Nëse do i fitojë votat, me tërë qenien time do angazhohem që Kosova të ketë arsim në nivel evropian..! - Bota Sot
Nëse do i fitojë votat, me tërë qenien time do angazhohem që Kosova të ketë arsim në nivel evropian..!

Opinione

Nëse do i fitojë votat, me tërë qenien time do angazhohem që Kosova të ketë arsim në nivel evropian..!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 21 shtator 2019 Në ora: 22:46
Hidajete Nikçi

Tani më gjendemi në prag të fillimit zyrtar të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do mbahen me 6 tetor 2019.

Më mesin e 110 kandidatëve të LVV-je për deputet në Kuvendin e ri të Kosovës, po garon edhe znj. Hidajete Nikçi. Ajo u lind në qershor të viti 1974 në Pejë, vjen nga treva e Rugovës, ndërsa studimet universitare bazike dhe master i përfundoi në FSHMN, degën e kimisë pranë Universitetit të Prishtinës. Është e certifikuar si trajnere dhe kryefacilituese në programe të ndryshme si dhe ka ndjekur një numër të madh të trajnimeve.

Ka përvojë të duhur në fushën e arsimit, meqenëse qe nga viti 2004 punon në arsim, e po ashtu dy vite ka qenë e angazhuar në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, në lëndën Ekologji Mjedisore. Ka të publikuara disa punime shkencore në revista prestigjioze, është anëtare e kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Qendra në Pejë e cila e ka nominuar dhe tani garon si kandidate për deputete në legjislacionin e ardhshëm të Kuvendin të Kosovës.

Pra, nëse do i fitojë votat do punojë me tërë qenien time, që vendi ynë i dashur të ketë arsim dhe edukim në nivel evropian, thotë ndër të tjera, znj. Nikçi, kandidate për deputete nga radhët e LVV-je, e cila ka shumë për të na thënë rreth problemeve në arsim, por meqenëse tash jemi pothuajse në fushatë, nuk dua të flas më shumë, sepse si deputete do angazhohesha konkretisht që të dalim nga kjo situatë e rënd në arsim. Sepse kur çalon shtylla kryesore e shoqërisë dhe shtetit tonë, siç është sistemi arsimor-edukativ, çalon e tërë shoqëria dhe populli, thotë ajo..!?

Pra, duhet shtuar faktin, se nëse znj. Hidajete Nikçi i fiton votat në zgjedhjet e 6 tetorit, do të jetë femra e parë deputete nga treva e Rugovës, të cilës ne i urojmë me gjithë zëmër sukses, që votuesit tanë t’ia japin votën e tyre, sepse vërtetë me punën dhe angazhimin e saj të pandalshëm në fushën e arsimit, e ka merituar besimin e plotë të qytetarëve të Pejës, të trevës së Rugovës dhe gjithë Dugagjinit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...