Profesori i cili arsimoi dhe edukoj dy legjenda të llapit; Zahir Pajazitin dhe Fadil Vokrrin!

Opinione

Profesori i cili arsimoi dhe edukoj dy legjenda të llapit; Zahir Pajazitin dhe Fadil Vokrrin!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 16 shtator 2019 Në ora: 21:20
Ismail Muçiqi

Një prej personaliteteve më emblematike të Komunës së Podujevës, për të cilin u shkrua fare pak është Prof. Izeir Mustafa. Ky personalitet i veqantë punojë, veprojë dhe la gjurmë të pa shlyshme në shumë segmete të jetës, si në arsim, kulturë dhe sport dhe pregaditi edhe figura historike gjatë luftës në Kosovë.

Izeir Mustafa që nga fëmijria ishte dalluar me intelegjencën dhe vizionin e ti , të një intelektuali të mirëfillët të llapit.

Në vitin 1975 filloj punën si arsimtar në shkollën fillore të qytetit në Podujevë, nga e cila vatër e arsimit dolën shumë gjenerata dhe individ të cilët dhanë kontribut në shumë sfera të jetës publike qoftë në llap dhe më gjërë.

Izeiri ishte arsimtar e më vonë profesor i skulbturës dhe njeri me vepra të krijuara me vlerë ndërkombëtare të skulbturës të cilat u shtrin gjithëandej jo vetëm në Kosovë por arriten deri në Manqester të Anglis.

Izeiri ishte student dhe pasardhës të akademikut të njohur Agim Qarzabasha. Ky njeri i dha shumë Podujevës dhe llapit në përgjegjësi.

Në vitin 1983, ishte futbollist i njohur i ekipit të Llapit të Podujevës, talenti i ti ishte model dhe inspirim edhe për gjeneratat e më vonshme.

Puna e ti u korurzua në pozitën e trajnerit të futbollit nga viti 1990 deri në vitin 2003, përmes punës dhe dijes profesionale të ti, dolën talent me famë si ishin; Fadil Vokrri i cili u shëndrrua në legjendë të futbollit.

Në rrëfimin e ti Izeir Mustafa tregon momentin kur në vitin 1980 udhëheqësia futbollsitike e klubit Prishtina, në krye me ish politikanin Nazmi Mustafa, i kërkuan Izeirit që të jep mendimin për kalimin e Fadil Vokrrit nga Llapi në Prishtinë.

Krijimi i këti personaliteti-Fadil Vokrri në talent të futbollit me përmasa botërore ishte pa dyshim meritë e trajnerit-ekspertit të futbollit profesorit të nderuar Izeir Mustafa.

Ky njeri-profesor Mustafa, ligjeroj lëndën Historia e Artit në gjimnazin 8 Nëntori të Podujevës në vitin 1976 atë botë kujdestar klase e kishte edhe nxënsin tani legjend dhe hero i kombit Zahir Pajazitin. Ky përpos programit mësimor që ligjeroj në klasën e Zahirit, kishte raporte intime dhe shumë të besushme me personalitetin e Zahir Pajazitit të cilin e udhëzoj dhe e mësoj në veprimet dhe rrjedhën e jetës së ti.

Ky tregon se Zahiri ishte një djalë i pashëm fliste shumë pak i ulur në bankën e fundit dhe gjithnjë vigjilent për lirin e Kosovës.

Profesor Mustafa rrëfen edhe për demostratat e vitit 1981, kur Zahir Pajaziti bashkë me Rrahim Hazirin dhe shokët e tjerë, ishin pjesë e organizimit të demostratave në Podujevë.

Tani të folësh për jetën, biografin dhe historin e profesorit Izeir Mustafës, nevojitën ditë të tëra, por nuk guxojmë të harrojmë veprimtarin e ti edhe në kohën e pas luftës në Kosovë, në hartimin e shumë projekteve në rindërtimin e objekteve kulturore rekreative të Podujevës dhe më gjërë.

Ai hartoi projekltin e ri në ndërtimin e parkut të qytetit dhe projektin ideor për lumin llap.

Projekte këto kapitale me vlerë, i kanë dhënë pamje madhështore qytetit të Podujevës. Projekti "Orfeu" i hartuar nga Izeir Mustafa, zbuloj edhe mozaikun e monumenteve të kulturës në fshatin Gllamnik të Podujevës. Monument ky i cili do tu shërbej gjeneratave të ardhshme për hulumtimet dhe gjurmimet historike të peridhës të epokës dardane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat