Ja pse i duhet besuar qeverisja Vjosa Osmanit

Opinione

Ja pse i duhet besuar qeverisja Vjosa Osmanit

Skënder Sadri Kapiti  Nga Skënder Sadri Kapiti Më 25 shtator 2019 Në ora: 09:09
Vjosa Osmani

Sot hapet zyrtarisht fushata elektorale në Kosovë për zgjedhjet parlamentare.

Unë Skënder Sadri KAPITI banues Durrës: studiues i historisë, drejtësisë, filozofisë, politikës dhe fesë nuk mund të rri indiferent as në këtë rast përderisa prindërit e mi kanë lindur dhe kaluar rininë e tyre në Istog, në Zallq të Istogut, si dhe për faktin se prindërit e mi na kanë edukuar me dashurinë për Kosovën pasi që familja jonë ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm në të kaluarën për shkak të së cilit edhe jemi detyruar ta lëmë Kosovën e të vendosemi në Shqipëri, por edhe për kontributin e madh që ne si familje kemi dhënë në Luftën e viteve 1998-1999 për çlirimin e Kosovës.

Si gjith populli i Kosovës edhe ne shqiptarët me origjinë nga Kosova që jetojmë në Shqipëri e mezipritëm dhe u lumturuam shumë për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, për realizimin dhe kurorëzimin e perpjekjeve dhe të sakrificave shekullore mbinjerzore të popullit martir të Kosovës për liri kombëtare, për pavarësi dhe për shtetin shqiptar.

Por sot, ashtu si shumica e shqiptarëve edhe une jam shumë i zhgënjyer me politikën e derimësotme dështake në Kosovë, në mosndërtimin dhe në mosfunksionimin e shtetit ligjor, në mosluftimin e krimit dhe të korrupsionit , në mosprogresin juridik, shoqëror dhe ekonomik. Është e patolerushme për politikën dhe për elitën politike dështake të Kosovës, pasi kryesisht dhe tërësisht për faje dhe prej dështimeve të saj, shqiptarët e Kosovës e braktisin edhe sot Kosovën, largohen nga Kosova, a thua se po i perndjek edhe sot regjimi genocidist serb.

Sikur të mos mjaftonin vetëm këto, politika e Thacit dhe e të tjerëve rreth tij së bashku me kryeministrin e Shqipërisë jo vetëm se nuk u intereson interesi kombëtar, por për interesa thjesht pushteti personal bëjnë pazare ,tradhëti e tratativa edhe për ndarjen e Kosovës së sotme e cila edhe kështu si është sot është e cunguar, pasi më herët Serbia ka kryer genocidin, dëbimin dhe pastrimin etnik të mbi 600 fshatra të Toplicës.

Prandaj duhet me 6 Tetor ndëshkimi dhe dëbimi i këtij regjimi politik dështak i kësaj elite politike antipublike dhe e dëmshme kombëtarisht. Dhe tjetër është ajo të cilën unë e kam konstatuar është fakti se: deri më sot asnjë politikan nga Kosova, asnjë kryeministër apo president i saj kurrë nuk bënë një takim me komunitetin e shqiptarëve nga Kosova të cilët janë në Shqipëri rreth 300 mijë, dhe të cilët janë dëbuar e përndjekur nga regjimi kriminal genocidist e krajlëve dhe i komunizmit serbo-sllav, dhe në bisedë me ata të cilët janë regjistruar në Kosovë pas luftës, ata shprehen se do të shkojnë e ta votojnë Vjosën dhe LDK-në. Matrapazët dhe hipokritët e pushtetit në Kosovë vijnë e bëjnë vizita, pushime plazheve dhe e mbushin strajcën me dekorata duke dekoruar njerëz dhe individë nga Shqipëria të cilët nuk kanë kurrfarë merite, madje deri dje Kosovën e njihnin si katund. Kështu ka vepruar Presidenti aktual Thaçi. Po kështu u janë shpërndarë edhe certifikata veteranësh lufte shumë prej atyre të cilëve as që u ka interesuar lufta dhe as Kosova, por vetëm pse kanë dashur matrapazët dhe spekulantët e vlerave dhe të kontributorëve të vërtetë të luftës.

E përkrah Vjosa Osmanin si kryeministre dhe kam besim në ripërtëritjen e LDK-së nga ana e saj. Vjosa Osmani tashmë ka një opinion dhe respekt publik më shumë se kushdo tjetër në Kosovë për faktin se ajo ka formuar një profil të lartë politik të admirueshëm krahasuar me profilin dhe imazhin e pakëndshëm të stërkonsumuar nga dështimet dhe korrupsioni i pushtetareve me pushtetin tyre.

Në demokraci dita e votimit është ditë e shënuar, sepse populli voton dhe zgjedh për 4 vite qeverisjen e shtetit dhe të kombit. Populli në demokraci ka të drejtën e protestës paqësore kurdohere, atë të kundërshtisë dhe të shprehjes paqësore me grumbullime, marshime ,pra me protesta paqësore ,protesta të cilat i organizojnë opozita, sindikatat, rinia, shoqëria civile etj.

Populli bën protesta legjitime për ligjin, për lirinë, për të drejtat, për të vërtetat; proteston kundër krimit, vjedhjes, abuzimit, kundër papunësisë, varfërisë, kunder gënjeshtrave e mashtrimeve dhe kundër korrupsionit.Kur keqqeverisja dhe elita politike dështojnë në qeverisje, kur krimi,hajnija, papërgjegjshmëria, padrejtësia dhe korrupsioni i tyre kapin shtetin dhe drejtësinë sic një gjë e tillë ka kulmuar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, atëhere shqiptarëve dhe popullit votues demokracia ia jep shansin që me votën e 6 Tetorit 2019 ta shprehë lirshëm protestën, zhgënjimin dhe pakënaqësitë e tij duke e ndëshkuar në kutitë e votimit keqpolitikën, këtë elitë të keqe politike; duhet ta shfronësojë atë nga politika dhe pushteti, ta ndëshkojë dhe ta dëbojë e ta rrëzojë atë nga froni.

Vota e 6 Qershorit të jetë votëprotestë e cila t’ia bëjë kështu VETTING-un popullor politikës, pasi politika dhe politikanët dështakë, amoralë, të kriminalizuar, të korruptuar, të papërgjegjshëm dhe tradhëtarët e keqbërësit publik nuk ikin kurrë vetë nga pushteti.

Kosova ka si problemin e problemeve shtetin ligjor, mossundimin e ligjit, mosndëshkimin e peshqve të mëdhenj të krimit. Dhe shkaku i këtij problem është vetëm politika dhe drejtësia politike e kapur nga politika dhe korrupsioni e krimi politik. Votuesit kosovar duke votuar kundër kësaj elite politike, duke mos i votuar kandidatët me rekorde kriminale, pra votuesi kosovar duke e pastruar politikën me votën e 6 Tetorit, ky vullnet dhe vota e tij , ky VETTING i bërë prej votës së tij i hap rrugën edhe miratimit nga parlamenti i ardhshëm i pas 6 Tetorit 2019 edhe të VETTING-ut në Drejtësi, pasi një politikë parlamentare e pastruar nga injorantët, nga krimi, hajnija e korrupsioni është edhe e merituar , është edhe moralisht e motivuar për miratimin e VETTING-ut të sistemit të drejtësisë dhe kthimin e besimit dhe të shpresës së qytetarëve për ngritjen dhe për funksionimin e shteti ligjor me standarde moderne shtetformuese, gjë e cila i hap rrugën progresit shoqëror, human, ekonomik,ligjor, demokratik dhe integrimit të Kosovës.

Prandaj me 6 Tetor populli me votë të protestojë masivisht, të marrë pjesë në VETTING-un popullor, në votimet demokratike si kurrë ndonjëherë më parë sepse kjo votë është për pavarësinë dhe lirinë e tij të kapura nga korrupsioni, hajnija e tradhëtia e elitës së derimësotme politike.

Votoni alternativën e Vjosa Osmanit, si alternativa VETTING, antikrim, antikorrupsion dhe dekriminalizim; jepjani dhe besojani voten alternativës së dinjitetit, të përkushtimit, të integrimit kombëtar dhe të atij europian të Kosovës.

Kosova, votuesi kosovar me votëprotestën e tij me 6 Tetor 2019, duke i bërë VETTING-un politikës ky do të ishte një shëmbull i mirë edhe për votuesit në Shqipëri, të cilët duhet ta bëjnë edhe ata një gjë të tillë në zgjedhjet më të afërta parlamentare në Shqipëri, pasi parlamenti edhe në Shqipëri prej gjatë gjithë këtyre 30 viteve paskomunizëm ai është plot me individë të zhytur në rekorde kriminale e korrupsioni, e ndoshta fatkeqësisht këtë përvojë e model politik nga Shqipëria e mori edhe Kosova., e cila duhet me dt. 6 Tetor 2019 , duhet që votuesit në Kosovë të ndahen njëherë e mirë me politikën dhe me politikanët e inkriminuar e të korruptuar.

Opinioni kosovar tashmë i zhgënjyer nga keqpolitika keqqeverisëse e këtyre viteve shikon me shpresë te një qeverisje e pakonsumuar dhe e paprovuar nga prova e pushtetit. Dhe kjo është alternativa e V.Osmanit të LDK-së, të cilën votuesit kosovar duhet ta votojë thellë dhe bindshshëm, dhe do të ishte mirë dhe si mundësi që LDK ta formonte e vetme qeverisjen ose në kualicion me parti politike të cilën kandidatja për kryeministre znj. Osmani do ta gjykonte e zgjidhte si më të mundshme për të bashkëqeverisur.

Kam bindjen se edhe faktori demokratik perendimor, SHBA dhe BE, presin fitoren e saj, dhe se do ta mbështesin qeverinë e znj. Osmani pasi edhe ato janë tejet të të pakënaqura dhe të zhgënjuera nga krimi, korrupsioni dhe abuzimet e rënda që ka bërë elita politike e derimësotme; edhe SHBA e BE janë të pakënaqura nga paaftësia dhe nga kokëcarjet që edhe atyre u ka shkaktuar politika e keqe dhe antipublike e derimesotme në Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat