Me votën tonë të lirë me 6 tetor, t’i themi “mjaftë më” krimit të organizuar, korrupsionit dhe kapjes së shtetit..!?

Opinione

Me votën tonë të lirë me 6 tetor, t’i themi “mjaftë më” krimit të organizuar, korrupsionit dhe kapjes së shtetit..!?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 23 shtator 2019 Në ora: 15:00
Zekë Sinanaj me William Wollkerin

Ta prezantosh Zekë Sinanajn, kandidat i LVV-je për deputet në Kuvendin e Kosovës, përveç se është respekt i veçantë për çdo gazetar, është një përgjegjësi e madhe intelektuale dhe publicistike, sepse sado të bësh përpjekje për t’ia numëruar vlerat e tij personale, intelektuale, patriotike dhe krijuese në fushën e gazetarisë dhe publicistikës, është e pamundur me i përfshi të gjitha në një prezantim të shkurtë si ky.

Kandidati, Zekë Sinanaj, u lind në korrik të vitit 1957 në Isniq të Deçanit, ka mbaruar studimet bazike të juridikut në Universitetin e Prishtinës, nga viti 1984 ka punuar si gazetar në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) deri në vitin 1990, kur i gjithë stafi janë dëbuar dhunshëm nga kjo shtëpi e vetme informative në gjuhën shqipe nga policia kriminale serbe. Gjatë viteve të 90-ta ka shkruar për gazetën ‘’Bujku’’, ‘’Gazeta Shqiptare’’, ‘’Kombi’’ dhe ‘’Dielli’’, ka qenë reporter i Radio Zagrebit, emisionin informativ në gjuhën shqipe, ka qenë ndër drejtuesit e Qendrës për Informim të Kosovës – QIK- në Deçan.

Si reporter i luftës së fundit në Kosovë ka raportuar nga zona e Dukagjinit për mediume të ndryshme, si RTSH-në, Radio Tiranën, si dhe për Zërin e Amerikës, ndërsa pas luftës ka vazhduar punën si gazetar dhe redaktor në Radio Televizionin e Kosovës. Fillimisht ishte i angazhuar në edicionin e lajmeve, ndërkohë ka udhëhequr emisionet informative-politike: ‘’Intervista e Javës’’ dhe ‘’Pro et- Contra’’. Ka realizuar po ashtu 11 filma dokumentarë si dhe shumë reportazhe nga të gjitha trevat shqiptare.

Image
Zekë Sinanaj

Zekë Sinanaj ka raportuar edhe nga fronti i luftës së UÇPMB-së në Kosovën lindore nga zonat në Maxhere, Rahovicë, pastaj në Konçul dhe Luçan. Njëherë, aty ka përcjellë edhe bisedimet në mes përfaqësuesve të UÇPMB-së dhe palës serbe me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë Piter Feith dhe Shen Saliven, ku edhe u arrit marrëveshja!

Zëri i intelektualit, pena e doajenit të gazetarisë kosovare,   kundërshtues i marrëveshjen së demarkacionit me Malin e Zi, përvoja e gjatë dhe shumë e begatshme në fushën informative dhe mediale, raportimi nga frontet e luftës sonë çlirimtare, etj., siç është kandidati Zekë Sinanaj, do të jetë pa dyshim, përçuesi, mbrojtësi dhe përfaqësuesi më i denjë i interesave të popullit nga zona e Rrafshit të Dugagjinit në Kuvendin e ri të Kosovës.

Prandaj, më punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm për disa dekada, kandidati Zekë Sinanaj, e ka merituar më shumë se askush tjetër votën tuaj, që më 6 tetor 2019, të zgjidhet deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat