Letër të hapur liderëve

Opinione

Letër të hapur liderëve

Nga: Tahir Cukaj Më: 25 shtator 2019 Në ora: 11:25
Tahir Cukaj

Kosova është në një hap të ri dhe perspektivë, rruga nëpër të cilën rrugëtoj është më plotë hidhërime!

Për të ardhur deri ketu ku jemi i kushtoj mehumbje dhe trathti shekullore, duke iu burgosur dhe pushkatuar me qindra dhe mija trima e trimeresha, duke vrare e masakruar femije dhe pleq, si dhe duke i larguar nga trojet stergjyshore dhe duke i shperndare në të kater anët e botës!

Planet e akademive serbe dhe miqve te saj beri që ti realizojne shumë e shumë ide që ishin të demshme për Kosoven dhe mbarë kombin shqiptarë.

Ne, e kemi të çartë se deri me sot fatin e Kosovës nuk e kishim ne duart tona , dhe pêr ne vendosnin të tjeret(armiqet tanë) , e qe na kushtoj më se keqi nga gjithë popujt e botës!

Të nderuar Lidere të Kosovës, sot Kosova eshtë shtet fale atyre gjeneratave që me shekuj derdhen gjakun për liri dhe spaten fatin ta shijojnë lirinë, si dhe fal atyre qe moren armet dhe dolen ne male.

Sot, Kosova më mbi 13000 të vrare dhe mbi 1700 të pa gjetur eshtë në një fushate zgjedhore , e qe ka per qellim ta zgjedh një njeri dhe një elite fisnike qe ti dergoi proceset perpara dhe në interes te vendit!

Sot, Kosova më mbi 30.000 femra të poshtruara nga kriminelet serb i duhet të eci drejt fitoreve të reja për një liri të plotë të ketij populli të stervuajtur.

Pra, eshtë koha dhe dita që dora dorës të ecim drejt një zgjidhje dhe drejte një fotore të perbashket per hir të deshmoreve dhe të rëneve në fushë beteja, eshtë koha që ta ndihmojmë njeri- tjetrin dhe në gjuhë paqe dhe akademike ti perafrojmë mendimet dhe mbeshtetjet ndaj njeri -tjetrit!

Ju, duhet ta dini se sot jeni pasqyra e botës dhe jeni përballë saj, dhe a ka gjë më të shemtuar sot se tek Ju të theksohet përqarja dhe përbuzja?

Pastaj, te shperfaqet një luftë lidershipi duke perdorur gjuhen më primitive dhe perqarse njeri ndaj tjetrit, si dhe duke e trajtuar trathtare dhe kriminele njeri -tjetrin!

Kam një pyetje për Ju të nderuar Lider?

Ku mund të na çoj dhe çka mund të na sjellë kjo retorikë e juaja, dhe çfarë suksesi i sjelle në rend të parë Kosovës?

Kur dihet fare mirë se në kohen e Shaban Polluzhes dhe Mehmet Gradices perqarja vorroset dhe fillon miqesia e re mes dy trimave qê një kohë ishin të perqarë, dhe ate gje e bejnë burrat pêr hir të kombit fal ndermjetsuese Marie Shllakut.

Ky qendrim burrnor të benë të mburremi edhe ne sot.Prandaj, kujdes në qendrime të nderuar Lider se jemi në betejen mê të madhe ne jetë!

Lider të nderuar dua tua them vetem edhe një gjë:

Ne kohen e Mbretit Italia ishte në një krizë të thellë dhe raportet në mes Garibaldit dhe Mbretiti ishin tejet të këqia dhe e tërë bota ishte përqendruar kah Garibaldi se si te veproj.!

Dhe ja se si deklarohet Garibaldi:

"Për ta nxjerrur nga kriza shtetin tim jam i gatshem të bashkepunoj edhe me djallin"

Dhe e terë bota befasohet me veprimin atdhetar të Garibaldit!

Prandaj, të nderuar Lider eshtë hapi historik që Kosova sot të jetë zot i vetevetes, dhe e tëra mvaret nga Ju se populli e beri të veten si në luftë poashtu edhe ne paqe!

Unë si një qytetar i vendit tim jam tejet i shqetsuar me veprimet e lidereve dhe me gjuhen e tyre tejet arrogante qe në prag fushate perdorin ndaj njeri -tjetrit!

Kombi eshtë mbi të gjitha!

Uroj qe populli im të jetë në përspektivë dhe në rrugë të mbarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat