Letër publike ambasadorve të SHBA-ve, Gjermanisë, Anglisë, Francës dhe Italisë - Bota Sot
Letër publike ambasadorve të SHBA-ve, Gjermanisë, Anglisë, Francës dhe Italisë

Opinione

Letër publike ambasadorve të SHBA-ve, Gjermanisë, Anglisë, Francës dhe Italisë

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 9 shtator 2019 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Të nderuar zotrinj ambasadorë, Serbia për popujt e Ballkanit mbetet egërsi grabitqare, mish i keq në rajon, e kobshme, luftënxitëse dhe gjakpirëse.

Kushtëzimet për sakrificë e kompromis në dialogun Kosovë-Serbi, për shqiptarët janë të papranueshme, sepse plaga që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës është e thellë, shumë e madhe dhe shekullore.

Serbia duhet të ndëshkohet e të disiplinohet, sepse ndryshe mbetet nepërkë e Ballkanit.

Serbia në historikun e saj nuk ka asnjë periudhë kohore që të ketë jetuar në paqe me popujt e tjerë.

Sjelljet arrogante dhe agresive të Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarve në përgjithësi, duhet të ndërpriten me një qëndrim të ashpër të faktorit ndërkombtar për sigurinë e paqen në rajon.

Frank- Walter Steinmeier, presidenti i Gjermanisë , më 1 shtator 2019, i kërkoi flalje publike popullit polak me fjalët, “Nderoj viktimat e sulmit në Ilun. Nderoj viktimat e tiranisë gjermane dhe kërkoj falje”.

Kjo ishte falja publike e Gjermanisë që kërkoi Presidenti Steinmeier në Vilun të Polonisë, me rastin e 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ky gjest human, njerëzor, demokratik e paqësor, duhet të kumbojë në ndërgjegjen e Serbisë dhe të lidershipeve të saj dhe të shërbejë si shembull konkret për te krijuar fqinjësi të mirë dhe për të kontribuar për paqen dhe mirëqenien në përgjithësi.

Serbia në fundshekullin e 20-të nxiti dhe kreu agresione gjenocidale në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Serbia edhe pse i kreu këto tre agresione gjenocidale n fundshekullin e 20-të, ku vrau, masakroi e dhunoi mijëra e mijëra njërëz të pafajshëm, nuk shprehu asnjë fjalë keqardhje, pendimi, apo falje publike për të gjitha këto krime të kryera, duke vrarë, dëbuar pë të okupuar tërritore të huaja.

Të nderuar zotërinj ambasadorë, serbët që me ardhjen e tyre në Ballkan në shekullin e 6-të nga Kaukazi, me vete sollën egërsinë njerëzore të cilën e demonstruan gati 13 shekuj radhazi, vetëm duke vrarë e dëbuar popujt vendas.

Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan nuk sollën asnjë të mirë jetësore, por vetëm tmerre, mëri dhe urrejtje për cilindo që u dilte para, e sidomos ndaj shqiptarëve fisanikë e paqedashës pasardhës të vetëm të Ilirëve.

Bardhyli, mbreti Ilir në shekullin e 4 p.e.s. e kishte mbretërinë e tij që shtrihej nga Trieshta në veriperëndim e gjer te Gjiri i Artës në Jug, duke përfshirë edhe Citibardhin-Beogradin e sotëm.
Kjo mbretëri Ilire ka qenë e shquar për kulturë e civilizim.

Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan u vendosën në afërsi të Beogradit të Sotëm, dhe që këtu filluan me sulmet agresive ndaj mbretërisë Ilire, dhe kështu me luftëra të përgjakshme me shekuj i zgjeruan territoret, duke e vrarë e dëbuar popullin vendas.

Ekzistojnë dokumente historike se shqiptarët si pasardhës të vetëm të Ilirëve kanë jetuar gjer përtej Nishi. Dokumente të këtilla ekzistojnë në arkivat e Stambollit.

Serbët në të gjitha periudhat historike më së shumti i kanë sulmuar, vrarë e masakruar shqiptarët që kanë jetuar në trojet e veta.

Serbia dhe serbët janë edhe falsifikatorë të mëdhenj të historisë

Të nderuar zotërinj ambasadorë, këtë më së miri e dëshmon edhe përvetësimi që i bëjnë serbët Luftës së Kosovës në Gazimestan në vitin 1389 kundër Perandorisë Osmane.

Këtë më së miri e dëshmon Harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, në të cilën sipas viteve që shënohet në këtë hartë duket sa shtet i vocër ka qenë Serbia në ato vite.

Image
Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817

Kjo tregon qartazi se një Serbi aqë e vocër në vitin 1817, asesi nuk ka patur mundsi të merr pjesë në Luftën e Kosovës në vitin 1389, për të cilën Serbia mburret e krekoset se e ka mundur ushtarakisht Perandorinë Osmane.

Serbia me luftëra të përgjakshme e ka okupuar edhe Kosovën, duke i përvetësuar edhe kishat e manastiret orthodokse që kanë ekzistuar në Kosovë para se të vijnë serbët, e që sot i konsiderojnë si vende kulti të Serbisë.

Nuk ka mbështetje historike e logjike që pakica serbë që sot jeton në Kosovë ti ketë ndërtuar të gjitha ato kisha e manastire orthodokse, që sot Serbia i quan si të saj.

Kralët e Serbisë për qëllimet e tyre okupuese edhe në Luftën e Parë Botërore i kanë sulmuar trojet shqiptare për ta okupuar edhe bregdetin shqiptar për të dalë në Detin Adriatik.

Ekzistojnë të dhëna historike se në ofansivat ushtarake të Serbisë në trojet shqiptare i kanë mbyllur të moshuar e fëmijë nëpër shtëpi dhë ua kanë vënë flakën duke i djegur për së gjalli.

Të nderuar zotrinj ambasadorë, krijimi i Banovinave të Serbisë në vitin 1918 kishte për qëllim okupimin e sa më shumë trojeve shqiptare, duke i ndryshuar toponimet vendase, duke hapur shkolla serbe dhe duke ndërtuar edhe kisha serbe.

Në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1919, për tia plotësuar Serbisë dëshirat hegjemoniste, u copëtuan trojet dhe populli shqiptar.

Si rezultat i kësaj më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar mbetën jashta kufijve të shtetit amë Shqipërisë, dhe sot Shqipëria me pesë shtetet fqinje kufizohet me trojet e veta dhe me popullin e vet shqiptar.

Të nderuar zotërinj ambasadorë, agresioni gjenocidal i Serbisë ndaj Kosovës në vitet 1998/1999 është edhe një e keqe plotësuese që e pësuan shqiptarët.

Në agresionin gjënocidal të fundshekullit të 20-të në Kosovë, ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, mes tyre gra, pleq e fëmijë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare, rrëmbyen 1663 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, dogjën qindra mijëra shtëpi të shqiptarëve dhe shkaktuan eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve për në Shqipëri e Maqedoni për të shpëtuar nga vdekja.

Vetëm NATO me ndërhyrjen e saj 78 ditore nga ajri kundër caqeve ushtarake serbe e detyroi Serbinë që përfundimisht të tërhiqet nga Kosova.

Serbia pas të gjitha këtyre të zezave e mizorive që i kreu në Kosovë, në vend që të mbushet mend, të civilizohet e demokratizohet qytetarisht, ajo me një agresivitet të paparë tashmë 20 vite me gënjeshtra e korrupsion diplomatik po e mashtron botën se gjoja në Kosovë nuk ka kryer asgjë të keqe, dhe se gjoja po mundohet që të sigurojë mirëqnie për pakicën serbe prej 5 përqid që jeton në Kosovë, edhe pse kjo pakicë serbë n Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Serbi janë më të dikriminuarit në të gjitha fushat e jetës dhe askush nuk kujdeset për këtë pakicë shqiptare.

Të nderuar zotërinj ambasadorë, në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare në gërmimet arkeologjike gjenden vetëm artefakte dhe relikte Ilire pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët, që tregon se shqiptarët janë populli më i vjetër autokton në Ballkan.

E keqja më e madhe është se faktori ndërkombëtar po i dëgjon këto gënjeshtra të Serbisë, në vend që ta disiplinojë Serbinë që të heqën dorë nga doktrina e saj shekullore hegjemoniste e Kralëve serbë, e Garashaninit,Çubrilloviqit, Akademisë Serbe të Dobrica Qosiqit dhe e Sllobodan Millosheviqit që synonin kufijtë e Serbisë të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm.

Shqiptarët nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj

Shqiptarët nuk vajtën në Beograd për të vrarë serbët, por ishin ushtria serbe, paramilitarët dhe policët e Serbisë ata që kryen agresion gjenocidal në Kosovë.

Serbia para syve të faktorit ndërkombëtar është duke i lënë të jëtojnë të lirë kriminelët serbë nëpër Serbi.

Serbia edhe ata serbë të pakët që i ka nxjerrë para drejtësisë i ka dënuar me dënime simbolike.

Serbia në vazhdmësi është duke i dekoruar dhe shpallur heronj bashkëpunëtorët kriminelë të Sllobodan Millosheviqit që i vranë, masakruan dhe dhunuan shqiptarët në Kosovë.

Kaktori ndërkombëtar e detyroi Kosovën të themelojë Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, e cila gjer më tash ka dënuar më shumë komandantë dhe ushtarë të UÇK-së, që mbronin pragun e shtëpisë dhe nderin e familjes, se sa që janë dënuar kriminelët serbë që kryen agresion gjenocidal në Kosovë.

Shqiptarët kudo që jetojnë në botë janë tepër të shqetësuar kur dëgjojnë se në dialogun që pritet të vazhdojë mes Prishtinës dhe Beogradit, të dyja palët duhet të sakrifikojnë për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

Shqiptarët nuk mund ta kuptojnë se çfarë sakrifice duhet të bëjnë pas atij agresioni gjenocidal shtazarak e makabër që Serbia e kreu në Kosovë.

Me shantazhet e vazhdueshme që Serbia po ia shkakton Kosovës, qoftë me pengimin për tu anëtarësuar në INTERPOL, apo në organizmat tjera ndrkombtare, qoftë edhe me lobimin mashtrues që po e kryen Serbia për anulimin e njohjeve të shtetit të Kosovës, dëshmon se mbetet armiku më i madh i Kosovës, i shqiptarëve dhe rreziku më i madh i sigurisë e paqes në Ballkan.

Të shpresojmë që me finalizimin e dialogut Serbi-Kosovë që synojnë miqtë tanë ndërkombëtarë, ti jepet fund njëherë e përgjithmonë politikës hegjemoniste të Serbisë, e cila demonstrohet edhe nga lidershipi aktual i Serbisë.

Serbia në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të detyrohet që pa asfarë kushtesh ta njeh Kosovën shtet i pavarur e sovran.

Çdo padrejtësi që eventualisht mund ti bëhet Kosovës në këtë dialog me Serbinë, do të mbetet fitil i ndezur për konflikte edhe në të ardhmen.

Të nderuar zotërinj ambasadorë, Zoti Ju bekoft Juve, familjet Tuaja, shtetet Tuaja dhe popujt Tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...