Kur flet Kadri Veseli për luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, të qeshim nga trishtimi

Opinione

Kur flet Kadri Veseli për luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, të qeshim nga trishtimi

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 16 shtator 2019 Në ora: 09:47
Kadri Veseli. Foto ilustrim nga "Bota sot"

Kur flet Kadri Veseli për luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, të qeshim nga trishtimi

Njeriu qesh jo vetëm nga gëzimi, nga momentet e mira, por shpesh herë edhe nga trishtimi. Në moment të tilla përmes qeshjes shprehet dëshpërimi i madh. Një dëshpërim i tillë s`ka si mos krijoj atmosferë jot ë mirë, sidomos kur krijohet nga persona që u ka rënë maska. Një parantezë e tillë shpreh më së miri gjendjen aktuale politikë në vend, më saktësisht me rastin e PDK-së. Kryetari i kësaj force politike i gjendur nën realitetin e humbjes së sigurt ka shpikur sloganin “të luftojmë korrupsionin dhe nepotizmin”. Sigurisht se z.Veseli ka informacione nga terreni se partia e tij e ka të sigurt humbjen pikërisht se ka instaluar korrupsionin, hajninë dhe nepotizmin, më pak fjalë kapjen e shtetit. S’ma ha mendja se edhe vet z. Veseli e beson se mund të luftojë krimin, korrupsionin dhe nepotizmin, ndryshe do të ishte ironike edhe nga ana e tij po ta besonte. Kjo nënkupton se duhet të luftojë vetveten, pastaj edhe njerëzit e tij më të ngushtë, e të cilët i ka edhe në listën për deputetë. Me përjashtim të ndonjë injorante ekstrem, nuk besoj se as vet anëtarët e PDK-së e besojnë një gjë të tillë. Edhe s`ka si të besohet, andaj e vetmja mënyrë për të tejkaluar këtë situatë, më saktësisht këtë gënjeshtër që të gjithë e dimë se është e tillë, është të qeshemi me të. Pra, nga diçka që shkakton tension dhe neveri kur e dëgjon, ta rikthejmë në formë shakaje, në një humor të zi. Një formë e tillë nuk është e panjohur, sidomos arti ka shërbyer qysh në antikitet për të kundërshtuar dhe

pasqyruar fytyrën e vërtetë të politikanëve aktual të kohës.  Edhe Shekspiri tek “ Hamleti” pëndor artin për të vënë në kurth djallëzinë e mbretit. Ne sot s`kemi nevojë të vërtetojmë djallëzinë, ata e di secili qytetarë i Kosovës, megjithëse janë të pakët ata që guxojnë të flasin publikisht. Këtu e vërteta kushton, me forma të ndryshme të kërcënimeve si ato fizike dhe largim nga puna etj.

Kur e dëgjon Kadri Veselin duke folur për luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, të shkon mendja tek fabula e ujkut që kërkonte t’i ruante delet. Nëse Kadri Veseli do e kishte sinqerisht këtë që thotë së pari do të fillonte nga vetja, pastaj nga shokët e tij në parti. Shembull tjetër do të ishte sikur PDK mos të hynte fare në zgjedhje, të merrte kohë të reformohet, dhe tek pastaj të mund sado pak të fliste për luftën kundër korrupsionit.  Derisa kjo nuk ndodh, e gjitha është tentativë për të mashtruar me opinion publik,  mashtrim që këtë radh nuk do i shitet dot.

Pse duhet qeshur me PDK?

Përfaqësuesit e LDK dhe VV, pra opozita duhet që në debate televizive me përfaqësues të PDK, si dhe PAN në përgjithësi, kur flasin për luftë kundër krimit, korrupsionit dhe kapje të shteti, të fillojnë të qeshin. Të qeshin si e vetmja mënyrë që u ka mbetur për tu thënë “ bolla më ”, meqenëse formë të tjera nuk ka për të kundërshtuar rrenat e tyre.  Gjithashtu të qeshet edhe me përfaqësues të tjerë të PAN-it. Një ditë në një debat televiziv me rastësi që përfaqësuesi i NISMA fliste për të luftuar nepotizmin, e çfarë t’i thuhet këtij personi derisa botërisht njihet se partia e tij edhe pulat i ka punësuar. 

Kjo klasë politike në pushtet nuk ka na kthyer buzqeshjen e gëzimit, fatkeqësisht na ka imponuar qeshjen e zorit. Kur thoshin pleqtë se njeriu qesh edhe prej zorit nuk e kuptoja dot, tani e kuptoj se paskan pasur të drejtë. Zatën ne shqiptarët më shumë kemi qeshur nga halli se nga qejfi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat