Letër publike Shenjtërisë së Tij Papa Françesku në Vatikan

Opinione

Letër publike Shenjtërisë së Tij Papa Françesku në Vatikan

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 14 shtator 2019 Në ora: 19:41
Papa Françesku

Mediat e Serbisë ma datë 14 shtator 2019, informuan se Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë në takimin që këtyre ditëve pati me Papa Ftançeskun në Vatikan, kërkoi ndihmë për ruajtjen e manastireve në Kosovë, dhe se Selia e Shenjte është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e nyjes dhe mbrojtjen e trashigimisë kulturore e shpirtërore në krahinën jugore. Për Vatikanin Kosova është ballafaqim i Katolicizmit dhe Islamizmit. Beogradi në vazhdimin e dialogut për normalizim do të kërkojë ruajtjen e të drejtës juridike në mbrojtje të 44 objekteve të trashëgimisë dhe zonave speciae në Kosovë”, informojnë mediat në Serbi.

Shenjtëria Juaj Papa Françesku, i kam ndjekur në vazhdimësi mesazhet që i jepni për ruajtjen e paqes dhe të mirëqenies në botë, qoftë nga Selia e Shenjtë ose gjatë vizitave Tuaja nëpër vende të ndryshme të botes. Ju përgëzoj për misionin e shenjtë që po e kryeni.

Në respektim të personalitetit Tuaj dhe të misionit shpirtëror që po kyeni, unë në cilësinë e gazetarit me një përvojë më shumë se gjysëm shekulli në gazetari, përvojë e fituar me përkushtim maksimal në sinqeritet dhe mbështetje në argumente bindëse, po Ju informoj sa vijon:

Serbia dhe serbët Janë falsifikatorë të mëdhenj të historisë dhe historinë e tyre e mbështesin në gënjeshtra dhe në hegjemonizmin serb.

Trashëgimia kulturore dhe shpirtërore në Kosovë është e Kosovës dhe shqiptare.

Politizimin dhe përvetësimin e trashëgimisë kulturore e shpirtërore në Kosovë me një agresivitet të madh e bëjnë Serbia dhe serbët, sidomos para dialogut Kosovë-Serbi ku pritet të arrihet një marrëveshje përfundimtare gjithpërfshirëse.

Serbia dhe serbët këtë politizim dhe përvetësim të trashëgimisë kulturore e shpirtërore në Kosovë e bëjnë, duke pretenduar para faktorit ndërkombëtar dhe Selisë së Shenjtë që edhe më tej të jenë të pranishëm në Kosovën tashmë shtet të pavarur, sovran e paqedashës.

Shkëlqesia Juaj Papa Françesku, po Ju informoj se Bardhyli, mbreti Ilir në shekullin e 4 p.e.s. e kishte mbretërinë e tij që shtrihej nga Trieshta në veriperëndin e gjer te Gjiri i Artës në jug, duke përfshirë edhe Citibardhin-Beogradin e sotëm.

Serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6-të nga Kaukazi, dhe në Ballkan sollën vetëm egërsinë njerëzore të cilën e demonstruan gati 13 shekuj radhazi, vetëm duke vrarë e dëbuar popujt vendas.

Serbia në historikun e saj nuk ka asnjë periudhë kohore që të ketë jetuar në paqe me popujt e tjerë.

Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan nuk sollën asnjë të mirë jetësore, por vetëm tmerre, mëri dhe urrejtje për cilindo që u dilte para, e sidomos ndaj shqiptarëve fisnikë e paqedashës, pasardhës të vetëm të Ilirëve.

Serbia edhe në fundshekullin e 20-të nxiti dhe kreu agresione gjenocidale në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Serbia edhe pse i kreu këto tre agresione gjenocidale në fundshekullin e 20-të, ku vrau, masakroi e dhunoi mijëra e mijëra njërëz të pafajshëm, nuk shprehu asnjë fjalë keqardhje, pendimi, apo falje publike për të gjitha këto krime të kryera, duke vrarë e dëbuar për të okupuar tërritore të huaja.

