Argumenti kundër socializmit - Bota Sot
Argumenti kundër socializmit

Opinione

Argumenti kundër socializmit

Nga: Frank Shkreli Më: 18 shtator 2019 Në ora: 23:25
Frank Shkreli

Socializmi, si një ideologji dhe si një sistem qeverisjeje është bërë sivjet subjekt debatesh, në fushatën paraprake për president, midis kandidatëve të Partisë Demokrate, këtu në Shtetet e Bashkuara. Në debatin e fundit midis 10-kandidatëve të kësaj partie, tërhoqi vëmendjen shkëmbimi, për këtë çështje, midis ish-Zevëndës presidentit Xho Bajden(Joe Biden) që konsiderohet si një demokrat i moderuar dhe Senatorit Bernie Sanders dhe Senatores Elizabeth Warren me prirje të majta socialiste. Në të vërtetë, disa analistë komentuan pas debatit se socializmi ishte subjekti kryesor në shkëmbimet e kandidatëve demorkatë dhe se sipas tyre, nëqoftse vazhdon kjo prirje e kandidatëve kryesorë të Partisë Demokrate për president – sidomos e senatorëve Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren. Kjo situatë, sipas vërejtjsve politikë, është një lajm i mirë për Presidentin Trump dhe për republikanët, sepse eskpertët politikë gjykojnë se amerikanët nuk janë gati për të zgjedhur një president që promovon vlerat socialiste. Gjatë një shkëmbimi medimesh mbi planet e tyre për përkujdesjen shëndetësore, Zëvëndës Presidenti Biden, duke reaguar ndaj një propozimi të Senatorit Sanders iu drejtuar me këto fjalë, Senatorit Sanders: “Si socialist që e konsideron veten, ti ke më shumë besim tek korporatat amerikane se ç’kam unë”, një kritikë me ironi e drejtë për drejtë ndaj platformës së kandadidatit demokrat për president, Bernie Sanders.

Duam s’duam, duket se si subjekt, socializmi, meritat dhe dështimet e tija si sistem ekonomik dhe qeverisës, tanimë është bërë, jo vetëm pjesë e debateve të fushatës paraprake, por ka giasë të mbizotërojë edhe fushatën për zgjedhjet e përgjithëshme për president të vitit të vjen, këtu në Shtetet e Bashkuara. Por, ky debat ideologjik mbi socializmin në kuptimin klasik të fjalës, ose socializmin demokratik siç preferojnë ta quajnë senatorët Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren – ka filluar tanimë edhe në radhët e republikanëve, por me mënyra dhe mjete të tjera. Ky debat, kryesisht dhe pothuaj ekskluzivisht, kritikon idetë e socializmit, ndërkohë që disa demokratë dhe republikanë i konsiderojnë senatorët Sanders dhe Warren si bartësitë e këtyre ideve, sa të huaja aq edhe të papranueshme për shumicën dërmuese të amerikanëve, qofshin repubikanë, demokratë ose të pavarur.

Një prej këtyre komentuesve është Senatori i Shteteve të Bashkuara nga shteti Kentucky, Rand Paul, i cili përfaqëson atë shtet në Senatin Amerikan ç’prej vitit 2010. Senatori Paul është i njohur në skenën politike amerikane për pikëpamjet e tija konservatore në mbrojtje të lirisë si dhe autor i disa librave dhe artikujve mbi këtë subjekt dhe subjekte të tjera, siç është roli i kufizuar i qeverisë në një demokraci funksionale.

i tij i fundit -- i cili mund të lexohet në “Kindle e-book” por që do të botohet muajin që vjen -- mban titullin, “The Case Against Socialism” ose “Argumenti Kundër Socializmit”. Senatori i njohur amerikan, Rand Paul, me këtë libër lëshon kushtrimin në mbrojtje të lirisë dhe kundër socializmit: “Nëqoftse socializmi hedhë rrënjët në Amerikë, kjo ideologji do të rrezikojë fatin e kombit më të lirë në botë, duke shkaktuar shtypje dhe kontrolle të pa imagjinueshme nga ana e qeverisë.” Siç duket, libri me këtë titull është shkruar në përgjigje të një ankete publike të kohëve të fundit, sipas të cilës 43% e amerikanëve mendojnë se më shumë socializëm në këtë vend, mund të mos jetë një ide aq e keqe. Senatori Paul në librin e tij më të fundit, “Argumenti Kundër Socializmit”, i përgjigjet pyetjes se çfarë nuk dinë këta njerëz -- që përgjigjen në këtë mënyrë positive për socializmin dhe për efektet dhe pasojat që, historikisht, ka pasur kjo ideologji në një shoqëri të lirë, siç është Amerika. i ligjvensit amerikan është një përgjigje aktuale ndaj kërcënimit që paraqet socializmi ndaj lirisë së këtij vendi dhe njëkohësisht, me të atë libër, autori bën thirrje për veprim kundër forcave që rrezikojnë themelet e lirisë amerikane.

Në paraqitjen e librit të senatorit amerikan, Rand Paul, theksohet se në emër të socializmit janë vrarë miliona njerëz anë e mbanë botës, ndërkohë që kritikon disa universitete amerikane dhe politikanë me prirje të majta politiko-ideolgjike, siç është kandidati për president, Senatori Bernie Sanders dhe kongresistja e re Alexandria-Ocasio-Cortez të cilët e deklarojnë këtë ideologji tani si diçka të pranueshme për Amerikën.

Në librin “ The Case Against Socialism” ose “Argumenti Kundër Socializmit” që pritet të botohet për publikun e gjërë në tetor, Senatori Paul përshkruan historinë e socializmit në botë, duke filluar nga gulagët e Stalinit e deri tek uria që ka pllakosur popullin e Venezuelës në ditët e sotëme – e gjithë kjo në emër të ideologjisë socialiste, sipas tij. Senatori Paul shkruan për keqkuptimet dhe shtrembërimet historike të fakteve rreth utopisë socialiste në disa vende të Evropës. Ai thotë se vendet skandinave e duan kapitalizmin aq sa e duan atë sistem edhe amerikanët, ndërkohë që gjatë dekadave të fundit janë detyruar të shkurtojnë mjaft nga programet që cilësoheshin si standarde socialiste, e të cilat tani mbështeten edhe nga disa politikanë amerikanë, si Senatori Bernie Sanders dhe Kongresistja Alexandria-Ocasio-Cortez.

Rand Paul shkruan se vendosja e socializmit në Shtetet e Bashkuara mund të bëhet e mundur vetëm nëqoftse shumica e amerikanëve harrojnë rreziqet e vërteta që ka sjellur mbi njerëzimin ideologjia komunisto-socialiste -- më shkatërrimtarja dhe më vrastarja e shekullit të 20-tët. Ai fletë konkretisht mbi të vëtetetat dhe pasojat e socializmit, ndërsa përmendë gjëndjen në disa vende socialiste sot. Ndër të tjera, ai shkruan se për çdo student, në vendet me prirje socialiste, që vesh këmishën me një fotografi të Che Guevaras --marksistit revolucionar argjentinas -- në Venezuelë vdesë një fëmi nga uria, por kjo nuk raporothet si pasojë negative e socializmit venezuelan. Ai përmend edhe refugjatët e dëshpëruar me jetesën në Kubën komuniste, të cilët largohen në masë nga ai vend për në Shtetet e Bashkuara, për arsye të shtypjeve të lirive dhe të drejtave të njeriut, censurës, racionimit të ushqimeve, spitaleve të ndyra, ku gjoja ofrohet shëndetësia falas, e shembuj të tjerë.

Si për shembull, shtetet diktatoriale si Republika Popullore e Kinës, që e quajnë veten komunisto-socialiste, ndërkohë që shkelin të gjitha liritë e të shprehurit, një vend ku qeveria kontrollon çdo gjë, ndërkohë që ato paraqiten para botës si gjoja shtete moderne të emancipuara.

të shikojmë se ç’po ndodhë në Hong Kong këto javët e fundit. Shtetet socialisto-komuniste bëjnë premtime për liri ekonomike ndërkohë që skllavërojnë shtetasit e vet dek shkelur të drejtat e tyre bazë të njeriut, ndërsa ofrojnë iluzione për një siguri dhe barazi për të gjithë, ndërkohë që nepërmjet kontrollit të plotë, kufizojnë lirinë personale, duke fuqizuar pushtetin diktatorial, duke mbytur nismën individuale dhe duke i bërë kështu të gjithë njerëzit të varen nga shteti për çdo gjë që kanë nevojë.

vjetë më parë, në bankat e Kolegjit Lehman në Bronks të Nju Jorkut, kisha filluar të interesohesha për gazetari dhe vendosa të shkruaja ndonjë artikull, nga koha në kohë, kur më delte kohë, mbi subjekte që nuk trajtoheshin aq shumë nga studentët amerikanë të asaj kohe. Ishte një periudhë konfliktesh dhe ndryshimesh të mëdha politike, shoqërore dhe kulturore anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, si pasojë, kryesisht e Luftës së Vjetnamit dhe kundërshtimeve të mëdha popullore ndaj saj, sidomos nga studentët. Në atë kohë kishte, fatkeqësisht, jo vetëm studentë të pa informuar mirë për pasojat e socializmit dhe komunizmit, sidomos në Evropë, por kishte edhe profesorë amerikanë nepër universitetet e këtushme që haptas mbështesnin socializmin dhe komunizmin, duke i promovuar, dashtë e pa dashtë para studentëve, jo vetëm në klasat ku jepnin mësim, por edhe në shtypin e kolegjeve dhe universiteteve më të mëdha, anë e mbanë vendit. As kolegji i vogël Lehman në lagjën Bronx të Nju Jorkut ku kisha filluar studimet universitare në fillim të 1970-ave, nuk bënte përjashtim në këtë drejtim. Edhe aty dalloheshin të pakën dy tre profesorë të zellëshëm me bindje socialisto-komuniste që debatonin dhe shkruanin haptas në favor të rendit socialist-komunist dhe kundër kapitalizmit. Duke venë re se pikëpamjet e tyre nuk po kundërshtoheshin nga askush, kështu fillova edhe unë të bëja polemikë më ta, pikërisht, mbi pasojat e komunizmit dhe në mbështetje të lirive bazë të njeriut, ashtu siç mbroheshin dhe zbatoheshin në Amerikë. Një prej reagimeve të mia studentore qe botuar në gazetën “Meridian” të Kolegjit Lehman në tetor të vitit 1973, (Shiko shkrimin më poshtë). Shkrimi i -viteve më parë në anglisht, “The Case against Socialism” – me të njëjtin titull ashtu si edhe i librit të ri të posa botuar të Senatorit amerikan Rand Paul – trajton pothuaj të njëjtat argumenta kundër socializmit, ndoshta në një mënyrë më pak të sofistikuar, pasi isha në një moshë shumë të re dhe pa përvojë. Ndonëse sot do e shkruaja këtë artikull ndoshta me një anglishte pak më të sofistikuar, mendimet e mia të shprehuara vjetë më parë në lidhje me socializmin dhe komunizmin, në të vërtetë, nuk kanë ndryshuar aspak. E kisha përfunduar artikullin modest duke thënë se nuk është Amerika ajo që më në fund lufton marksizmin dhe komunizmin, por është vet natyra njerëzore që bënë një gjë të tillë, pasi ky sistem për nga vet natyra e tij është një regjim anti-njerëzor. Sot, si edhe -vjet më parë, besoj, ashtu siç është shprehur dikurë edhe ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan se, “Komunizmi ishte një kapitull tjetër, sa i tmershëm aq edhe i pabesueshëm në historinë e njerëzimit, faqet e fundit të të cilit janë shkruar tanimë.” Pasi jemi të vetdijshëm të historisë së përgjakshme të shelkullit të kaluar, komunizmi si eksperiment i gabuar dhe aq i shtrenjtë për njerëzimin, duhet të ketë marrë fund njëherë e mirë dhe përgjithmonë!

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...