Kur ikin edhe fëmijët

Opinione

Kur ikin edhe fëmijët

Nga: Dibran Demaku Më: 14 shtator 2019 Në ora: 22:38
Dibran Demaku

Gjeneratat pak më të vjetra të shqiptarëve të të gjitha trojeve etnike i kanë në mendje ato skenat rrënqethëse të të ikurve nga Shqipëria në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit që iku. Portet shqiptare ishin mbushur me anije të ndryshme, anije këto që bartnin fatkeqë shqiptarë nga Shqipëria që për vite me radhë kishte ndërtuar Socializmin me forcat e veta dhe kur ai Socializëm po binte,shqiptarët po iknin si të pakokë drejt brigjeve të Italisë fqinje.

Në anën tjetër,po në ato vite kishte filluar shembja e ish Jugosllavisë socialiste,në përbërjen e së cilës kishin mbetur Kosova dhe trojet e tjera etnike shqiptare.Serbia me dhunë kishte shembur autonominë e Kosovës dhe kishte filluar ndjekjen e shqiptarëve,me synimin e saj të kahmotshëm që të dëbonte ata nga Kosova dhe trojet e tjera etnike shqiptare që gjerë atëherë ishin ndodhur nën sovranitetin e Jugosllavisë alias Serbisë.

Shqiptarët e Shqipërisë po iknin me anije drejtë Italisë,ndërkaq shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera  drejtë shteteve të europës perendimore!

Në ato ditë të Ikjes së madhe,lajmet që vinin nga mjetet e informimit të Italisë thonin se në anijet e stërngarkuara që ngjanin në kalaveshë gjigantë rrushi,përveq të ikurve të rritur dhe familjarëve të tyre kishte edhe shumë fëmijë të pa shoqëruar nga askush?!Atëherë nuk dihej nëse ata fëmijë të shumtë që ishin gjetur në anijet që zbarkonin nëpër qytete të ndryshme italiane,kishin ikur pa i pyetur prindërit e tyre,apo në atë katrahuë që ishte krijuar,mbase vetë prindërit i kishin nisur fëmijët e tyre minorenë,për fatin e të cilëve as ata vetë nuk e dinin si do të vente?!...

Në anën tjetër nga Kosova dhe viset e tjera etnike që gjerë atëherë ishin ndodhur nën sovranitetin e Jugosllavisë që po shpërbëhej,iknin po ashtu shqiptarë fatkeq që kishin mbetur nën mëshirën e të pamëshirëshmëve?!...
As sot e kësaj dite nuk ka të dhëna të sigurta se sa shqiptarë i lëshuan trojet e të parëve dhe ikën nga sytë këmbët?!...
Pas luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës,si dhe pas instalimit të sistemit të demokracisë në Shqipëri u besua dhe u shpresua se do të pushinin ikjet dhe  të ikurit e mëherëshëm do të ktheheshin në trojet e veta!...Por...Ikjet nuk do të ndaleshin asnjëherë,përkundrazi do të rriteshin në numër nëpër vite dhe faza të ndryshme?!...

Kjo plagë e rëndë që shkatërron palcën kurrizore të kombit vazhdon e vazhdon!...Herë pas here politikanë të ndryshëm të partive politike si në Shqipëri,në Kosovë e në trojet e tjera etnike,e përmendin me të madhe,sidomos para zgjedhjeve për të fituar simpatinë dhe votën e votuesve?!...
Edhe Vjosa Osmani,e niminuar për postin e kryeministreshës së vendit,në një tubim parazgjedhor e paska përnendur këtë plagë të kobshme për vendin dhe kombin?!...Veqse edhe ajo nuk paska thënë as më shumë as më pak se gjithë kandidatët e tjerë të niminuar për postin e kakmuar?!...Edhe Vjosa,që vetën e sheh në postin e kryeministreshës së vendit,ende pa u mbajtur zgjedhjet e paska përmendur atë fjalën DUHET?!...Duhet që t‘i ndalim të rinjtë të mos e braktisin vendin!-paska thënë Vjosa?!...Dhe me këtë DUHET...sikur e  kryer obligimin e saj?!...

Duhet të ndalen të rinjtë të mos e braktisin vendin?!-do ta dëgjosh të thuhet gjatë këtyre ditëve parazgjedhore?!...

Nuk di nëse kandidatët e nominuar për postin e kryeministrit të vendit e dinë apo e kanë dëgjuar se vendin nun po e braktisin vetëm të rinjtë,por edhe fëmijët?!...Fëmijët minorenë të moshave katërmbëdhjetë-pesëmbëdhjetë vjeç?!...Vetëm nga fshatrat e komunës së Malishevës,tashmë janë dërguar qindra fëmijë në Itali dhe janë vendosur nëpër kishat e Italisë?!...Ka dëgjuar vallë për këtë Kandidati për postin e kryeministrit që vie nga kjo komunë Fatmir Limaj?!...

Po të tjerët Kadria,Albini e Ramushi a kanë dëgjuar?!...A kanë dëgjuar kandidatët për deputetë të partive të ndryshme nga komuna e Malishevës?!...

Kur një vendi i ikin edhe fëmijët ai vend nuk ka dhe as do këtë ardhmëri?!...

Dëgjoni o ju kandidatë për kryeministra,dëgjoni ju o kandidatë për deputetë?!...Po ju ikin fëmijët e vaj medet?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat