Sa qon peshë fjala e dhënë e një burri, e një luftëtari të denje te UÇK-së?

Opinione

Sa qon peshë fjala e dhënë e një burri, e një luftëtari të denje te UÇK-së?

Nga: Ali Kelmendi Më: 15 shtator 2019 Në ora: 18:03
Ali Kelmendi

Popullata e fshatrave Pavlan, Bllagaje, Treboviq , Qungur dhe pjesa e Katundit të Ri, të pakënaqur  me rrjedhen e nisjes së punëve nga  mos vullneti  apo nga neglizhenca  e Ministrisë së infrastrukturës  ose diçka  tjetër për ne e panjohur por, që popullata e kësaj treve  nuk po e ditka!!!???. Në mungesë të pa informimit dhe të mos fillimit të ndërtimit të rrethrrotullimit, pas disa demonstratave të bëra dhe të tri premtimeve  që ju dhanë nga  Minitri i infrastrukturës z. Pal Lekaj në vendin e përcaktuar të rrethit dhe, pas bërjes së projektit, shpalljes së tenderit dhe përcaktimit të punëkryesit të rrethit,  gjer më sot e kësaj dite nuk ka asnjë lëvizje, përveç premtimeve të dhëna por,  ende të parealizuara  ose të pavlera!!!???

                Në mungesë që kësaj që u tha më lartë, popullata në vend të demonstratave  aktuale që kërkojnë çdo ditë, vendosën të provojnë  të mbledhin nënshkrimet- për tri ditë 462 sosh  dhe, t`ia dërgojne si Kryeministrit z. Ramush Haradinaj dhe ministrit z. Pal Lekaj  ankesën në formë të një Peticioni e datës 27.08.2019. Kryeministri i pranoi në takim përfaqësuesit e saj: z. Ali Kelmendin, inzhenjer, Publicist, Uke Sadikun ekonomist i dip., dhe Idriz Gashin, gjuhëtar dhe poet.

Të njëjtit u pranuan dhe u mirëpriten  shumë mirë te kryeministri, i cili nuk kishte qenë edhe aq i informuar me ngjarjet në vend, mirëpo i mirëkuptoj përfaqësuesit dhe u premtoj se rrethrrotullimi do të bëhet aty në udhëkryqin Pavlan- Bllagajë sipas projektit  dhe tenderit  të Ministrisë së infrastrukturës. Më pastaj përfaqësuesit i pranoi edhe Ministri i infrastrukturës z. Pal Lekaj dhe i mirëpriti duke u dhënë premtime shumë të forta, citoj fjalët e tij: “rrethrrotullimi do të kryhet aty ku është bërë dhe aprovuar projekti dhe ku kam premtuar unë që do të behet”- mbaron citati.

                Kontaktin e kemi mbajtur me të ashtuquajturit e Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët na kanë propozuar edhe alternativë të papranueshme për rrethanat tona si. p.sh. nga korrespodenca me z. Fatos Manin ku na shkrui, citoj: “ Falem  që nuk ju kam mbajtë të informuar. Ministri javën e kaluar e ka mbajtur një takim me drejtorinë e rrugëve dhe ata po e përgatisin planin e veprimit. Zgjidhjen  që ne e kemi premtua dhe e cila i plotëson edhe kushtet inxhenjerike do ta bëjmë. Shume shpejt bile!?” Sipas premtimit të ministrit fjalët që janë premtuar  janë  për rrethrrotullim në Pavlan – Bllagaje. Mundësi ingjinierike ka të ndryshme, por ato të komunikacionit rrugor nuk  i pranojnë dhe rregullat e komunikacioni policor rrugore kurrsesi nuk i lejojnë

 Ne mbesim me besim të plote në realizimin e premtimeve të dhëna në katër sy dhe, sipas projektit dhe tenderit  të bërë për rrethrrotullimin në udhëkryqin e Pavlanit-Bllagajes dhe sipas premtimeve të kryeministrit dhe ministrit të infrastrukturës së Republikës së Kosovës të cilët zyrtarisht janë të autorizuar për vendime të nivelit shtetëror. Të tjerët ndoshta kanë gabuar dhe kane marre vendime tjera të paarsyeshme çka nuk pinë ujë te ne.  Kemi mjaft reagime nga popullata që devijimet e mundshme  të bëra në këtë drejtim por, njëherë po presim se çka po ndodhë. Edhe ne kemi njerëz të cilët mund t`i studiojmë dhe shoshisim  vendimet e marra nga të deleguarit e Ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat