Frika nga 10-tatë

Opinione

Frika nga 10-tatë

Nga: Milazim Maraj Më: 20 shtator 2019 Në ora: 12:38
Milazim Maraj

•Diskriminim i cilësisë shqiptare në Kosovë sa vije dhe shtohet.

•Nepotizmi dhe korrupsioni nuk luftohet nga ata që e formuan.

•Të shkëlqyeshmit për eksport, të dobëtit për Kosovë!??

Kjo praktikë e dhembshme po vazhdon si atavizëm nga shekujt e kaluar. Dhembja është shumë më e pa durueshme tani kur Kosova është e pa varur. Dikur eliminoheshin shqiptaret e aftë të ngritur dhe të shkolluar nga shteti serb e jugosllav dhe vasalet e tij. Ata kur dilnin në botën demokratike ngriteshin dhe respektoheshin për cilësitë e tyre intelektuale dhe profesionale. Ata nuk e harronin kurrë Kosovën dhe Shqipërinë. Raste të tilla kishte shumë. Ata mbaheshin nën kontroll të plotë dhe në forma të ndryshme diskriminoheshin dhe nëse reagonin burgoseshin si armiq të popullit.

Jo rrallë vriteshin edhe në shtetet tjera. Nepotizmi dhe korrupsioni kanë infektuar po thuaj të gjitha institucionet tona. Çdo ditë takojmë të rijnë të ngritur të ditur, të shkolluar që ankohen së nuk janë pranuar në marrëdhënie pune edhe pse kushtet i kanë plotësuar më mirë së kandidatet më fuqi nepotike dhe korruptive. Lëndët e tyre të ngritura nga inspektoratet pushojnë diku në sirtarët e organeve kompetente. Intelektualet e përgatitur vuajnë nga pesha e diskriminimit dhe kështu nga vuajtja lodhen, marrin botën në sy. Pa vonuar shumë emrat e tyre i lexojmë në gazetat e botes si kuadro të lavdëruar dhe të respektuar në ndonjë universitet prestigjioz të Evropës, Kanadasë, Australisë apo SHBA. Shtetet demokratike lavdërohen dhe përfitojnë nga cilësitë tona kombëtare deri sa Kosova strehon të dobëtit për vete.

Kjo tani nuk do të zgjatë shumë nga se të dobëtit nuk do të nxjerrin cilësi. Mësimdhënësi i dobët do të jetë tavan i nxënësit dhe jo shkallë e tij për mes të cilit do të ngritej nxënësi apo studenti i mirë. Raste të tilla ka shumë dhe nuk po ndalen. Doktoresha Shqipdona Lahu nga Podujeva është rasti i fundit që e bëri publike vendimin e turpshëm të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë për angazhimin e personelit akademik në fakultetit të mjekësisë. Ku janë ata që po lavdërohen së do ta luftojnë korrupsionin dhe nepotizmin. Në këtë vend pune, pranohen kuadro me cilësi më të ulet së Shqipdona.

Kush frikohet nga notat dhjeta të Shqipdonës? Nuk dihet sa kushtoj ky vend pune i asistentes. Nuk dihet as për aderime apo realizime të turpshme “bëma së po ta bëjë” E vetmja që dihet në këtë situatë është: Shqipdonës së shkëlqyeshme i kushtoj shtrenjtë, më humbje në këtë garë që kjo e meritonte fitoren dhe Fakultetit të mjekësisë i kushtojë shtrenjtë më humbjen e një asistenteje të shkëlqyeshme, Kosovës po i kushton shumë me ikjen e trurit nga Kosova. Kështu nuk do të ndalet shpërngulja nga Kosova zotëri!!!. Kjo dukuri po dëmton në të gjitha aspektet Kosovën. Kjo dukuri po vret shpresën e të rinjve tonë. Kështu po zbrazët Kosova dhe po realizohet projekti dhe prognoza e kishës serbe për pastrimin e Kosovës nga shqiptaret. Këtë projekt serb po e realizojnë shqiptaret e korruptuar, kriminelet e organizuar që nuk njohin kufi as komb. Këtë nuk e arriti Serbia as më dhunë as më luftë. Kjo dukuri infektive dhe shumë dëshpëruese ka përfshi të gjitha nivelet e vendit nga lartë poshtë. Kështu veprohet në Fakultete, Universitete, DKA etj. Gjykatatë tona këto lëndë i trajtojnë keq nga se vuajnë nga i njëjti infeksion.

Lëndët që janë të kompletuara i vonojnë dhe më vonë i parashkruajnë. Kush u ndje keq nga suksesi i lartë i Shqipdonës? Apo ndoshta u frikua. A ishte vendim ky prodhim i nepotizmit, korrupsionit apo ndonjë nga profesorët ndjeu rrezikun e vendit të vet të punës, kur asistenten do ta kishte të shkëlqyeshme, më të përgatitur se vet? Është e saktë fjala e urtë popullore shqiptare “çdo gjë këputët kur hollohet zullumi këputet kur trashet” besoj që nuk e keni larg. Por rinia intelektuale nuk është ende e gatshme të përplaset më pushtetarë të kriminalizuar në të gjitha nivelet dhe në të gjitha institucionet. Pastrim i përgjithshëm i duhet këtij vendi. Kosova ka edhe mësimdhënës të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat