Prizreni lëshoi kushtrimin, i dha besën LDK-së dhe Vjosa Osmanit!

Opinione

Prizreni lëshoi kushtrimin, i dha besën LDK-së dhe Vjosa Osmanit!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 27 shtator 2019 Në ora: 22:12
Vjosa Osmani

Vjosa Kryeministre, po mban lartë flamurin e fitorës, në Prizren dhe gjithandej në Republikën e Kosovës.

- Qyteti i Lidhjës, qyteti historik dhe i historisë së lavdishme shqiptare ndër shekuj, sonte priti Lidhjën e dytë, Lidhjën Demokratike të Kosovës dhe Kryemnistrën e re me ekip të Republikës së Kosovës, Vjoisa Osmani.

- Pritje madheshtore e qytetarëve të qytetit të lashtë dhe të bukur të Prizrenit, masa e të cilëve kishte tejkaluar të gjitha parashikimet, duke nxjerrë jashtë protokolit edhe organizatorët e kësaj pritje, Dega e LDK-së dhe Kryetari i saj, z. Anton Quni !

Në qytetin e krenarisë kombëtare, të komandantit Hero të ZO të Pashtrikut, legjendën Komandant Drini, alias Ekrem Rexha.

E madhërishme ishte prania e bijëve të Sali Çekaj & Agim Ramadani, e bijëve të Komandantëve unik të strategëve të thyrjës së kufirit shqiptaro-shqiptarë, dhe ushtarëve besnik të Dardanisë Antike - Kosovës dhe të presidentit historik Rugova.
Prezenca e Heroi të gjallë, të mbijetuarit nga atentati i fallangave të krimit, kandidatit për Deputet, z. Fetah Rudi.

I pari n'skenë, doli Kryetari i degës ë LDK-së në Prizren, anëtari i Kryesisë Qendrore dhe kandidati për Deputet, Komandanti i shquar i Kosharës heroike, Komandanti i Betejës së lavdishme të Kosharës së Sali Çekajt e Agim Ramadanit, heronjë.

- E quajti "termet" të dytë tubimin madheshtor të LDK-së, në Prizrenin e kulturës, trashegimisë dhe krenarisë kombëtare, pas tubimit madheshtor në metropolin nacional, kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Z. Anton Quni, koj figurë emblematike e luftës dhe paqës, u prit me entuziazëm dhe me një respekt të jashtzakonshëm, çfarë dijnë t'a bëjnë qytetarët e mrekullueshëm të Kryqytetit të Lidhjës Shqiptare, të Prizrenit historik.

Në fjalën e Tij, shpesh herë të nderprerë nga qytetarët entuziast, arriti të formuloj ; pas 6 tetorit 2019, në Przren do të mebtën pakicë (mionoritar), njerëzit e krimit, korrupsionit dhe të mashtrimit.

Lutfi Haziri, shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, percolli përshendetjet e Kryetarit Mustafa dhe përcolli porosinë e fitorës, si dhe e quajti Prizrenin historik, "kumbar" të LDK-së së I.Rugovës, si Lidhja e Dytë shqiptare, pas asaj ; LSH e Prizrenit të Abdyl Frashërit e Ymer Prizrenit.

U ftua n'skenë, Vjosa Kryeministre, simboli dhe sinonimi i fitorës së madhe për LDK-në dhe Kosovën, gruaja e zgjuar & spikatur, një zonjë hije-rëndë ; plot sharm & dashuri njerëzore...

Nën thirjet me ovacione : Vjosa, Vjosa, Vjosa, ajo mori fjalën, duke përshendet dhe falenderuar për pjesmarrjen masovike dhe entuziazmin e fitorës.

Zonja Osmani, i quajti qytearët e ngazëlluar me atmosferën e krijuar të fitorës, ushtri e Ibrahim Rugovës, me ç'rast buqiste e gjithë masa emrin e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

- Kryemnistrja e re e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, edhe njëherë i dha premtimin dhe besën Prizrenit, dhe nga aty gjithë Kosovës , se nuk do ketë koalicion me ata të cilët janë sinonim i krimit & korrupsioni, (aludimi në PDK-në mafio-kriminale) duke u zotuar se kur nuk shkel fjalën e dhënë dhe besën e lidhur me besa-bësë.

Kunderkandidatët e mi, tha Vjosa Kryeministre, po fshihen, derisa unë dhe ekipi fitues i LDK-së, mezi po e pret 6 tetorin, për fitorën e madhe mbi të keqën, mbi ata të cilët shkretëruan këtë vend.

Ajo, i'u dha besën Prizrenasve për mbajtjën e fjalës dhe kerkoj në të njëjtën ekuivalencë besën e tyre në bindjën në fitoren e madhe të LDK-së dhe të Kosovës.

Kumbimi n'refren: Besën, besën, besën... dhe përgjigja si në kor nga qytearët, sikur i dhan vulën fitorës së LDK-së dhe Vjosa Kryeministre, me 6 tetor 2019 në Prizrenin e bukur & t'lashtë , Kryeqytetit të Shqipërisë natyrale, të asj Shqipërie të Rilindasve.

Pas thirrjes së kandidatëve për Deputet nga Dega e LDK-së sër Prizrenit ;

Qershia mbi tortë; performimi ekselent i dives shqiptare, Adelina Ismajli me këngën : Ushtrinë time do t'a bëjë, me Ibrahim Rugovën.

Vjosa Kryeministre, po rritë persinë mbi kunderkandidatët, dhe rritë shpresën e qytetarëve për ditën e madhe, ditën e fitores së LDK-së, ekipit unikal të Vjosa Osmanit dhe të gjithë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat