Shqipëria bëhet vetëm me djersë e ndershmëri - Bota Sot
Shqipëria bëhet vetëm me djersë e ndershmëri

Opinione

Shqipëria bëhet vetëm me djersë e ndershmëri

Nga: Ing. Frederik Ruço Më: 22 shtator 2019 Në ora: 20:23
Ing. Frederik Ruço

Që t’a duam Shqipërinë të pavarur me një shtet ligjor e demokratik, ka vetëm një rrugë për t’u bërë dhe, ajo është: bashkimi i shqiptarëve në një mëndje për të bërë një shtet të pavarur ligjor dhe demokratik. Nëse organizatorët e kanë marrë inisiativën për t’ia arritur këti qëllimi, përveç zemrës, mundit, djersës, kohës, përkushtimit Të familjes, shoqëris së lirë, qejfet!!! Kanë sakrifikuar dhe ekonomin familjare të mbledhur me gjak e me djersë, duhen përkrahur pa rezerva. Z. Marsela Koçi veprimtare e njohur e çeshtjes shqiptare ne Itali dhe bashkepunoteri i saj Z. Altin Disha; janë promotori i kësaj lëvizjeje për qëllime politike me emërin “Krahët e Shqipes”.

Të dyve i uroj nismë të mbarë, ku energjit e tyre mos t’iu shterojnë kurrë për deri sa t’ia arrijnë qëllimit, atë të bashkimit të shqiptarëve te diaspores dhe trojeve shqiptare në një shtet të vetëm ligjor e demokratik. Unë i njoha nga afër, të dy plotësonin njëritjetrin, njëri dinamik dhe shumë i durueshëm dhe tjetra e qartë e qetë në mendime, kurajoze dhe largëpamëse. Gazetarja në fjalë ka mbaruar studimet në Milano dhe Altini ne Shkenca Edukimi në Londër, pra të dy mbyllin kornizën e tyre si intelektual ne diasporë që mund t’ia trasmetojnë shqiptarëve dhe bashkë me to të mund të arrijnë të freskojnë politikën dekadente të transmetuar nga regjimi enverist. E nëse kjo lëvizje kthehet në politike, shqiptarët duhet t’a pranojnë krah hapur, ashtu sikurse e kanë pagzuar ideatorët “Krahët e Shqipes”.

Sepse nëse rijmë brënda krahëve të dy kokave të shqiponjave jemi më të sigurt për të bërë një shtet ashtu sikurse e dëshirojnë shqiptarët. Ka ardhur koha që t’i lemë zenkat, emocionet personale dhe t’i bashkohemi kësaj lëvizjeje, sepse mbase i ka ardhur koha shqiptarëve ta bëjnë njëherë shtetin e tyre, vetëm me shqiptarë. Ky shtet republikan që duhet krijuar nga diaspora e lidhur ngusht me shqiptarët në trojet e tyre, do të jetë një shtetet rrepublikan. Nga ku varet funksionimi i rregullit i të katër pushteteve të cilat punojnë të pavarura dhe duke u kontrolluar nga njëra tjetra në bazë të kushtetutës. Pra këto dy njerëz të nderuar Z. Marsela Koçi dhe Z. Altin Disha qofshin të bekuar për misionin tepër të vështir e shumë të rëndësishëm që kanë marrë përsipër për ta çuar deri në fund.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...