Njerëzimi ngadalë po dështon

Opinione

Njerëzimi ngadalë po dështon

Nga: Nexhat Bexheti Më: 6 shtator 2019 Në ora: 00:28
Nexhat Bexheti

Pakënaqsia sociale në botë është shumë e theksuar,dhe spiralja e antagonizmave zhvillohet me intensitetë impulsivë. Njerëzimi momentalishtë gjendet në udhëkryq. Për arsye se nuk u realizuan synimet e Globalizimit , Integrimit botrorë,zhdukja e kufijve,ndarja ndërkombtare e punës dhe ngritja e Esperantos si një gjuhë e vetme për komunikim në mes populatës botrorë.

Filluan plasaritja e informatave nga cenzuara e hekurt e pushtetarëve në qeveritë e shteteve super të zhvilluara dhe gjysëm të zhvilluara. E kemi të njohtur nga Wikilis , me rjetet sociale dhe forma tjera të cilat veprojnë , janë aq të përhapura sa që nuk kontrollohen nga shërbimet sekrete .Publikut botrorë i emitohen sekuencat e orgjive dhe çmenduri ve tjera të organizuara nga ata të cilët janë zgjedhur nga masa, dhe politikanët me llogari maramendëse miliarda dollarë, që asocon plaçkitje të shtetit.Pikërishtë kjo do ti iritojë në skajëshmëri votuesit sepse është nëpërkëmbë vullneti i dëshirës së votuesve, nga premtimet elektorale për një jetë të lumtur. Konkurenca për të plasuar informata është në kulminacion, si rezultat profiti.Nuk ka më sekrete e tëra publikohet, spontanishtë psiha e njeriut kërkon ndryshim.

Pakënaqësia e njerëzve ritet nëpër të gjitha vendet e botës! Pa dallime etnike dhe fetarë, kjo pakënaqësi i bashkon njerëzit në një forcë qytetare me ideale internacionaliste,dhe akumulohet të shpërthejë? Të kursehet njerëzimi nga shkatrimi material, dhe moral.

Njerzimi vuan për standardë jetësor,nuk i pranonë më zgjerimin e vatrave të krizave luftarake,pasi që nga shkëmbimet e fjalëve me njerëzit në mbarë botën, nëpër mes rjeteve të ndryshme sociale, njerëzit shoqrohen dhe e internacionalizojnë kërkesën e përbashkët për jetë të lumtur,nuk e pranojnë luftën. Pikërishtë këtu është dallimi në mes politikanëve, dhe popullatës popullata botrore është hapur në dialog me pjestarët e gjithë popujve të botës,ndërsa politikanët janë mbyllur në qarkun e vetësajuar, me disponimë negativ ndaj qytetarëve të vetë pastaj edhe ndaj tjerëve.

Qeveritë e shteteve e kanë kuptuar se një ditë do të shpërthejë pakënaqësia, dhe revolti i sedimentuar disa dekada mundet të kalojë në revolucion qytetarë,i ngjashëm me revolucionin socialistë. Dhe do të dështojë demokracia e pazhvilluar. Super fuqitë dhe vendet e zhvilluara nga frika kanë nisur të kërkojnë moduse për ta evitu rezikun? Këtë e kuptojmë nga lëvizjet e fundit që ndërmeren nga super fuqitë, me kërcnime luftarake me përmasa bërthamore, me qëllim që ti qetsojnë njerëzit e botës. Duke nxitur kriza luftarake lokale të kontrolluara,por sa do kontrolohen pikpyetje.

Proçest e stërgjatura sa një jetë njeriu,sot më nuk pranohen nga njerëzit, që akoma të të vazhdojnë në kërkim të rezultatit përfundimtarë, njerzimi kërkon efektivë e cila sjellë standardë jetësor më shpejtë se nga formacionet shoqrore të deritanishme, dëshirat e njeriut evulojnë nga më e thjeshta nga superiorja, vullneti do mbizotërojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat