Ylberi trengyrësh i skenës politike!

Opinione

Ylberi trengyrësh i skenës politike!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 29 shtator 2019 Në ora: 11:08
Kandidatet per kryeminister

Sado që skena politike e Kosovës, nominalisht është mjaftë e begatë për t'mos thënë edhe e stërngarkuar me subjekte politike të cilat garojnë në ndarjën e pushtetit në këto zgjedhje t'parakohshme nacionale, duke përfshi këtu edhe pakicat, megjithatë bie në sy një ndarje me thikë e tri grupimeve të mëdha rivale, nëse të njëjtat mund t'i quajmë subjekte zgjedhore që thithin (absorbojnë) rreth 3/4-të e trupes elektorale.

Grupimi i parë:

E para, ma e madhja si forcë poltike në nivel vendi, me grupin ma t'madh parlamentar në legjislacionin pararëndës dhe me numrin ma t'madh të Komunave n'qeverisje, është padyshim, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si parti e qendres së djathtë dhe anëtare e Partive Popullore Europiane (PPE), kontekstualisht e vetmja parti politike nacionale e Kosovës e cila tanimë gëzon të drejtën statutare për t'qenë e tillë në grupimin e qendres së djathtë Europiane.
LDK-ja në këto zgjedhje rezulton të dalë serish e para dhe për dallim nga zgedhjet e fundit, ajo ka premisat dhe parametrat e një rritje solide e cila i garanton asaj vendin e parë dhe me një diferencë të prekshme dhe e cila imponon respektin e kundershtarëve politik dhe jo vetëm.
Qendrimi n'opozitë dhe qeverisja tepër e keqe e PAN-it, ka ndihmuar LDK-në në këndelljën dhe mëkëmbjën e partisë përmes reformave & reformimit në njërën anë, si dhe pergaditjën e programit qeverisës që ngërthenë në vete, jo vetëm infrastrukturën por edhe kuadrin perkatës akademik më njerëz kompetent dhe me afinitete e vokacion të të gjitha fushave për qeverisjën e ardhshme të sukses'shme të vendit.
Opozitarizmi i fuqishëm politik LDK-së, përballë Qeverisë së skanadaleve Haradinaj dhe koalicionit famëkq, PAN, e pasuar nga LVV-ja e Albin Kurtit në një mënyrë e detyroj të vetë-dorëzohet Qeveria e PAN-it dhe të dorëhiqet Kryeministri i dobët, z. Ramush Haradinaj me një alibi të shfrytëzuar nga ftesa e Gjykatës Speciale.
Opozita n'krye me LDK-në, arriti t'parandaloj PAN-in si Qeveri e pakicës nga shkeljet kushtetuese dhe nga synimet e krerëve institucional në bartjën dhe delegimin e kompetencave kushtetuese n'mes titullarëve dhe të vetë lojes me kufijtë, dëmtimin e integritetit teritorial, alias ndarjës dhe copëtimit të Kosovës.
Përpjekjet e ish opozitës reale, n'krye me LDK-në, ishin titanike dhe të fuqishme, dhe të cilat rezultojnë me rritjën e besimit qytetarë në opozitën dhe veqanarisht n'LDK e cila menagjoj drejtë proceset e brendshme dhe arriti të artikuloj qartë ofertën serioze për qeverisjën e vendit, duke shtyer PAN-in të sillet me ankth & panik përballë një kthimi t'fuqishem të një LDK-je brilante.
- Nxjerrja e kandidatës Vjosa Osmani për Kryeministre, puna ekipore me një ekip të përkryerë e t'spikatur të fushave respektive, vendimet e përgjegjshme të KP për vija t'kuqe me PDK-në, dhe programi i detajuar qeverisës me proritete me sens për një Qeveri t'përgjegjshme ku prijnë arsimi dhe shëndetësia në kaudrin e shtyllave kryesore të progaramit, bëjnë LDK-në të pa konkurencë në marrjen e besimit qytetarë me 6 tetor 2019.

- Vota për LDK-në, është votë racionale e qytetarëve të Kosovës të cilët në LDK-në, shohin partnerin e sigurtë në qeverisjën e vendit me duarë dhe listë të kandidatëve të pastër dhe t'pa afera korruptive, si dhe shohin garantin dhe gardianin e palekundur në ruajtjën e sovraniteit të vendit, integritetit teritorial dhe shtetësinë e panegociushme të Republikës së Kosovës së 17 shkurtit 2008.
LDK-ja, dhe Kryeministrja n'ardhje, Dr.Vjosa Osmani, i ka dyertë e hapura në Bashkësinë Nderkombëtare, dhe veqanarisht në BE dhe në SHBA, atje ku kjo zonjë ka arritë formimin dhe formësimin intelektual dhe qytetar.
Konsistenca në qendrimet e saja të njohura, brënda dhe jashtë vendit, kur është n'pytje fati vendit dhe i qytetarëve të Republikës, tanimë është i njohur dhe afirmuar gjithandej, dhe i cili po gëzon një mbeshtetje të jashtzakonshme tek qytetarët dhe në qendrat e vendosjës, si në Bruksel, Berlin & Uashington.

Grupimi i dytë :

PAN-i, alias ish pushteti dhe Qeveria n'detyrë e z. Haradinaj, tanimë të vequara në PDK, AAK+PSD dhe NISMA + AKR.

U vetërrëzuan, para se t'ë rrëzohëshin nga mocioni i votëbesimit në Parlament, nga presioni nderkombëtarë për dialogun të cilin e kishin futur në një udhë pa krye dhe të dëmshëm për fatet e vendit.
Tarifat si pretekst i Serbisë për ri-fillimin e dialogut, tregëtimi i kompetencave për formimin e PAN-it, Ligji kunderkushtetues për dialogun dhe ekipi i dialogut poashtu anti-kushtetues dhe në mbeshtetje të Presidentit i cili ishte i gatshëm t'a fus n'pazare terësinë tokësore të vendit dhe shtetësinë e Kosovës pë t'shpetuar lëkurën e vet nga Gjykata Speciale, determinuan rënjën e Qverisë Haradinaj, si Qeveri e dobët, e ngathët dhe abuzive.
PAN-i si grupim i dytë, edhe pse tanimë i ndarë në konkurencën për marrjen e besimit në zgjedhje, në masë të madhe janë një grupim me dallime në nuanca, ngase dalin nga i njëjti djep dhe kanë t'njëjtën trashegimi, mëndësi dhe ideologji...!
Ata sot, edhe pse të ndara, pak gjasojnë në subjekte poltike të strukturura dhe të organizuara, dhe ma shumë janë grupe interesi dhe grupime mafio-kriminale që shquhën në kapjën e shtetit, në krim & korrupsion dhe në interferim poltik në sistemin e Drejtësisë perkatsisht në Gjyqësor & Prokurori.
Slloganet e fushatës së tyre zgjedhore, sikur PDK-ja "Luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit", AAK+PSD " 100% shtet", dhe ai NISMA+AKR, "Koalicioni për shtet", sikur është një luftë që i kanë shpallë vet-vetës, meq në krye të krimit e korrupsionit qëndron PDK-ja kriminale e Kadri Veselit, derisa AAK-ja ishte n'krye të Qeverisë së PAN-it, dhe i delegoj kompetencat kushtetuese të Kryemnistrit, presidentit kontarvers Thaqi, në vend që t'a parandalonte atë, derisa NISMA+AKR, ishin bërë pjesë integrale e krimit dhe tradhëtisë kundër atdheut dhe n'krah të Thaqit & Vuqiqit.
Slloganet e e grupimit të dytë, janë përqeshje me qytetarët dhe dhunim i ndergjegjës qytetare.
Vota për ish PAN-in, votë e deformuar nga blerja , shantazhi dhe klientela, që nga sektori publik dhe derin tek armata votuese e veterenëve të rrejshëm, e sajuar enkas si makineri votuese për PAN-istët n'kapje të shtetit.

Grupimi i tretë :

LVV-ja, një levizje anatagoniste, anarkiste dhe nehiliste përballë proceseve, institucioneve dhe të vet shtetit të Kosovës, të cilin e sheh si projekt kalimtar dhe drejt bashkimit kombëtar përkundër konekstit historik dhe gjeopolitikës n'rrafshin e rendit të ri botëror n'përgjithësi, dhe të integrimeve Veri-atlantike dhe në BE, në veqanti.
Si grupim "politik" me ideologji të shekullit të kaluar, pra de-mode dhe me një mëndësi anakronike nga rruga në institucione, e bënë këtë Levizje jo serioze dhe të pa dënjë që t'i lehet drejtimi i fatit të vendit.
Bashkësia Nderkombëtare, nga përvojat empirike në Kosovë me LVV-në, sikur nuk i'a kanë besën kësaj të fundit dhe me këtë fakt e bënë ma të pa parashikueshëm dhe kompleks sjelljen dhe raportin me të në të ardhmën.
Vota për LVV-në, është votë e frustrimit qytetar dhe e inercionit nga gjendja e paknaqësisë qytetare me kapësit e shtetit nga kasta kriminale e "krahut të luftës", tani e 20 vite rresht.

Një koalicion paszgjedhor i LDK-së fituese me LVV-në e më pak involvuar në krimet e të gjitha llojeve siq është rasti me grupimin e dytë, do i bënte mirë vendit, duke sjellë një Qeveri të drejtuar nga Dr.Vjosa Osmani, dhe duke e hedhë n'opozitë për një kohë të gjatë PDK-në dhe deget e saja në ish PAN-in famëkq.

Shkapja e shtetit, vetingu dhe lufta e vertetë kundër krimit & korrupsionit, do ishin hapat fillestar të nxjerrjes nga katrahura në të cilën e ka katandisë vendin "krahu i luftës", dhe do hapëshin rrugët e integrimeve dhe zhvillimit të vendit me t'cilin do duhej të ishim krenar.

T'besojmë në ndryshimin e madh që do ndodhë me 6 tetor, me fitorën e LDK-së, Dr.Vjosa Osmanit dhe Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat