A është duke u rrënuar edhe madhështia jonë historike?

Opinione

A është duke u rrënuar edhe madhështia jonë historike?

Nga: Skënder Mulliqi Më: 12 shtator 2019 Në ora: 23:32
Skënder Mulliqi

Gjatë këtyre vitëve patëm punë më shumë demagogë dhe askusha të politikës, parapolitikës dhe të biznesit. Kemi pasur punë  më njerëz që për mbrapashtira zor që ju kalon kush. Shumë lehtë manipuluan më qytetarë, manipuluan më ata që i kanë votuar për gjithë këto vite. Jo që i manipuluan dhe mashtruan keq, por askush nuk ju ka më borgj edhe sjellët dhe luftën e ashper politike, kunder shumicës që nuk po mendojnë si ata.

Të fuqishem në politikë u bënë shumë matrapazë  e delengji, të cilët do ti shohim edhe pas këtyre zgjedhjeve më gjasë në pushtet.Kampanja do ta quaja ashtu që po bëhët edhe në këtë fushatë zgjedhore është shumë e tejdukshme, për njerëzit të cilët dinë çka është politika.

Po na servohet retorikë populiste, retorikë për të marrë sa më shumë vota , së në pyetje është vazhdimi i karrierës së tyre , së punët e shtetit dhe qytetarëve shumë  pak i kanë dert. Kjo çfarë po na servohet është e tmershme. Njerëz  të pangopshem kështu për pushtet dhe para, zor së e gjenë në ndonjë vend tjetër. Debate të gerditshme dhe grushtime  jemi duke pa e dëgjuar, ku nuk po shpaloset asgjë nga programi i partive garuese politike, e as cka po u ofrohet qytetarëve

Republikës i duhen kategori të njerëzve tjerë të dijshem më karakter dhe politikisht të përgatitur... Ata që na paraqiten në këto debate  janë do njerëz të konsumuar, janë do fytyra bajate për publikun. Nuk u lëshojnë hapësirë forcave të reja dhe kreative politike ,thua së janë të pazëvëdësueshem. Si duket sërish qytetarët do të mashtrohen edhe për fajin e tyre, të cilët reagimin e deritashem karshi padrejtësive të bëra e kishin  barazi më zero.Jo që është rrezikuar demokracia, por gjithnjë e më shumë po rrezikohemi edhe si çënje njerëzore. Po rrezikohet edhe ekzitenca e shumicës. Po rrezikohet  Republika, më institucione  të dobëta që i ka. Nuk po funksionon si duhet shteti ligjor.

Çfare ndryshime priten nga këta njerëz, të cilët interesat përsonale moti  i kanë vu mbi të gjitha. Po bëhet politikë krejt tjetër nga ajo që jemi përcaktuar, politikë e cila po bie ndesh më ligjet e mira ose të keqija, po biem ndesh edhe me Kushtetutën. Po bëhemi vend i konfliktit të ndërsjellë, i konfliktit të përfaqësuesve të jetës politike. Këto konflikte janë duke na rrënuar.

Janë duke rrënuar edhe madhështinë tonë historike. Nga përvojat e deritshme, zor që do të kthehet përgjegjësia dhe morali politik, për të cilat tipare njerëzore, as pesë para nuk po i jep  kush. Vec nese përgjegjësi dhe ndjekje ligjore kërkohet të bëhën për ndonjë pensionist ose dikend tjetër që nuk janë më në jetë…?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat