraj

Ky hibrid shqiptaro serb i zgjedhur President i Serbisë, duhet të tregohet shumë antishqiptarë që të bind nacionalistet serb së nuk është shqiptar.

Presidenti serb Aleksander Vuçiq dje me gishtin tregues të ngritur lartë reagoj më kerrcënim për plagosjen e të riut nga Mitrovica që është i minoritetit serb. Ai tha se edhe më herët kishte treguar për rrezikun e hapjes së urës. “Ky është lajm i keq ne kemi luftuar kundër kësaj gjatë gjithë kohës. Kjo ishte arsyeja pse unë thosha se sa ishte e rrezikshme hapja e urës” përfundon Vuçiq.

Ai nuk e pranon se përleshja e të rinjve ka ardhur si rezultat i politikes shoviniste antishqiptare të Aleksander Viçiqit. Vuçiq do të ishte mirë që publikisht të deklaroj gabimin e tij më politikën antishqiptare e cila ka krijuar armiqësi jo vetëm më shqiptaret por më të gjithë fqinjët që i ka Serbia. Vetëm Rusisë dhe piramidës shtetërore serbe u konvenon politika e konflikteve. Rusia më këtë ruan ndikimin e vet në Ballkan kurse piramida serbe ruan pushtetin e fituar më kontrabandë dhe krime të organizuara. Këtë politikë Vuçiq e trashëgoj nga paraardhësi i tij Millosheviq. Vetëm mbi gamen e konflikteve ,krimeve dhe të fatkeqësive njerëzore Vuçiq dhe Daçiqi i vogël dhe klika e tyre, mund të qëndrojnë në maje të piramidës serbe.

Më herët pasardhësi i tyre krimineli i Balkanit dhe tani këta përdorin serbet e Kosovës mish për top, që vet të jenë të qetë në kolltukët e tyre në Beograd. I riu serb i lënduar është viktimë e hegjemonisë serbe, viktimë e botëkuptimit konfliktuoz të krijuar nga shteti kriminal serb. Këso viktima do të ketë në vazhdimësi jo vetëm në Kosovë por kudo që ka serb të indoktrinuar edhe në Serbi, deri sa ultra nacionalistet kriminel e udhëheqin Serbinë. Kjo është një politikë e vjetër serbe që për gjeneratën time janë shumë bajate nga se janë shumë të përsëritur. Por edhe kur nuk ka shqiptarë për të i akuzuar serbet prodhojnë krimin vet dhe pastaj e përshkruajnë sikur i kanë bërë shqiptaret, sikur në rastin e Oliver Ivanoiqit, apo rastet e krimeve para lufte në Kosovë. Vuçiq kërkon mur në mes të shqiptarëve dhe serbeve.

Më këtë logjikë ai duhet të ndërtoj shumë mure. Para disa ditesh në Beogradë pati rrahje masive të përgjakshme. Apo si do ta shpëtojë kryetarin e vet në Zubin Potok Serdjan Vuloviq të zgjedhur më vota të kontrabanduara nga Serbia. Këtë e rrahu Milosh Cucoviq-Grizli për shkak se Kryetari i Komunës së Zubin Potokut e ka ngacmuar seksualisht motrën e tij Nevenen.

Politika e konflikteve e instaluar nga ky biqim presidenti po jep rezultatet e veta negative edhe brenda llojit, dhe Serbisë. Ekipe të veçanta Vuçiq dhe klika e tij nxjerr rrugës për të torturuar shqiptaret që vijnë nga Europa për pushime në Kosovë. Shteti Serb shantazhon dhe plaçkit shqiptaret në pikat kufitare Hungari- Serbi dhe Serbi Kosovë. Rrahje, vrasje e përgjakje në Serbi ka vazhdimisht, ky është produkti i shtetit të udhëhequr nga kriminelet serb. Çdo gjë këputet kur t’ hollohet vetëm diskriminimi këputet kur të trashet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...