As nga selia e Kishës Orthodokse në Rusi, as nga Patriarku Irinej i Kishës Orthodokse të Serbisë nuk dëgjuam as edhe një fjalë mesazhi për paqe apo keqardhje, për të gjitha ato krime që Serbia dhe serbët i kryen në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Kisha Orthodokse në Rusi dhe Patriarku Irinej i Kishës Orthodokse të Serbisë u vunë tërësisht në anën e Serbisë luftënxitëse dhe agresore gjenocidale.

Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan në shekullin e 6-të fillimisht u vendosën në afërsi të Beogradit të sotëm, dhe që këtu filluan me sulmet agresive ndaj mbretërisë Ilire, dhe kështu me luftëra të përgjakshme me shekuj i zgjeruan territoret, duke vrarë e dëbuar popullin vendas.

Ekzistojnë dokumente historike se shqiptarët si pasardhës të vetëm të Ilirëve kanë jetuar gjer përtej Nishi. Dokumente të këtilla ekzistojnë në arkivat e Stambollit.

Serbët në të gjitha periudhat historike më së shumti i kanë sulmuar, vrarë e masakruar shqiptarët që kanë jetuar në trojet e veta.

Shenjtëria Juaj Papa Françesku, Serbia dhe serbët janë edhe falsifikatorë të paturpshëm të historisë. Këtë më së miri e dëshmon edhe përvetësimi që i bëjnë serbët Luftës së Kosovës në Gazimestan të vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane.

Këtë më së miri e dëshmon Harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, në të cilën sipas viteve që shënohet në këtë hartë duket sa shtet i vocër ka qenë Serbia në ato vite.

Image
Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817

Kjo tregon qartazi se një Serbi aqë e vocër në vitin 1817, asesi nuk ka patur mundësi të merr pjesë në Luftën e Kosovës në vitin 1389, për të cilën Serbia mburret e krekoset se e ka mundur ushtarakisht Perandorinë Osmane aqë të fuqishme.

Serbia me luftëra të përgjakshme e ka okupuar edhe Kosovën, duke i përvetësuar edhe kishat e manastiret orthodokse që kanë ekzistuar në Kosovë para se të vijnë serbët, e që sot i konsiderojnë si vende kulturore e shpirtërore të Serbisë.

Nuk ka mbështetje historike e logjike që pakica serbë që sot jeton në Kosovë ti ketë ndërtuar të gjitha ato kisha e manastire orthodokse, që sot Serbia petendon se janë të saj.

Kralët e Serbisë për qëllimet e tyre okupuese edhe në Luftën e Parë Botërore i kanë sulmuar trojet e tjera shqiptare për ta okupuar edhe bregdetin shqiptar për të dalë në Detin Adriatik.

Ekzistojnë të dhëna historike se në ofansivat ushtarake të Serbisë në trojet shqiptare i kanë mbyllur të moshuar e fëmijë nëpër shtëpi dhë ua kanë vënë flakën duke i djegur për së gjalli.

Shenjtëria Juaj Papa Françesku, krijimi i Banovinave të Serbisë në vitin 1918 kishte për qëllim okupimin e sa më shumë trojeve shqiptare, duke i ndryshuar toponimet vendase e duke hapur edhe shkolla serbe.

Në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1919, për tia plotësuar Serbisë dëshirat hegjemoniste, u copëtuan trojet dhe populli shqiptar.

Si rezultat i kësaj më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar mbetën jashta kufijve të shtetit amë Shqipërisë, dhe sot Shqipëria me pesë shtetet fqinje kufizohet me trojet e veta dhe me popullin e vet shqiptar.

Shenjtëria Juaj Papa Françesku, agresioni gjenocidal i Serbisë ndaj Kosovës në vitet 1998/1999 është edhe një e keqe plotësuese që e pësuan shqiptarët.

Në agresionin gjenocidal të fundshekullit të 20-të në Kosovë, ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, mes tyre gra, pleq e fëmijë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare, rrëmbyen 1663 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, dogjën qindra mijëra shtëpi të shqiptarëve dhe shkaktuan eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve për në Shqipëri e Maqedoni për të shpëtuar nga vdekja.

Shqiptarët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishin serbët ata që eerdhën në Kosovë dhe i kryen tërë ato ktime makabëre ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Vetëm NATO me ndërhyrjen e saj 78 ditore nga ajri kundër caqeve ushtarake serbe e detyroi Serbinë që përfundimisht të tërhiqet nga Kosova.

Serbia pas të gjitha këtyre të zezave e mizorive që i kreu në Kosovë, në vend që të mbushet mend, të civilizohet e demokratizohet shpirtërisht, ajo me një agresivitet të paparë tashmë 20 vite me gënjeshtra e korrupsion diplomatik po e mashtron botën se gjoja në Kosovë nuk ka kryer asgjë të keqe, dhe se gjoja po mundohet që të sigurojë mirëqnie për pakicën serbe prej 5 përqid që jeton në Kosovë, edhe pse kjo pakicë serbë në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare në gërmimet arkeologjike gjenden vetëm artefakte dhe relikte Ilire pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët, që tregon se shqiptarët janë populli më i vjetër autokton në Ballkan.

Serbia edhe sot e kësaj dite nuk heqën dorë nga doktrina e saj shekullore hegjemoniste e Kralëve serbë, e Garashaninit,Çubrilloviqit, Akademisë Serbe të Dobrica Qosiqit dhe e Sllobodan Millosheviqit që synonin kufijtë e Serbisë të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm.

Me shantazhet e vazhdueshme që Serbia po ia shkakton Kosovës, qoftë me pengimin për tu anëtarësuar në UNESKO, në INTERPOL, apo në organizmat tjera ndërkombtare, qoftë edhe me lobimin mashtrues që po e kryen Serbia për anulimin e njohjeve të shtetit të Kosovës, dëshmon se mbetet armiku më i madh i Kosovës, i shqiptarëve dhe rreziku më i madh i sigurisë e paqes në Ballkan.

Serbia dhe serbët trashigiminë e tyre kulturore e shpirtërore duhet ta kërkojnë në Kaukazin e largët nga ku edhe erdhen ne Ballkan, e jo në Kosovë ku gjithnjë kanë jetuar shqiptarët.

Shenjtëria Juar Papa Françesku, shpresojmë se para Zotit dhe Kosovës do të jeni i drejtë në vendimet Tuaja.

Shqiptarët kanë respekt të veçantë ndaj Selisë së Shenjtë, qoftë historikisht nëpërmjet Gjergj Kastriotit Skenderbeut, që ishte fortifikatë në mbrojtjen e Krishterizmit, qoftë nëpërmjet Shenjtores Nëna Terezë, që u bë simbol i humanizmit, solidaritetit dhe mirësisë në botë, qoftë edhe nga shqiptarët e sotëm në përgjithësi.

Ardhja e Aleksandër Vuçiqit për tu takuar me Shenjtërinë Tuaj në Vatikan kishte për qëllim ta keqpërdor Selinë e Shenjtë për qëllimet ekspansioniste kolonizuese të Serbisë në Kosovë nëpërmjet gjoja mbrojtjes së kishave dhe manastireve serbe në Kosovë.

Kishat dhe manastiret në Kosovë janë shqiptare dhe më së miri do ti mbrojnë shqiptarët, se sa që pretendojnë serbët, të cilët këto kisha e manastire i përdorin vetëm për të provokuar shqiptarët.-

Shenjtëria Juaj Papa Françesku, Ju keni pritur edhe shumë delegacione shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, dhe mund të bëni një krahasim se çka ka kërkuar nga Selia e Shenjtë Aleksandër Vuçiqi, dhe se çka kanë kërkuar delegacionet shqiptare.

Shenjtëria Juaj Papa Françesku, Zoti Ju bekoftë, Zoti Ju dhashtë shëndet dhe energji për suksese në punën Tuaj të shenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat