Letër babait komandant

Opinione

Letër babait komandant

Nga: Ilaz Hysaj Më: 4 shtator 2019 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Komandant Fisi ngeli i shtangur atë ditë. Djersë të ftohta akull  përshkuan ballin dhe trupin që mezi mbahej në këmbë. Ai filloi të dridhej. Këmisha e bardhe sikur po i nxhitej për rruze të shpinës. Liroi shpejt kollaren që po i zinte frymën dhe u shtri në kanapenë e kuqe prej lëkure viçi  Roche Bobois. Vendosi letrën e Dardanit mbi gjoksin e trazuar, sikur një jorgan që mbulonte zemrën e queme peshë nga  trishtimi, sikur  për ta penguar atë të dilte nga vendi. Me sy të mjegulluar fiksoi llusterin e madh me gurë  diamanti prej Sfarofski. Pa dashje filloi t’i numrojë kristalet e tij , ashtu  sikur numronte dikur delet e bardha me sy të mbyllur, netëve të gjata në stane  kur ishte fëmijë e nuk e zinte gjumi. Nuk kishte fuqi të ngrihej as ta merrte telefonin në xhepin e palltos  së varur në penderi.  Mbylli sytë lodhshëm , frymëmarrja i bëhej e rëndë, gjithnjë e më e ngadaltë.

Komandant Fisi ra në  gjumë të thellë. Fytyra e bardhë qull nga djersa i ngjante më shumë  një kufome të nxjerrë nga uji. Telefoni cingërroi shurdhër disa herë  në pallton e varaur në penderinë e bukur Nicchia, porositur enkas nga Italia e që Komandant Fisi i kishte bërë dhuratë surprizë  Hasimes për ditëlindjen e dyzetë, dy muaj para se ajo të ndërronte jetë nga kanceri i shpërndarë pa shpresë.

Komandant Fisi u zgjue befas nga krisma e zilës së shtëpisë. Si nëpër  mjërgull dalloi në ekranin e viziofonit fytyrën e postjerit me një pako në dorë. Përgjumshëm hapi derën, nënshkroi  pranimdërgesën dhe vendosi pakon në tavolinën e qelqtë të sallonit. Nuk e hapi atë edhepse me padurim e kishte pritur  më shumë se një javë.

Bëri shpejt një dush freskues në banjon  ngjitur me suitën luksoze. Nxori telefonin nga palltoja. Ai kishte marrë dhjetë thirrje në mungesë, por asnjëra nuk vinte nga Dardani, as nga Doruntina e as nga vajza Saranda. Bëri nje kafe espresso dhe u ul në fotelën që ipte nga dritarja e madhe drejt kopshtit të bukur. Tri thirrje ishin nga drejtori i Swiss Diamond Hotel , dy nga Inerflora , dy nga parku i limuzinave luksoze ku ai kishte porositur Mazzeratin për dasmën e Dardanit. Tri thirrjet tjera ishin me numër privat. Shpresa se mos njëra nga këto thirrje ishte ajo e Dardanit apo Doruntinës bëri që komandant Fisi ta linte kafen përgjysmë për t’u mbyllur në byronë e tij ku zakonisht i bënte telefonatat zyrtare, edhepse atë dite ishte krejtesisht vetëm në shtëpinë e tij të madhe.

« Personi që keni thirrur për momentin nuk ka qasje në rrjet, ju lutemi provoni më vonë »…Provoi nje herë , dy herë, shumë herë , Dardani nuk e qonte telefonin.

Kishin ngelur vetëm edhe tri ditë nga Dasma madhështore që ai kishte pregaditur për Dardanin dhe Doruntinën në Hotelin më prestigjioz të kryeqytetit. Kishte ftuar ministra , deputet, njerëz të biznesit miq dhe shokë të luftës, familjarë edhe nga më të largët. Kishte porositur tri grupe muzikash nga më të shtrenjtat, dy animatorë nga Shqipëria dhe tri grupe televizive për të imortalizuar dasmen që pretendohej të ishte më e bukura dhe më e shtrenjta në kryeqytet.

Doli nga Byroja i zverdhur dyll. Ngjiti shkallëvë të bardha prej mermeri me parmek inoxi. Ndaloi në katin e tretë dhe u fut në dhomën e bukur të Dardanit. Vështroi rreth e qark. Dhoma  iu duk tmerrësisht e madhe dhe e ftohtë. Nuk kishte as një javë që kishin sjelle dhe montuar krevatin luksoz , ormanin dhe komodinën  Bertrand Prestige që vinin nga Haute Normandia.

Ngadalë dhe  tinëzisht, komandant Fisi  hapi sirtarin  e parë të komodinës. Përmbi grumbullin e fotografive vëçohej një foto e zmadhuar  bardh e zi. Ishte fotoja e babës së tij Mazdrek Shahinit që Dardani e donte tej mase kur ishte fëmijë. Iu kujtue ajo skena kur Dardani i kishte hypur në shpine gjyshit derisa  përkulej ne sexhade gjatë faljes së namazit, dhe ai ngritej e ulej bashkë me Dardanin në shpinë.  Iu kujtua ajo skene kur pas mabarimit te faljes ai kishte kapur Dardanin  nga shpina e gjyshit dhe kishte ngrehe zhag për toke  duke e  goditur me shpulla në prezencën e tij.

Iu kujtua mallkimi i babës që me lot i kishte bërë atë ditë : » Allçak allçaku, pis pisi, ti kurr njeri ski mu bâ, po  a rrehet sabija pa ba kurxha edhe ata nersy meje, he zoti xhenazen ta marroftë »

- Po të ka hypë në shpinë o babë ta ka prishë namazin.

-Ti po ma kallxon namazin he jezit jeziti, niqind namaza i prishi e qefin e nipit nuk e prishi he qyfar, bre  pis pisi, po kah dreqin gajte bre katil ! »

Mbylli shpejt sirtarin dhe bashkë me të edhe babën që iu duk se doli nga fotografia. Me frikë iku nga aty, kaloi pran dhomës së Sarandës por nuk guxoi ta hapë portën. Sillej vërdalle kat më kat, dhomë më dhomë, si një somnambul. Shtëpia atë ditë iu duk shumë ë madhe, shumë  e ftohtë dhe tmerrësisht e frikshme…

Nga pushimorja e shkallëve vështroi sallonin. Iu duk sikur në kanape pa Rushitin me syza të zeza dhe kokë të rrueme me çantën e zezë si te bllagajnikut.

-O zot ndihmom , klithi komandant Fisi, shpresoj të jam në ëndërr !...

Zbriti ngadalë shkallëve me sy gjysem të mbyllur dhe me  gjysëm fryme. U nis drejt kanapesë. Rushiti nuk isht aty. Shiqoi  rreth e qark, nuk kishte njeri.

Iu duk sikur dëgjoi krismën e mbylljess ë derës, vrapoi dhe kapi bravën,  dera ishte mirë e mbyllut me çels.

Çfarë po ndodhte atë ditë me komandant Pisin, në shtëpinë më të bukur të Prishtinës, tri ditë para dasmës së djalit që ishte zhdukur pa gjurmë.

U ulë i dërmuar në kanape. Mori edhe nje herë letrën e Dardanit dhe fillloi ta lexojë për së dyti, por kësaj radhe me zë, sikur donte të vërteteonte nëse e gjithë kjo mos ishte vetëm një ëndërr e keqe.

"Babë i dashtun,

Para se të lexosh rrjeshtat në vijim, deshta të kërkojë falje për dhimbjen eventuale që do të shkaktojnë fjalët e mija. Ti do të mbetesh gjithmonë baba im, dhe unë djali yt edhepse nganjëherë kisha dashur të ishte ndryshe, shumë më ndryshe.

Më kujtohen ato çaste kur ti zbrite nga mali dhe une me nanën e Sarandën u kthyem nga kampi,në shtëpinë tonë të vjetër. Kurrënjëherë nuk të kisha parë ta parqafosh aq gjatë nanën, mua dhe Sarandën. Shtëpia ishte dëmtuar por ti punën e parë qe bërë ndeze koftorin me copa druri që unë dhe Saranda mblodhëm në oborr. Mami qëroi një mollë që kishte ruajtur në xhepin e palltos nga ndihmat e kampit. Lëvorën e mollës e hudhi mbi stufen e skuqur nga zjarri kurse mollën e qëruar e ndau në kater pjesë. Aroma e lëvoreve të djegura të mollës mbushën dhomën tonë që atë natë mu duk më ë ngrohtë se kurrë. Flemë të gjithë së bashku, unë më një sunxher me Saranden kurse ti në shtratin e vjetër me nanën.

 

Shtëpinë e rregulluam shpejtë, na ndihmuan edhe fqinjtë dhe unë nisa shkollën.

Ndjehesha shumë kenar kur më qaujshin djali i komandant Fisit.

 

Pas një muaji, ti babë, vendose të prishesh shtëpinë e vjetër për të ndërtuar një të re dhe të madhe. Edhe nana kishte qejf se gjithëmonë ishim rritë në fukarallëk dhe lakmonte shumë shtëpinë e axhës që punonte ne Gjermani. Kur e shite arën e vadës dhe nana të pyeti , o ti njeri po me çka do të mbesim gjallë, ti i pate thënë hajt moj grue mos ta ninë se badihava nuk kemi luftue.

Edhepse kisha vetëm 12 vjet mu dhimbt shumë ajo arë, ku shpesh flejshim verës ne koliben me talla bashkë me nipat dhe mbesat që vijshin nga shehri.

Mu duk sikur na i shite andrrat.

Kur bageri rrëxoi shtëpinë e vjetër unë pata qajtë me dënesë. Mu dhimbt shumë oda e babgjyshit dhe dollapi ku ai mbante mullirin e kafës , xhezven dhe katër filxhanat pa vegë që i nxirrte vetëm për mysafirët e zgjedhur.

Mu dhimbtë shumë edhe tavani i nënkulmit të shtëpisë së vjetër ku shpesh fshiheshim dhe loznim me nipat, mbesat dhe fëmijët e mahallës. Aty e kisha puthë për herë të parë një vajzë. Quhej Doruntinë, shoqe e mbesës së axhës Lah, vinte nga Prishtina.

Shtëpija u mbarua shpejtë dhe vërtetë ishte e bukur por shumë e madhe. Saherë ngjitesha shkallëve të mërmerit për të fjetur në dhomën time që gjendej në katin e tretë, me kapte nje dridhje, një lloj ftohtësie edhe në stinën e verës kur zhegu të zinte frymën. Saranda flinte ne katin e dytë kurse ti me nanën patët zgjedhe katin e parë afër banjos me kadë dhe dhe dush që vinte nga Italia. Kishim edhe tri dhoma tjera të zbrazëta por në to asnjeherë nuk mbajë mend të kenë fjetur nipat dhe mbesat e shehrit që rrinin me javë të tëra para luftes, në shtëpinë tonë të vjetër.

 

Gjithnjë e më shumë vinin disa burra që nuk i kisha parë më herët, Nana ju bënte meze dhe nuk kishte të drejtë të rrinte me mysafirë. Unë njeherë u pata futur pa dashje në sallon dhe pashë një burrë me kokë të rrueme qafë të trashë, duke numruar shumë duça të pareve. Kurrë nuk kisha parë aq shumë pare dhe kurrë nuk isha friguar më shumë se ate ditë.

Ngadaldalë fillova ta kuptojë se ara e vadës nuk e kishte mbaruar gjithë atë shtëpi.

Pas mbarimit të shkollës amerikane ti më regjistrovë në fakultetin privat të biznesit dhe ma bleve banesën e parë në lagjen Arbëria. Fillova ta shijojë edhe jetën e natës së kryeqytetit. Gjithnjë e më rrallë ndjeja nevojë që të shohë ty babë dhe shtëpinë e madhe në katund, sidomos pas vdekjes së nanës dhe martesës së Sarandës.

Pasi ia shite shtëpinë e madhe axhës që punonte ne Gjermani, bleve shtëpinë më të bukur të Ulpianës dhe nise ndërtimin e një banese shumë katëshe në Veternik, fillova të ndjehem shumë keq.

E kuptova qartë se ti kishe hyrë thellë në punë të pista.

Doruntina të cilën e pata puthur për herë të parë në tavanin e shtëpisë së vjetër kur isha fëmijë, nuk po ndjehet as ajo mirë në këtë shtëpi. Babai i saj nuk është i kënaqur për fejesën e saj me djalin e komandant Pisit siç filluan ta quajnë në Prishtinë komandant Fisin.

Prandaj babë kemi vendosur bashkë me Doruntinën të ikim, të ikim sa më larg. Nuk da të bëjmë të dielën  dasmen « përrallore » që ti na e ofrove ne Swiss Diamond Hotel dhe të lutem t’i çlajmërosh të gjithë të ftuarit e asaj nate duke i kërkuar falje në emrin tim dhe të Doruntinës."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat