Vizitë në atdheun tim

Opinione

Vizitë në atdheun tim

Nga: Moza Boletini Më: 11 shtator 2019 Në ora: 19:53
Moza Boletini

Disa ditë udhëtova për në Shqipëri. Jo vetëm për arsye personale, por edhe për tu takuar me të afërm, miq e miket e mija që kam bashkëpunuar veçanerisht pas viteve 90' në rrëzmin e diktaturës komuniste dhe vendosjen e demokracisë në vend.

Me mbresa të jashtëzakonshme u ndava nga takimet me ata, duke nisur me ish të burgosurin politik dhe shkrimtarin Ramazan Kica, avokatin, shkrimtarin e gazetarin e palodhur të çështjes kombëtare, veçanerisht për trojet etnike - patriotin Halil Rama, ish të persekutuarën politike dhe avokaten Rozana Gjergji. Sëbashku me Rozanën vizituam edhe Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Aty takuam Drejtorin e këtij Institucioni Agron Tufën, i cili çdo ditë e më shumë po përleshet dhëmbë për dhëmbë me njerëzit e sigurimit të shtetit dhe diktaturës që kanë kryer krime ndaj popullit tonë të pafajshëm, poeten famoze shqiptare Luljeta Leshanaku, e cila renditet pranë poetëve të mëdhenj të Europës Qëndrore dhe Lindore të Shekullit të 20-të dhe ish të persekutuarin politik Tanush Mulleti, i cili me lidhi në telefon direkt me motrën e tij shkrimtaren Fatbardha Mulleti. 

Agroni me Luljetën na krijuan mundësinë të vizitonim arshivën e Bibliotekës në këtë Institucion, që ishte e mbushur me libra në romane, prozë, poezi, botime të kohëve të fundit nga ish të burgosurit dhe ish të persekutuarit politikë të Shqipërisë.

E dhimbshme të shikoje e të merje në duar veprat e njerëzve të vuajtuar nga koha e komunizmit, ku vrau njeriu - njeriun, babai denoncoi djalin, gruaja burrin....njëherësh ishte edhe emocionuese që më në fund po pasqyrohet me vërtetësi jeta nën atë rregjim makabër, që me fakte të gjalla po hidhet dritë mbi atë tragjedi të rendë, të cilën akoma hijenat e kuqe kërkojnë ta manipulojnë.

Gjithashtu nuk mund të largohesha pa u takuar edhe me miket e mija ish deputeten e PD - Mimoza Hajdarmataj, e cila punon me përkushtim për të drejtat e gruas në Qendrën që ka themeluar vetë "Gratë në Shërbim Publik" në Tiranë dhe gazetaren Suela Musta, të bijën e ish të burgusurit politik, të ndjerin Agim Musta, që me guximin e vitalitetin e tij nëpër burgjet shqiptare komuniste sfidoi diktaturën më të egër në Europë, la pas një krijimtari të pasur letrare, artistike, ndërkohë që ishte themeluesi i Fondacionit "Musine Kokalari". 

Agim Musta ka shkruar jo vetëm mbi krimet e komunizmit, por ka qenë aktivist i flaktë i të drejtave të njeriut, edhe njihet për përpjekjet e tij maksimale në vlerësimin e figurës së Martires Musine Kokalari.

Suela, si një pinjolle e denjë e familjes Musta, duke ndjekur rrugën krijuese e patriotike të të atit, është angazhuar që apartametin e tyre në Tiranë ta kthejë në "Shtëpi Muze" ku të ekspozohen puna dhe vepra e disidentit Agim Musta. Fondet i mungojnë, shpresoj që shoqëria shqiptare dhe diaspora ti gjinden për realizimin e kësaj Ekspozite të munguar për vendin tonë.

Kudo bunkerë në atdhe, fortifikime ushtarake dhe shpenzime të panevojshme të kohës së hoxhës....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat