LDK-ja triumfon në fund

Opinione

LDK-ja triumfon në fund

Nga: Luan Mehmetaj Më: 23 shtator 2019 Në ora: 16:55
Luan Mehmetaj

Lidhja Demokratike e Kosovës, do t'i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

Vjosa Osmani, do të jetë kryeministre e ardhshme e qeverisë së Kosovës.

Propaganda puro sistematike, se zgjedhjet fitohen vetëm me para, shantazhe, mashtrime me premtime konkrete personale, mashtrime me premtime publike megalomane, me njerz të krimit e korrupsionit, të dyshuar dhe akuzuar nga gjykata, do të marrin fund me 6 tetor. Lidhja Demokratike e Kosovës, do të jetë fuqia më e madhe politike në Kosovë edhe në të ardhmen, sepse është partia me kredibile në kuptimin e partive politike që njeh demokracia.

Kosova, dita ditës po gjeneron të ardhme të ndritur, të të rinjëve, të cilet e kuptojnë politikën si mendesi jetike për të ardhmen e shtetit, e jo si afërsi tipike personale e klanore.
Anipse të zhgënjyer thellë nga izolimi i jetës normale në vendin e tyre, e që ky izolim u erdhi nga kapësit e institucioneve të cilët krijuan orientalizma shoqëror, duke e kthyer besimin në shtet në besim ndaj të "fortit në qeveri".

Një parti politike dhe një qeveri e pushtetit që e shfrytëzon dhe kushtëzon institucionin për marrje të votës, s'është gjë tjetër pos organizatë piarmidale që synon krimin e korrupsionin.

Kjo mendesi politike do të marrë fund me 6 tetor, sepse Vjosa Osmani dhe LDK-ja do të fitojnë zgjedhjet sipas modelit demokratik politik.
Vjosa Osmani, është kandidatja më premtuese se Kosova do të kthej shpresen e qytetarëve për një shtet ligjor, demokratik, prosperues, e zhvillimor. Qeveria e pastër në krye me Vjosa Osmanin do të jetë kthesë e madhe për të ardhmen e këtij vendi.
Vullneti politik dhe zbatimi i vullnetit janë dy elemente bazë të demokracisë. Ky vullnet që ka Vjosa Osmani dhe LDK-ja është; rend, ligj, zhvillim, prosperitet, ardhmëri,.. për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat