A po vazhdon agonia e Kosovës?!

Opinione

A po vazhdon agonia e Kosovës?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 4 shtator 2019 Në ora: 21:19
Skënder Mulliqi

Kur i ndëgjon çka flasin njerëzit  vijmë deri të konstatimi, se në Kosovë  na është futur këmb ë  e krye  UDB-a, së nuk dihet kush është atdhetar e as tradhëtar?! , së  në këtë vend  është bërë rrezik për të jetuar , së në institucione, administratë , në shkolla,  shëndetësi …e ka futur ndikimin politika ditore  , së është humbur  edhe barabarësia njerëzore. Në anën tjetër, Kosova po përshkruhet si vend I korrupcionit  , së në këtë vend po tumirën të papunësuarit  enorm …. Shumë autobus më plotë të rinjë po e braktisin vendin, të sëmuarit  po vdesin si të ishin  miza…Dhe, kështu keq po ecin ditët dhe vitët duke shpresuar së  do të bëhët mirë.

Mediet gjithnjë e më pak po kryejnë si duhët punën e tyre. Janë duke vrapuar më shumë pas senzacioneve, pas lajmeve të rreme , dhe  bukur shumë  duke  iu rënë daulleve pushtetare…Mos të ishte interneti do të ishim mbushur më propagandë të tipit komunist ,së gjithçka është duke lulëzuar në këtë vënd! Pak po kemi tema  për jetën e njeriut të thjesht . Po I mbushin rubrikat e tyre më lajme së si po e bëjnë jetën elita dhe njerëzit tjerë,  që shumë pak kjo ka lidhje me vlera shoqërore , dhe aq më pak I intereson kjo punë kujt në rretha politike dhe ekonomike të dobëta  që I kemi.

 Nuk është ka flet askush këtu për ndonjë cenzurë, por që  edhe rrjetët sociale dhe portalët e ndryshme ,po na servojnë budallakina të te gjitha llojeve, kjo ëshët e vërtetë . Natyrisht së këtu duhet bërë përjashtime .Të gjitha këto  po lënë pasoja . Më korrupcion dhe dukuri tjera devijante shoqërore  sikur jemi mësuar , sikur na janë kthyer në diqka shumë normale!

 Punësimet  në sektorin shtetëror më shumë po bëhën mbi baza familjare, mbi baza  partiake dhe lidhje tjera , ose duke dhënë edhe  mito.Sektori privat mos vet së si po funkcionon, gjithnjë keq  e më keq. Së tepermi kemi burokratizim, kemi logjikë provincialiste ,e shumë qka  tjetër që po na e mbyll përspektivën . Parashtrohen shumë pyetje : Së si në sferën publike të kthehet  realizmi, nese optimizmi nuk është i mundur?. Së  ende nuk është duke u pa. Kosova është duke vazhduar në agonin e saj, i ndryshuar vëtem  në forma… Shqiptarët shumica sikur kan kaluar në depresion dhe mjerim.Njerëzit janë deprimuar dhe janë mbushr plotë helm. Janë bër shumë  të palumtur .Të pa lumtur I ka bër politika e keqe.Të pa lumtur I ka bër edhe mos angazhimi I tyre , apo oportuniteti karshi ndryshimit të rrethanave  të pa mira politike dhe ekonomike   …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat