Qytetarët po duan një shtet funksional, me prezencën të fuqishme ushtarake (tamam Ushtri) - Bota Sot
Qytetarët po duan një shtet funksional, me prezencën të fuqishme ushtarake (tamam Ushtri)

Opinione

Qytetarët po duan një shtet funksional, me prezencën të fuqishme ushtarake (tamam Ushtri)

Nga: Ragip Guraziu Më: 8 shtator 2019 Në ora: 11:57
Ragip Guraziu

Qytetarët e shtetit të Kosovës po i duan ata të përgjakshmit e jo ata të papërgjegjshmit, të korruptuarit dhe të tejkriminuar. Jo shtet të mafio-aligarke por Shtet Fuksional, Qeveri fuksionale, Kuvend fuksional, dhe presidencë fuksionale, dhe jo si tani asnjë sistem nuk e kemi funksional deri me tani.

Të kaluarën deri këtu e pamë të gjithë, inshalla kjo politik e udhëheqësve kosovarë ''VARROSET'', më 6 tetor me votimet e 6 tetorit.....

Është një fakt tepër i dhimbshëm që Kosova është një shtet i paralizuar, pa institucione funksionale, me qytetarët pa perspektivë për të jetuar në Kosovë. Është një fatkeqësi e madhe për këta qytetarë të shumëvuajtur, që nuk e kanë përjetuar akoma dorën e shtetit serioz për të mirën e tyre, dhe Kosova si shtet në letër ende po vazhdon të mbetet shteti tërësisht në duart e nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar, pra si një shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, madje edhe me kryeqytetin, me Komunën e Prishtinës tërësisht jofunksionale e deri tek sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional.

Në gjithë këtë shtet jofunksional, e vetmja gjë që funksionon deri në përkryerje është krimi i organizuar, ndërkaq sistemi i drejtësisë hesht, dhe lë të kuptojë se është lidhur fort zinxhiri i krimit të organizuar nga niveli lokal e deri tek ai qendror, në tri shtyllat e shtetit, e deri tek të gjitha institucionet, pa asnjë dallim, që ligjërisht do të duhej të ishin të pavarura e deri tek te gjitha partitë aktuale, prej atyre me të mëdha e deri tek këto të sapoformuara.

Derisa e kemi një shtet të tillë, që nuk jep asgjë për të mirën e qytetarit, që është i kapur dhe uzurpuar nga krimi e korrupsioni, edhe qytetarët me të drejtë janë të fokusuar tërësisht te liberalizimi dhe si të nisë ikja masive jashtë shtetit, sepse më qytetarët nuk shohin perspektivë për të jetuar në Kosovë, në shtetin e krimit të organizua.

Dy dekada anarki, vuajte e qytetarëve.....

Për këto dy dekada, krimit të organizuar, është shndërruar në shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, madje edhe me kryeqytetin që i ngjan një labirinti, pra me Komunën e Prishtinës tërësisht jofunksionale, e deri te sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional. Punësimet në institucionet e shtetit sipas përkatësisë partiake, lidhjeve familjare dhe atyre kriminale, e kanë forcuar zinxhirin e krimit të organizuar nga niveli lokal, e deri tek ai qendror, në tri shtyllat e shtetit, e deri tek të gjitha institucionet, pa asnjë dallim, që ligjërisht do të duhej të ishin të pavarura e deri tek të gjitha partitë aktuale, prej atyre më të mëdha e deri tek këto të sapoformuara.

Qytetarët e pakënaqur se si po funksionon Republika e Kosovës

Qytetarët, të pakënaqur me mënyrën se si po funksionon Republika e Kosovës si shtet i ri, tërësisht jofunksional dhe duke injoruar interesin qytetar, mbeten të shqetësuar nga fakti se për dy dekada të realitetit të ri në shtet ndërtim, nuk ka zhvillime pozitive, por shteti i Kosovës po vazhdon të mbetet tërësisht në duart e nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar, si një shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, edhe me Komunën e Prishtinës- kupola e kryeqytetit, tërësisht jofunksionale e deri te sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional.

Dikush po mendon se ; se shpëtimi i Kosovës do të ishte ndërprerja më e shpejtë e mandatit të këtyre institucioneve, shkuarja në zgjedhje të reja dhe pastrimi i plotë i politikës për të bërë një Qeveri më ndryshe. Siç thuhet, me Qeverinë megalomane Po aq kritikë dhe të zhgënjyer edhe qytetarët e zakonshëm. Edhe opozita po tregohet e papërgjegjshme dhe nuk po jep alternativë bindëse për ndryshim më të mirë të qeverisjes, por po bëjnë vetëm luftë karrieriste për pushtet.

 

Qytetarët po duan një shtet funksional, me prezencën të fuqishme ushtarake ( tamam Ushtri), liderët shtetëror dhe partiak qytetarët po i duan ata të përgjakshmit e jo ata të papërgjegjshmit, të korruptuarit dhe të tejkriminuar, jo shtet të mafio-aligarke por Shtet Fuksional, Qeveri fuksionale, Kuvend fuksional, dhe presidencë fuksionale, dhe jo si tani asnjë sistem nuk e kemi funksional deri me tani. Haradinaj: Për inat të Thaçit, nuk e dëmtoj Kosovën.

Hashim Thaçi në mënyrën e vet, po mundohet të sjell Serbinë në Kosovë, duke e shpërbërë edhe pavarësinë e shtetit të Kosovës, vetëm e vetëm për t’i shpëtuar Gjykatës speciale, dhe këtë mund t’ia siguroje Serbia, e shpjegon dhe e paralajmëron rrezikun për këmbim territoresh me Serbinë, të cilën shefi i shtetit kosovar po e kamuflon me shprehjen kinse ‘korrigjim kufijsh”, ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve ballkanike Daniel Serëer.

Pyetja që bëjnë qytetarët, a po kthehet Serbia përmes pushtetarëve tanë mbështetës dhe komplotist, tërësisht në Kosovë, edhe përmes Asociacionit të Komunave serbe, ku tanimë draft statuti është dorëzuar në Bruksel, ndërkaq që qeveria informatën për te do ta marrë vetëm pasi ai t`u jetë dorëzuar autoriteteve të Brukselit nga ana e ekipit menaxhues serb për themelimin e asociacionit, ekip ky i përbërë nga 4 serbë.

Si dhe pse na e kthyen kjo klase politike tradhtare e komplotistë dhe e tej inkriminuar e pushtetarëve, Serbinë “këmbëkryq” në Kosovë, edhe përmes statutit të ri të asociacionit të komunave serbe, i cili tashmë është në përfundim të hartimit dhe i cili synon e kërkon edhe mundësinë e ndryshimeve kushtetuese në mënyrë që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive.

 

Deri kur populli do te heshte dhe do te vazhdoj të toleroj pazaret mbi dhjetëvjeçarë të pushtetarëve “tygjare e komplotistë” duke filluar nga presidenti e duke përfshirë te gjithë pushtetarët e tjerë, për të rrezikuar kështu edhe fundin e shtetit të Kosovës, vetëm e vetëm që këta detyrimisht të shpëtojnë nga gjykata speciale.

Po duket janë marrë vesh për një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. Asociacioni apo 'Zajednica', në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit.

Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës. Ky rrënim do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh presidenti Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Tanimë e dimë mirëfilli që Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që e ka bërë më herët, ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese, ndërsa janë disa nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që preken nga përmbajtja e marrëveshjes. Unë konsideroj se ka qenë një skandal në vete fakti që është lejuar hartimi i një statuti për Asociacionin deri në fazën finale vetëm nga një ekip serb, dhe tani askush nga Qeveria kosovare nuk ka informacione për përmbajtjen e tij, kur kemi parasysh se asnjë shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.

Pra, po del që asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për Statutin, që do të prezantohet në Bruksel. Unë mendoj që ky nuk është lëshim i rastësishëm, por është pjesë e prapaskenave që i ka bërë presidenti aktual i Kosovës gjatë negociatave të tij të dëmshme me Vuçiqin për Asociacioni, apo siç njihet ndryshe 'Zajednica', që është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor, Asociacioni do t`ia mundësojë pakicës serbe në Kosovë një autonomi substanciale në pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, prandaj kjo është një fazë të rrezikshme për stabilitetin e vendit, të cilës situatë po i kontribuon negativisht edhe vetë kreu i Republikës së Kosovës, me konferencat e tij të panevojshme dhe me deklarimet për korrigjime kufijsh etj.

Koha do të tregojë se këtë e bëjnë vetëm politikanët e shantazhuar, që shpresojnë se, duke shitur interesat nacionale, mund t'i shpëtojnë burgut për krimet e tyre.

Vazhdimin e dinamikës gati ditore të presidentit Thaçi, që të jetë në opinionin publik me konferenca shtypi për të arsyetuar opsionin e tij të bërë publik për korrigjimin e kufijve- këmbimin e tyre mes Serbisë dhe Kosovës, si marrëveshje finale mes dy shteteve në dialogun vijues, edhe qytetarët po e shohin si një ndjesi të vetë presidentit, që për gabimet e bëra deri tani ai është duke vdekur politikisht dhe se vetëm mosveprimi më energjik i opozitës po e mban atë akoma të gjallë.

Opozita kishte vetëm fjalë, se po ta kishte seriozisht do të organizonte protesta kundër presidentit të rrezikshëm që po rrezikon edhe kufijtë e shtetit….

Duke bërë pazare për interesa personale, për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale, por edhe për t'u faktorizuar si në skenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Analistët thonë se Hashim Thaçi po e shfrytëzon Luginën e Preshevës si kartë, duke propozuar gjoja referendum për shkëmbimin e territoreve KosovësSerbi, e që nuk është gjë tjetër pos tallje me qytetarët, kur Kosova as nuk ka ligj për referendum, sepse e ka të ndaluar me Kushtetutë dhe në këtë formë Hashim Thaçi vetëm po i mbron interesat e Beogradit në Kosovë për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale, si dhe për të faktorizuar veten mediatikisht.

Të vdekur e shof Hashim Thaçin politikisht me këto veprim, por ai akoma duket i gjallë pasi që opozita e dobët po ia mundëson që të mbijetojë këto orët e fundit. Hashim Thaçi ka vdekur politikisht kaherë dhe politika e Hashim Thaçit duhet varrosur tani sa nuk është bërë vonë. Mirëpo nëse pyetemi se kush prej politikës kosovare po e mban ende gjallë atë, dihet tani botërisht se janë akoma klani PRONTO dhe opozita e pavendosur, prandaj akoma po përpiqet Thaçi që me metodën e tij të njohur të krijojë kriza artificiale që më pas të shfaqet si shpëtimtari, por tani më besoj që i ka dalë ngjyra kësaj loje politike, ndonëse ka rrezik që një sherr të madh do e pësojmë, pasi kemi duruar deri tani edhe ne vetë, ne qytetarët duke ia dhënë votën dhe duke mbajtur në pushtet këtë kastë të papërgjegjshme politike dhe atë vetë bashkë me të, Hashim Thaçin. Tani Hashim Thaçi po e shfrytëzon si kartë Luginën e Preshevës, duke propozuar gjoja referendum për shkëmbimin e territoreve Kosovës-Serbi, e që nuk është gjë tjetër pos tallje me qytetarët, kur Kosova pasi nuk ka as ligj për referendum, sepse e ka të ndaluar me Kushtetutë.

Atje po ndërtohen institucionet që i kontrollon Lista Serbe

Tani veriu i lënë pas dore veç ka filluar të marrë formën e parë të Republikës Serbe të modelit të Bosnjës, sepse atje po ndërtohen institucionet që i kontrollon Lista Serbe, e cila i përgjigjet vetëm qeverisë në Beograd, dhe injoron tërësisht institucionet e Republikës së Kosovës. Kosova me këta njerëz po shkon sigurt drejt rrugës së Bosnjës në një shtet jofunksional me të ardhmen të kërcënuar e të pasigurt Përgjegjësi e të gjitha partive politike, që ishin në pushtet që nga viti 1999 e deri më sot, që e lanë veriun e Kosovës de fakto në dorën e Serbisë dhe vetëm dhe e shfrytëzuan atë vetëm për kontrabandë, krim ekonomi. Këto parti politike që edhe tash po qeverisnin me vendin, e kanë qeverisur edhe në të kaluarën. Asnjëherë nuk u kujdesen me këmbëngulje që ta trajtojnë veriun si pjesë de fakto e de jure të Kosovës, përderisa këta krerë shteti tani po e përgatisin terrenin që t'ia japin krejtësisht ingerencat Serbisë, që përmes Asociacionit të menaxhojë veriun, me të gjitha asetet publike dhe pasurinë e Kosovës. Në ballë të këtij veprimi është vetë Hashim Thaçi, i cili bashkë me Qeverinë po punon që t'ia dorëzojë tërë veriun e Kosovës në menaxhim 'ZAJEDNICËS', që e ka përgatitur Beogradi zyrtar, me aprovimin blanko nga krerët e shtetit tonë vetëm për t'i shpëtuar pushtetarët në krye me presidentin Thaçi Gjykatës Speciale.

ZAJEDNICA' ËSHTË NJË SHKELJE E HAPUR E SISTEMIT KUSHTETUES E LIGJOR

Kosova gjendet në një rrezik të madh nga marrëveshja e fshehtë që mund të jetë bërë nga Thaçi e Vuçiqi për një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. " Asociacioni apo 'Zajednica', në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit. Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës. Ky rrënim do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh presidenti Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Tanimë e dimë mirëfilli që Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që e ka bërë më herët, ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese, ndërsa janë disa nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që preken nga përmbajtja e marrëveshjes. Unë konsideroj se ka qenë një skandal në vete fakti që është lejuar hartimi i një statuti për Asociacionin deri në fazën finale vetëm nga një ekip serb, dhe tani askush nga Qeveria kosovare nuk ka informacione për përmbajtjen e tij, kur kemi parasysh se asnjë shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm. Pra, po del që asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për Statutin, që do të prezantohet në Bruksel.

Unë mendoj që ky nuk është lëshim i rastësishëm, por është pjesë e prapaskenave që i ka bërë presidenti aktual i Kosovës gjatë negociatave të tij të dëmshme me Vuçiqin për Asociacioni, apo siç njihet ndryshe 'Zajednica', që është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor. Asociacioni do t`ia mundësojë pakicës serbe në Kosovë një autonomi substanciale në pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, prandaj kjo është një fazë të rrezikshme për stabilitetin e vendit, të cilës situatë po i kontribuon negativisht edhe vetë kreu i Republikës së Kosovës, me konferencat e tij të panevojshme dhe me deklarimet për korrigjime kufijsh etj. Koha do të tregojë se këtë e bëjnë vetëm politikanët e shantazhuar, që shpresojnë se, duke shitur interesat nacionale, mund t'i shpëtojnë burgut për krimet e tyre.

Ky popull i vetmi në botë jo vetëm që është i stërlodhur, por edhe i mallkuar nga kjo klasë politike e inkriminuar!

Përfundimisht ky popull jo vetëm që është i stërlodhur, por edhe i nëmur (mallkuar) nga kjo klasë politike e inkriminuar. Është e vërtetë që Kosova po kalon momentet më të vështira që nga përfundimi i luftës, sepse këta politikanë e kanë stërlodhur këtë popull e këtë vend, e gjithë kjo klasë politike dhe këta korrigjim të kufijve, e që në realitet është ndarje e Kosovës, dhe askush nuk mund të befasohet nëse së shpejti do të nxjerrë në publik edhe ndonjë marrëveshje zyrtare që ai, sipas të gjitha gjasave, duhet ta rrezikshëm, siç është cenimi i territorit e tërësisë territoriale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...