Gërrga- i pari i gërrxhollëve - Bota Sot
Gërrga- i pari i gërrxhollëve

Opinione

Gërrga- i pari i gërrxhollëve

Nga: Qamil S. Dardhankodra Më: 20 shtator 2019 Në ora: 08:09
Qamil S. Dardhankodra

Janë disa katunde të Shqipnisë Verilindore të cilat kanë nga nji lagje që quhen gërrxhollët.   

Tri katunde Zhegra, Cernica dhe Remniku kanë nga nji lagje qe quhen me këtë emën, ndërsa në Llashticë janë dy mikrotoponime me këtë emën. Në Cernicë e Remnik këto lagje quhen Gërxhollët, ndërsa në Zhegër kjo lagje quhet Garxholl. Në Llashticë mikrotoponimet janë: Vorri i Gërrgës e tjetri quhet Lugu i Gërrzhiqit. Që të gjitha rrjedhin nga emni Gërrgë-Gërrga që asht shkurtim i emnit gregor. Banorët e këtyne vendbanimeve këtë emën e quenin Gregor, Grigor,Gligor por ma së shumti shkurt e quenin Gërrgë, a emnat e këtyne lagjeve vijnë nga ky emën shto këtu edhe mbrapashtesën turke-ogllu ndërsa njani prej mikrotoponimeve të Llashticës e ka mbrapashtesën sllave –iq. Shihet qartë se ndër popullatën shqiptare të kësaj ane, Morava e Epërme, emni gregor ishte shumë i përhapun para se ta merrnin me dhunë fenë e pushtuesit dhe xhelatit turk. Këto lagje apo familje të mëdha e morrën këtë emën ngase të këtyne familjeve apo në mesin e tyne ndodhej ndonji njeri i shquem që mbante emnin gregor shkurt Gërrgë-Gërrga. Mikrotoponimet në Llashticë-Vorri i Gërrgës shkurtimisht ka këtë histori: aty asht vorri i vetmuem i Gërrgës, nja 200 m. në perëndim të shkollës. Ishte i vorrosun aty diku ne shekullin XVI-XVII, në katund kishte shpërthye murtaja, lingimi, katundi kishin ikun dhe ishte vendosun në Lugun e Kolybeve që quhet sot dhe asht nja 300-400 m. në perëndim të shkollës. Mikrotoponimi Lugu i Gërrzhiqit ndodhet nja 1 km vi ajrore në verilindje të shkollës, aty janë gjetun gjurmët e nji vendbanimi antik. Asht gjetun një votër zjarri, nji gur mullini i dorës, enë qeramike, etj.

Mendohet se ky vendbanim asht i sh. XII-XIII atëherë kur ishte i madh ndikimi i sllavishstes prandaj aty e kemi mbrapashtesën sllave- iq. Gërrga apo Gregori i këtij vendbanimi nuk ishte i Llashticës sepse llashticasit e sotëm u vendosën këtu nga mesi i pjesës së parë të sh. XIV. Garxhollët e Zhegrës thonë se “jemi të Pavës“ ( Pavli, Pali) ndërsa në Llashticë kemi emnin Pali “u banë bashkë horiq e paliq“ (Hora, Pali). Kjo thanje u përdor në vitet 30 të sh. XX me rastin e nji fatkeqësie (bela) ndërvllaznore. Pali (Pavli) i Zhegrës dhe Pali i Llashticës jetuen para 170-180 vjetësh. Ata burra qenë ndër krishtenët e fundit të këtyne dy copë katundesh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...