Vota ime e mallkuar - Bota Sot
Vota ime e mallkuar

Opinione

Vota ime e mallkuar

Nga: Sulejman Mehazi Më: 19 shtator 2019 Në ora: 18:21
Sulejman Mehazi

Sa e pa besë që më je ti vota ime e mallkuar. Se di si tët’ thërras: emër, folje, kallëzues, besdisje, sëkëlldisje, bajëlldisje, robëri, liri apo përbindësh që na ke hyrë mbrenda vetvetes dhe je prezente në çdo pore të ekzistencës sonë, i gëlltitë pamëshirshëm e rradhazi të gjitha qytetet, fshatrat, trotuaret, godinat dhe shtëpitë e të varfërve. Në cilët grupe terminologjike gjuhësore je, në atë të besës shqiptare, që ka lindur si institucion juridike-politike me vlera të mëdhaja shpirtërore, apo në atë të neveritshmëve, kontraversëve, terseve, fesatçorëve e tradhtarëve?

A ekziston shprehje më e shëmtuar e më e hidhur, më rrenëse e më perveze, më pa e sinqertë se ty Votë? E vetmja shprehje që në fjalorin e gjuhës sonë je në grupin e foljeve absurde, të pa kuptueshme, je njëra nga pjesët më të shëmtuara të ligjëratës. Çuditem dhe me intelektualët, filozofët, fetarët, gjuhëtarët se si të kanë lënë anēsh, pa mos të studiuar, si s’kanë pasur kujdes ndaj teje Votë sa që nuk të dimë se në cilin lakim je: në të parin, të dytën apo të tretën, pastaj cilës vetë i takoni: të parës, të dytēs apo të tretës; të pyes e dashura Vota ime pse po më tradhton, ne të votojmë në njëjës e ti na kthehesh në shumës , pa më thuaj ç’të kemi bërë, të gjithë neve na ke marrë në qafë edhe pse ne të votojmë për veten tonë, e ty na çon kah të duash vet, na çon kah politikanët më të prishur moralisht e intelektualisht, na çon te ata që u intereson paraja, femrat e rakia, e jo atdheu, ekonomia, shoqeria e shtëpia; përse na mashtron, ne të gjitha shpresat e së mirës sonë i kemi në ty, e ty na humb këto shpresat e mirësisë e lirisë, ne të votojmë për të mirën tonë, e ju ktheheni kundër popullit tonë, ktheheni kah politikanë të papërshtatshëm, të cilët janë të korruptuar deri në pakufij, jo vetëm kaq po fshehtësishtë, tinëzishtë shkoni edhe më larg në dyfishin e shumësit të Vëmërosë, Lësëdëmësë dhe të Bëdëisë, PDK-së, AAK-së, AKR-së;  se vota ime është e shenjtë për mua, e këta partiashët qeveritarë kētë votën time e kthejnë në njësi zgjedhore votuese.

Unë dal të të votoj për veten time, e ti Votë më bëhesh e huaj; si s’të vjen turp pēr tre fytyrësinë tënde, me pa besinë tënde. Vota dhe votimet tona na përkujtonë Shekspirin me dramat e tij tragjike ku vjedhjet, korrupcionet, vrasjet dhe zgjedhjet politike përgatiteshin nëpër zyrat e kancellarive të Ministrisë  së Punëve të Mbrendshme, që kryheshin tinëzisht pas mesnate, kurse viktimat pasi i burgosnin apo i vrisnin qaheshin e vajtoheshin në pikë të ditës.

Vota ime e dashur e ke humbur shenjterinë dhe besnikërinë, je bërë prostituta më e madhe, sa poshtë e ke zbritur çmimin tënd, shitesh për pesëqind denarë, për një byrek; e keqja më e madhe është se nuk të çmon, beson e vlerëson askush më, e ke humbur besimin; naivisht gjatë kampanjës zgjedhore partitë qeveritare ju mashtrojnë me një numër telefoni, me një napolitankë, llokum e një gotë lëngu, të mashtrojnë Votë për kurrgjë si kurvarët e rregjur që i mashtrojnë femrat naive, pa një farë intelegjence e vetëdije; aq je bërë e pa aftë ty Votë e njerëzve të gjallë sa që nuk mund ta mbrosh veten edhe nga të vdekurit, edhe ata luajnë me ty gjatë ditës së votimit, ngrihen nga varri, pa mos i pyetur fare të gjallët, hynë në qendrat e votimit, votojnë  e pastaj pësëri kthehen në varret e tyre, njësoj si Konstadini që ngrihej nga varri për hirë të Doruntinës.

Tragjedia më e madhe e kohës sonë është Vota jonë, dhe vërtet nuk dihet ku shkon, ku humbet e zhduket njësoj si lebarkat, kacabutë, insekte që sa më shumë të zhduken apo mbyten, shtohen më shumë, njësoj si votat tona që gjatē zgjedhjeve parlamentare shtohen duke na pjellur me mijëra vota të tjera pēr partitë tona qeveritare të cilat janë të korruptuara deri në palcë. Ta rruajmë votën tonë se ndryshe do vdesim urie!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...