Pa inati, Albin Kurti është Henri Kisinxheri i Kosovës

Opinione

Pa inati, Albin Kurti është Henri Kisinxheri i Kosovës

Prof.Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof.Dr. Mehdi Hyseni Më 18 shtator 2019 Në ora: 21:54
Albin Kurti

Asgjë tjetër, kërkonte një Kosovë plotësisht të pavarur, PA Serbi, pa srpska zajednica, pa Republika srpska në veriun e Kosovës, pa korrupsion, pa krim të organizuar, pa nepotizëm, pa shfrytëzim të njeriut prej njeriut, pa diskriminim, pa shkeljen dhe pa mohimin e së drejtës kolektive të shumicës dërrmuese mbi 90%, si dhe cenimin e  të drejtave dhe lirive të njeriut. Me një fjalë, për të gjithë qytetarët e saj, Albini kërkonte dhe angazhohej për një Kosovë krejtësisht të pavarur me të drejtën e plotë të vetëvendosjes së brendshme dhe asaj të jashtme në frymën e parimeve dhe të normave juridike të së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe të rendit të ri ndërkombëtar.

-Edhe sot, pas 12 vitesh (2019) Albin Kurti ka të njëjtën strategji dhe vizion për shpëtimin e Kosovës nga Serbia, nga  korrupsioni, nga krimi i organizuar, nga plaçka, nga dhuna, nga pazhvillueshmëria, nga rrënimi dhe nga privatizimi i institucioneve shtetërore nga grupet e ndryshme politike mafioze provincialiste,  të cilat  patën instrumentalizuar qeverinë, presidencën, kuvendin dhe  sistemin e drejtësisë, duke kapur shtetin e ri të Kosovës (2008-2019).

Votoni Albin Kurtin-shqelmoni  papunësinë, varfërinë, robërinë ekonomike dhe padrejtësinë !

Secili qytetar i Kosovës, duhet të jetë në dijeni se nuk ka asnjë fuqi individuale, grupore apo partiake politike në Kosovë, që sot, do të mund ta “ çmontonte” moralitsht, politikisht, kombëtarisht dhe diplomatikisht, kryeliderin e Lëvijzes Vetëvendosje, Albin Kurti, sepse është me karakter, me moral dhe me ndërgjegje të pastër si loti, ka dëshmuar se është me popullin jo me shtypësit dhe me shfrytëzuesit e popullit dhe të Kosovës (2005-2019).

Së fundi, këtë të vërtetë, fatmirësisht e kanë kuptuar dhe tanimë e kanë të qartë edhe miqtë-aleatët tanë ndërkombëtarë, të pranishëm në Kosovë dhe jashtë saj në Bruksel, në Berlin, në Londër, në Paris, në Romë dhe në Uashington, të cilët, pa dyshim se, do ta mbështetin   votimin e Albin Kurtit për kryeministër të Kosovës, sepse është i pastër si loti, pa asnjë hipotekë korrupsioni dhe keqpërdorimi të pozitës së participimit në parlamentin e Kosovës dhe në fushëveprimtarinë e tij politike si kryelider i Lëvizjes Vetëvendosje.

Prandaj, për të shpëtuar nga varfëria dhe nga papunësia ekstreme (mbi 50%), si dhe nga padrejtësia e pabarazia ekonomike, sociale, juridike dhe ligjore, secili qytetar i vetëdijshëm i Kosovës, duhet ta votojë Albin Kurtin për kryeministër dhe përfaqësuesit e tjerë të Lëvijzes Vetëvendosje, sepse vetëm ky Henri Kisinxher shqiptar, di dhe mund ta shpëtojë Kosovën nga katastrofa e deritanishme politike, juridike, ekonomike dhe e mirëqenies, askush tjetër. Andaj, mos ngurroni dhe mos u mashtroni, votoni më të ndërgjegjshmin, më të diturin, më vizionarin, më të guximshmin, më atdhetarin dhe më demokratin e Kosovës, Albin Kurti.

Së më sipër, kush e mbështet dhe e voton Albin Kurtin për KRYEMINISTËR të Republikës së Kosovës, mbron interesin e përgjithshëm të popullit dhe të shtetit të Kosovës.

Shkurt e shqip (pa asnjë promil të politikës simuluese), Albin Kurti ështët ANTITEZË (teorike dhe praktike) e liderëve politikë nepotistë milarderë dhe milionerë, të pasuruar në kurrizin e popullit dhe të shtetit të Kosovës.

Pa asnjë dyshim, me zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër të qeverisë së Republikës së Kosovës, do të fundoset korrupsioni, krimi i organizuar, do të eliminohet papunësia dhe do të zhduket varfëria etj. Me një fjalë, do të marrin  fund rrenat, përrallat dhe intrigat e politikës simuluese dhe mashtruese të drejtuesve politikë të Kosovës, se gjoja “Serbia de jure e ka njohur Kosovën” (2008-2019). GJithashtu, do të marrin fund lojërat manipuluese dhe premtuese politike në “stilin” e hipokrizisë dhe të demgaogjisë së ndërgjegjës së kalbur etike, politike, kombëtare dhe shtetërore:  “Ngrihe, mos e këput; shtyje, mos e ndal; lëmoje, mos e lëndo; kruaje, mos e gërrith; gostite, mos e helmo; kape, mos e lësho; shtyje, mos e ndal; puthe, mos e kafsho; këndo, mos vajto, duro, mos ha; puno, mos fito; shporru, mos u kthe; duro kamxhikun e huaj serbosllav, mos gjëmo, prit, mos gufo, demonstro, por të drejtat tuaja, mos i kërko; fli, mos u zgjo...etj., etj…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat