Pa i mbyllur negociatat me Serbinë, ndryshimi në Kosovë s’mund të ndodhë

Opinione

Pa i mbyllur negociatat me Serbinë, ndryshimi në Kosovë s’mund të ndodhë

Nga: Fadil Maloku Më: 16 shtator 2019 Në ora: 22:14
Fadil Maloku

1. Pa dyshim që diaspora për dallim nga zgjedhjet e fundit, që ishte mobilizuar për ta ndryshuar dhe përmbysur keqqeverisjen e atëbotshme, sivjet ajo duket shumë më e interesuar dhe më e mobilizuar për ta përmbysur keqqeverisjen. Kështu që ajo tani ka kuptuar se pa involvimin e saj në “lojën” zgjedhore, nuk mund të ndihmohet e as të arrihet ajo pika kritike e ndryshimit të pritur. Thënë më thjesht, diasporën në këto zgjedhje e shoh si shumë më relevante dhe më të organizuar (por, të pamjaftueshme) për ta bë ndryshimin e pritur...

2. Rritja e numrit të diasporës për të votuar sivjet po shihet se është shumë më i madh. Dhe ky fakt dëshmon qartë interesimin dhe vullnetin per ta ushtruar ndikimin e vetë ne zgjedhjet e sivjetme. Ndërkaq, rritjen dhe interesimin e shtuar e shoh edhe si një lloj ”hakmarrje” e butë ndaj qeveritarëve që atyre u “ndihmuan” të katapultohen (lexo; arratisjen e padēshiruar përmes rrugëve abnormale) në botën e kampeve të azilit ... gjate vitit 2015 qe iken mbi 160.000 te rinj kosovarë!

3. Realisht edhe nga kontigjentet e reja (supozohet qe diku rreth 35.000 votues të rinj “rekrutohen”) qe si potencë e edhe si votues të ri qe nuk kane as hipoteka e as ngarkesa te gjeneratave te vjetra, pres qe ta bëjnë ate ndryshiminm e dëshiruar. Por, kam pak besim qe do mund te arrihet kjo “kuotē” kritike per ta bere kete “katapultim” te nevojshem qe i nevojitet atmosferes dhe mobilitetit politik. Në Kosovë thene më thjesht, ende nuk shoh ndryshime rrënjësore, apo të paktën aso ndryshimesh çfarë po propagandohen nga shumica e partive parlamentare kosovare. Arsyet janë të shumta, por midis këtyre arsyeve unë si kryesore shoh përfundimin e dialogut me Serbinë, si dhe margjinalizimin e manipulantëve nga krahu i luftës dhe ai i paqes. Realisht dhe logjikisht ndryshimi i nevojshëm, po shihet dhe po përceptohet ende më shumë si dëshirë. Ndërkaq, ndryshimi i domosdoshëm, pra ai i vërteti që mund të identifikohet edhe si një lloj katarsisi, është ende larg...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat