Si të dekriminalizohet politika në Kosovë? - Bota Sot
Si të dekriminalizohet politika në Kosovë?

Opinione

Si të dekriminalizohet politika në Kosovë?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 8 shtator 2019 Në ora: 20:39
Ismail Muçiqi

Kriminalizimi i skenës politike në Kosovë, është bërë një qështje brengosëse që nga shpallja e Pavarësis, duke u shëndrruar në një "standart" të qeverisjes.

Institutcionet më të larta të shtetit si Kuvendi e Qeveria, por edhe pushteti lokal nepër komuna, jo rrall udhëheqen nga personat me të kaluarën kriminale apo që kanë problem me ligjin.

Nyja kryesore në bashkëjetesën e politikës me krimin, jo veq në Kosovë por në mbarë botën mbetet financimi i partive politike kudo!

Grupet e fuqishme të interesit shpesh të ndërlidhura me krimin, përdorin kornizën e fushatave zgjedhore për të mbështetur kandidat me qëllim që të njejtit të "kthejn" favoret sapo të marin pushtetin. Në Kosovë organizatat e Shoqëris Civile, kanë theksuar në vazhdimësi problemin për transparencën rreth financimit të partive politike. Në studimet e mëhershme shumë organizata që mirren me këtë qështje kanë konstatuar se financimi i partive poltike dhe shpenzimi i financave sidomos për fushatat zgjedhore, vazhdimisht ka qenë problematik në Kosovë, për shkak të mungesës së transparencës dhe financimit, raportimit të financave të tyre.

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), partit politike vazhdojnë të mos zbatojn ligjin kur është fjala për deklarimin e financave të tyre.

Organizata Qohu ka gjetur se dy burimet kryesore të financave të partive politike vinë nga buxheti publik dhe nga donatorët e jashtëm, ose në formë të parave kesh, të kontributeve të mallrave dhe shërbimeve.

Sipas gjetjeve thuhet se rreth 220 milon euro, i kanë fituar financuesit e partive politike nga tenderët publik, për gjatë një periudhe kohe gusht 2007- maj 2014.

Është konstatuar se Organizata Qohu ka gjetur se disa kompani që direkt janë marrë me organizimin e fushatave, ka dal se në trekëndëshin politik-kompanit marketingu që konkurojn në tender publik, kanë ndërtuar një strategji për të fshehur financimin e fushatave por edhe vet të partive politike.

Kjo tregon se në munges të një kodi funksional të etikës, partit politike në situatat para zgjedhore dhe zgjedhore janë financuar nga burimet e ndryshme të cilat kanë mision të dyshimt. Duhet theksuar se shtetet si; Britania, Spanja e Austria këtë qështje e kanë rregulluar shumë më herët duke përcaktuar mënyrën dhe afatin e diskualifikimeve e atyre që keqpërdorin paran publike, si janë: veprat penale për të cilat zakonisht ndodhin diskualifikimet të cilat janë të njohura me krimin, lidhur me zgjedhjet, lidhur me etikën( si mashtrimi, veprat penale, seksuale etj), krimet kundër shtetit, tradhtia etj, si dhe veprat penale të bëra me paramendim.

Përvojat rreth dekriminalizmit të partive politike, nga vendet në tranzicion si janë: Bashkimi i Forcave në Bullgari, përmes statutit përjashton mundësin antarsimit të qytetarëve që kanë bërë ndonjë vepër kriminale kundër shtetit apo popullit.

Në shtetin e Kosovës në vitin 2017 me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe ato për kryetar të komunave, KQZ-ja ka vazhduar të qertifikoj kandidat që kishin të kaluar të vërtetuar kriminale, dhe me dënime gjygjësore të formës së prerë, të cilët garuan për asambleist dhe kryetar komuna.

Është e nevojshme të potencojmë se dispozitat e kodit penal lidhur me kufizimin e të drejtës për të zgjedhur janë pothuajse të njejat dispozitat e kodit penal që aktualisht është zbatushëm në Kosovë. Këto dispozita parashohin 3 lloje dënimesh ndaj kryesëve të veprave penale, kështu në kuadër të denimeve plotsuese është parapa edhe heqja e të drejtës për tu zgjedhur, prej 1 deri në 4 vite.

Tani në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të Parlamentit dhe institutcioneve tjera të shtetit të Kosovës, partit politike po veprojn me praktikat dhe retorikën e vjetër, në listat e kanditatëve për deputet janë futur sërish më shumë se gjysma po thuajse të njejtat figura të cilat që nga paslufta sillen vërdall në Parlament dhe institutcionet tjera të Kosovës. Këto figura janë konsumuar dhe janë pasuruar aq shumë sa që nuk janë në gjendje ti dhanë asni gjë të mirë Kosovës.

Disa degë të partive politike nepër komuna liderët e tyre janë shëndrruar në figura të pashallarëve të cilët që nga pas lufta kanë krijuar monopol në partit e tyre dhe kanë ngulfat qdo ide reformiste. Kjo po shihet edhe këto ditë me rastin e përpilimit të listave ku propozuan individ pa biografi të cilët nuk kanë kurfar merite apo nuk dhanë asnjë kurfar kontributi në jetën publike aty nga ku jetojnë.

Ata u propuzuan nga kryetarët e degëve dhe klanet e ngushta të cilët janë të lidhur me bizneset e tyre e në disa raste ata janë edhe aksionar dhe përfitues në ndërmarrjet e tyre.

Pra të gjitha këto që u thanë më lartë, u panë dhe po shihen se partit politike nuk janë të preokupuara për të sjellë njerëz me integritet në institutcionet e shtetit, por planet e tyre mafioze të cilët i kanë shëndrruar disa parti në pronë private, duke keqëpërdorur demokracin kanë degraduar qdo vlerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...