E zakonshmja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Opinione

E zakonshmja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Nga: Milazim Maraj Më: 17 shtator 2019 Në ora: 10:29
Milazim Maraj

Sot, mu kujtua një thënie e Akademik Mark Krasniqit: ”kur  zgjatë, e jashtëzakonshmja behët e zakonshme”.

Situata e jashtëzakonshme në Kosovë, prodhoj zgjedhje të jashtëzakonshme. Pasi që kjo po ndodhë disa herë tani ka filluar të behët e zakonshme që të mbajmë zgjedhje jo të rregullta por të jashtëzakonshme, apo që të mos e përsërisim këtë fjalë shpesh  dhe te tingëllojë keq për veshin politik dhe kritik,u themi zgjedhje të parakohshme.                                                                                                                                                          

Këto zgjedhje më 6 tetor i pat paralajmëruar ish krimineli dhe tani mbrojtësi i krimit serb Presidenti aktual në Serbi Aleksandër Vuçiq. Por në këtë datë, Presidenti i Kosovës i shpalli zgjedhjet në Kosovë.   Kjo po ashtu është e  jashtëzakonshme.                                                                                      

Çka tregojë kjo?                                                                                                                                                                               

Është rastësi,apo  ndonjë lidhje ilegale mes  presidencës së Kosovës më presidencën e Serbisë?!!.                      

Tani më gati u bë e zakonshme të bëjmë zgjedhje të jashtëzakonshme. Të harxhojmë buxhetin e Kosovës edhe kështu shumë të dëmtuar.  Partitë politike janë të kapura nga një kupolë e hekurt mbi të cilën nuk guxon askush  të ngritët. Kush guxon të ngritët mbi Hashim Thaqin e Kadri Veselin, mbi Ramush Haradinajn, mbi Albin Kurtin, vetëm Isa Mustafes i ndodhi kjo e pa pritur. Brenda çdo partie politike ka kuadro dhe vlera politike të mbyllura në pancirin e partisë  që nuk mund të zhvillohen brenda saj, kështu qëndrojnë në venitje më vite deri në degradimin e tyre përfundimtarë. Në LDK  kjo kllapinë u qa pas kuvendit të përgjithshëm të LDK, hiq demokratik. Këtu depërtoj një segment i ri  më vlera politike dhe patriotike,pas shumë peripecive. Ky segment  jep  shpresë  demokratike nëse arrin të depërtoj në këtë para fushatë dhe fushatë shumë të jashtëzakonshme që po dëmton procesin demokratik të zgjedhjeve dhe po krijon mjegull e amulli. Debatet që bëjnë kandidatet për deputet nga partitë e ndryshme politike janë shumë të jashtëzakonshme më tone të larta dhe cilësi të ulët deri në pacilësi. Këto debate nuk prezantojnë vlera programore për të fituar besimin e zgjedhësve, këto kanë për bazë shprehjen e urrejtjes ndaj rivalit politik dhe subjektit të tij. Debate që krahasojnë antivlerat kush ka bërë më keq dhe jo fare çka duhet të behët për të mirë. Ka fyerje, sharje, ofendime për subjektin, ofendime personale deri të ofendimet  familjare. Kështu në vend të unitetit kombëtarë krijohet urrejtja dhe mbillet separatizmi brenda llojit.  Përdoret edhe dhuna fizike pa turp dhe të njëjtit kërkojnë votën, e blejnë apo e vjedhin. Këto  pamje të bezdisshme,pastaj minimizohen në kohë fushate,  madje emërohen si veprime demokratike, që ndodhin çdo kund në Botë.  Nuk ka prezantime të çarta çka do të bëjë deputeti  apo subjekti i tij në kuvend. Por shikuar nga pamjet në TV të ndryshme del në shesh  droja që të depërtojnë jo deputet të Kosovës por sportist muskulor pa etikë sportive, më dhunti dhune dhe shantazhi. Debatet nuk i përngjajnë më as kuvendit të odave tona të urta. As kush nuk e dëgjon tjetrin,nuk ka argumente  për të arsyetuar një proces apo veprim.Në vend të argumenteve pengohet dialogu dhe ngritët zëri. Ngritët tensioni në mes të debatuesve deri në masë të shpërthimit të dhunës fizike. Në këto debate flasin të gjithë menjëherë, pa e dëgjuar fare bashkëbiseduesin. Bashkëbiseduesi që duhet të jetë kolegë i tij në kuvend, trajtohet si armik. Kështu që nuk kuptohet asgjë nga askush në fund  monitoruesi  gjithashtu jo profesional; i falënderon të ftuarit pa ndërgjegjeje, për kontributin e tyre në debat. Çfarë kontributi?!. Për të dalë nga kriza që e ka  katandisë Kosovën kërkohet një Kuvend intelektual më përgatitje të lartë, më vizion dhe program të çartë për çdo projekt madhor të Kosovës. Kërkohet maturi respekt për mendimin e kundërt dhe argumente të çarta e bindëse për të realizuar programin e hartuar aprovuar nga subjekti i caktuar dhe i përshtatshëm  për zgjedhjen e problemeve në vend. Sado që këto debate para fushate janë neveritëse. Duhet t’i përcjellim dhe të vendosim ke  do ta zgjedhim që të mos vuajmë nga të zgjedhurit tonë, që të mos kemi shpërngulje të te rinjve tonë, të mos kemi vuajte dhe skema “edhe unë jam  Kosovë”. Që të bindim botën së jemi në gjendje ta udhëheqim vendin dhe të jemi të rëndësishëm për rajonin. Që të mos kemi gjendje të jashtëzakonshme, situata të jashtëzakonshme dhe zgjedhje të jashtëzakonshme. Që e jashtëzakonshmja të mos na behët e zakonshme. Që të mos jemi jashtë interesit të miqve tonë që po na përkrahin pa rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat