Popull, zgjohuni nga gjumi dhe dilni e votoni më të mirët

Opinione

Popull, zgjohuni nga gjumi dhe dilni e votoni më të mirët

Nga: Mr Bislim Aliu Më: 16 shtator 2019 Në ora: 10:16
Mr Bislim Aliu

Pa dyshim zgjedhjet e 6 Tetorit janë zgjedhjet parlamentare më të mirëpritura të Kosovës, që nga paslufta e këndej. Ndaj, me kërsheri populli edhe po i pret këto zgjedhje. Kam përshtypjen , se këto zgjedhje, sikur te populli , është shtuar një optimizëm, se për Kosovën tonë, më në fund, pas këtyre zgjedhjeve do të bëhet më mirë. Megjithatë, kjo varet kryekëput nga votimi i qytetarëve, se për kend do të votojnë. Andaj, ju popull, mendoni mirë se për kend do të votoni? Pra, peshoni mirë votën tuaj dhe votoni realisht, se për cilën parti dhe për cilin individ do të votoni. Mos ngurroni, por votoni vetëm ashtu siq duhet pra, për ardhmërinë e vendit. Mos i votoni njerëzit me aktakuza, ata që nuk e meritojnë të jenë në Parlamrnt por as në qeveri. Pra, njerëzit e pastër dhe njerëzit që ia duan të mirën e këtij vendi. Vetëm ata votoni. Realiteti është që ta mbrojmë shtetin, njerzit e duhur dhe ardhmërinë e tij. Se ky vend qe sa vite po vuan për njerëzit e aftë për njerëzit e dishëm dhe me intelekt të lartë. Këta votoni e mos u ngurroni asnjëherë . . .

Ndaj, me 6 Tetor, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare , ju qytetarë të dashur, duhet që të votoni dhe t’i zgjjedhni përfaqsuesit e popullit për Parlament dhe për qeverisje. Andaj, mendoni mirë se kujt po ia jepni votën. Pra, në votimet e 6 Tetorit, është shansi i duhur por edhe i fundit, që votuesit ta largojnë krimin dhe korrupsionin dhe duhet të ndeshkohen ato parti të cilat e kanë kapur shtetin.

Nëse populli do ndryshim të gjendjes aktuale, e cila dihet mirëfilli se është shumë e vështirë ; pa zhvillim ekonomik, pa vende të lira pune, krimi i organizuar dhe korrupsioni i pandalshëm , atëherë qytetarët duhet të dalin në votime dhe të votojnë për ndryshime, për shtet ligjor, për drejtësi dhe ardhmëni , duke mos i votuar individët e padishëm,individët e kriminalizuar, tradhtarët dhe njerëzit e papërshtatshëm për shtet, atëherë qytetarë të nderuar dilni në votime dhe votoni njerëzit e dëshiruar për shtet dhe njerëzit me intelektualizëm të vërtetë. Vetëm ata do ta shpien shtetin përpara.

Andaj populli me 6 Tetor, duhet të dali në votime dhe ta kryej detyrën kushtetuese, kombëtare dhe demokratike, duke treguar me votën e lire dhe vullnetin e tij demokratik, për t’i votuar njerëzit e aftë të dijshëm dhe që e duan shtetin dhe ligjshmërinë e saj. Përndryshe, nëse populli nuk del në mënyrë masovike në zgjedhje, atëherë vetë ne po ua hapim udhën; korrupsionit, hajnisë, krimit të organizuar, papërgjegjësisë, paaftësisë dhe injorancës politike?! . . .

Pra, ja shansi i fundit për ta mbrojtur shtetin dhe ligjshmërinë dhe për të votuar ardhmërinë. Ndaj, secili ta duhet ta kontrolloj vetën por edhe të pyetet shtruar; “ A thua, çka bëra unë për shtet” e jo vazhdimisht të pyetet se “çka bëri shteti për mua”. Atëherë pra, zgjohuni nga gjumi, e dilni e votoni njerëzit që i duhen shtetit. Vetëm ata i duhen shtetit, ardhmërisë dhe këtij populli të varfër.

Andaj popull, ja sot ja kurrë duhet të votoheni, njerëzit më të mirë dhe njerëzit më të dijshëm që i duhen Kosovës. Votone intelektualizmin. Ai i duhet Kosovës, sot e gjithmonë. Boll më, me njerëz të padijshëm dhe të korruptuar. Boll më me padrejtësi dhe me paligjshmëri. qytetarë të nderuar, votoni e mos ngurroni për të ardhmën e Kosovës. Shtetin ligjor do ta votojnë vetëm qytetarët, me votat e tyre të sinqerta. Ndaj, le të dihet njëherë e përgjithmonë se; “ky shtet nuk është shtet i pushtetarëve, por është shtet i qytetarëve”. Ju jeni sovrani se çfarë shteti dëshironi. qytetarë të nderuar, ju zgjidhni pushtetarët me votat e tuaja të sinqerta. Pra në mënyrë demokratike. Mos u shitni nëpër oda e kafene për 20 apo 50 euro. Ruane identitetin dhe autoritetin e juaj. Votoni pra më të mirët. Ata le të na udhëheqin. Ata i duhen Kosovës, sot e gjithmonë . . .

Mos vallë, për ndryshime, ende mos po hamendeni, apo po vazhdoni me pushtatarë që premtuan e premtuan 150.000 apo 200.000 vende pune, e konkretisht asgjë nuk realizuan? A mos vallë, ende po hamendsoni, se çfarë shteti dhe çfarë pushtetarë i duhen Kosovës?! Këte ju qytetarë të nderuar, tregone me votimet në zgjedhjet parlamentare me 6 Tetor. Kosovës tani i duhet masovizimi në votime. Vetëm mosovizimi do ta bën ndryshimin. Këte mund ta bën vetëm populli në votime. Na qoftë e mbara për një votim të suksesshëm dhe të dinjitetshëm ?! Na qoftë e mbara për një prosperitet dhe për një ardhmëri të Kosovës tonë të dashur. Këtë qe sa vite po e pret Kosova. Ndaj, ju me votat e juaja do ta votoni ardhmërin dhe prosperitetin e shtetit tonë. Andaj, votat e juaja do ta sjellin përspektivën, zhvillimin ekonomik , ardhmërinë dhe ligjshmërinë Kosovës sonë dashur . Andaj, votoni masovisht për shtetin dhe përspektivën e tij. Votoni e mos ngurroni për Kosovën tone të dashur...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat