A do premton Vjosa Osmani, jetësimin e simboleve të Presidentit Rugova!? - Bota Sot
A do premton Vjosa Osmani, jetësimin e simboleve të Presidentit Rugova!?

Opinione

A do premton Vjosa Osmani, jetësimin e simboleve të Presidentit Rugova!?

Nga: Msc. Adem Lushaj Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:13
Msc. Adem Lushaj

(Kryetari i LDK-së, Akademi Isa Mustafa, kishte premtuar jetësimin e Himnit dhe Flamurit Dardan, si simbole shtetërore, në rast se LDK-ja do merr pushtetin. Mirëpo, kjo gjë s'kishte ndodhur gjatë kohës sa ishte Kryeministër i vendit!)

Jemi mësuar gjatë fushatave zgjedhore të kemi premtime nga më të ndryshme, apo edhe duke ngrit akuza për kundërshtarët politik. Premtime të shumta, qofshin ekonomike apo politike, kishte dhënë edhe ish Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Një nga premtimet e tij ishte edhe jetësimi në mënyrë institucionale i Himnit dhe Flamurit Dardan, simbole të presidentit, dr. Ibrahim Rugova.

Në njërin nga tubimet zgjedhore të mbajtur në Deçan (01.06.2014, takim zgjedhor i mbajtur në pallatin e kulturës), Isa Mustafa kishte premtuar: “sapo LDK-ja ta merr pushtetin, Flamuri dardan dhe himni "Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, do jenë simbolet e shtetit të Kosovës”. Pos këtyre, Mustafa kishte thënë se Ligji për FARK-un do jetë prioriteti kryesor, duke legjitimuar Ministrinë e Mbrojtjes të Qeverisë në ekzil. 

Po ashtu, Isa Mustafa kishte deklaruar: “Assesi s’do bëjmë koalicion me partinë e Hashim Thaçit, parti e cila ka fut vendin në krizë. Në asnjë mënyrë s’do qeverisim me partinë e cila ka thelluar krimin e organizuar, ka rritë shkallën e korrupsionit dhe pengon zhvillimin ekonomik".

Mirëpo, një gjë është e qartë se Isa Mustafa dhe LDK-ja, nuk kishte mundur ta largon nga pushteti “Hashim Thaçin dhe klanin e tij mafioz”. Ai, ia kishte shtrirë dorën Hashim Thaçit, ishte bërë Kryeministër i vendit, duke  bashkëqeverisë me “krimin dhe korrupsionin”, deri në rrëzimin e tij nga posti i Kryeministrit.

Për vija të kuqe ndaj PDK-së, ka premtuar edhe kandidatja për kryeministër, Vjosa Osmani, në takime me qytetarë. Vjosa Osmani njihet për qëndrimin e betonuar kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president. Ajo, ishte deklaruar hapur kundër zgjedhjes së presidentit të tashëm, Hashim Thaçit, duke mos dhënë votën e saj, edhe pse ishte kundër qëndrimit të Isa Mustafës.

Mirëpo, Vjosa Osmani, ende nuk është dëgjuar të premton jetësimin e simboleve dardane, ashtu siç kishte premtuar shefi i saj në parti.

Mbetët të shihet nëse Vjosa Osmani, gjatë ditëve të ardhshme, do premton jetësimin e simboleve të presidentit Rugova (kuptohet-nëse LDK-ja fiton zgjedhjet)!? Sikurse që mbetet të shihet, nëse Vjosa si Kryeministër, bashkëqeverisë me partinë e Kadri Veselit, pasardhës i Hashim Thaçit në PDK. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...